Nika: Ulqini në festë: Ja pse drejtorat e DPS-it në vepër nuk janë patriota?!

July 16, 2017   | Anketë / Anketa

Shkruan Muhamet Nika

Ka tash disa  vite  që  në Ulqin  gjatë festave shtetërore  karshi  flamurit malazez  me ligj   në përdorim do duhej të ishte  edhe ai  shqiptar . Por në Ulqin   shohim të mos jetë kështu dhe  të   ndodhë e kundërta …?!

Deri sa  në ndërtesën e  komunës  e në  rrugët e qytetit –  Ashtu si sot,  më  14 korrik,    gdhinë flamujt  si e parasheh   ligji   për festa,  në institucionet tjera  : shkolla  , shtëpi  shëndeti etj, vazhdohet  me të vjetrën .

Po  ngritet  vetëm  flamuri  malazes dhe  për këtë kurrgjë kërkujtë. Ose edhe më përdreq,  vazhdon të valvitet për tërë  vetin  vetëm  ai malazez  e ai  shqiptar s’bën  as për festë ….?!

Nisur  nga kjo  praktikë  hetojmë  se  liria e  përdorimit të lirshëm të  simbolit kombëtarë  të jetë edhe më e reduktuar se në komunizëm .  Të  paktën   atëherë formalisht  ke mundur të ankohesh   në  mbledhje të partisë . Po tash kur ka shumë parti( në fakt vetëm një- DPS),  ku të ankohemi….?!

Dëshiroj  të mendoj  që e gjithë kjo e cila  ndodhë  të jetë  një neglizhencë  e  drejtorëve të përmendur  si pasojë e frikës  në mungesë  të patriotizmit  se sa  një kurdisje konspirative  e qarqeve  shtetrore  shovene  me  esencë anti shqiptare.

Si duket në kokat tona- të drejtorëve, ende  vazhdon të jetojë si gogol  i  u lur galiç  droja, që nuk të le përdorimin e lirë të simboleve me qëllim  të  shlyerjes së   kujtesës  historike të përdorimit të simboleve.

Mbase  ky  shkrim mund të jetë edhe  një rast i mirë  për debatin  që pritet  rreth   Ligjit për Simbolet Kombëtare në Mal të Zi , i cili  do të organizohet  në Ulqin, më 17 korrik 2017  në sallën e Kuvendit të Komunës, ora 11:00, kuptohet i organizuar   nga ministria përkatëse.

 Sipas neve  duke u nisur nga rrethanat ekzistuese për deri sa    me ligj  nuk parashihen dënime  për përdorim të një anshëm të flamirit në instutucionet shtetrore  etj. i bie që e gjithë kjo punë me tribuna…, të jetë vetëm tallje by…, të politikës shqiptare dhe  shtetit  me standardet  e  Evropës ?!!