Nika: Rikonstruimi i rrugës Krythë-Ulqin, kërkon që mashtrimit t’i përgjigjemi me mashtrim?!

July 26, 2017   | Opinione

Shkruan muhamet Nika

Dhe si Anë  e Malit   Krajës e Ulqinit,  kësaj here të bojkotojmë  zgjedhjet  e radhës  cilat do qofshin – presidenciale  apo  lokale..  Kuptohet  nëse ministria  nuk i rri fjalës së dhënë….?!

Kështu  pamë  që  kompetentët,  të kenë arsyetuar edhe vjetë – parvjetë  e kështu edhe sivjetë …?! Le të më falin , por në Anë të Malit , kësaj i thonë : Prtit  gomar  – sa    të  dalin  bar/ bari s’doli  gomari ngordhi. ..)?!

Tjetër  , nëse mjetet  qenkan siguruar  8 milionë euro  nga banka Evropiane për Zhvillim…, do kishim  vetëm një pyetje për ministrinë – Çfarë  banke  na qenka  ajo që mbaka  tash 4 vjetë  mjetet e veta të bllokuara  për ndërtimin e kësaj rruge. Ku është interesi ekonomik  i këtij kapitali të fjetur.

Mani  mor aman…, po çfarë na qenka një bankë e këtillë , po edhe sa vjetë mund të na presin paratë  në këtë bankë : hahahaha ….., çfarë mashtrimi ..?!!

E dhe pse për dikë  të flasësh me metafora  të tipit  të lartëpërmendur ,   më duhet ta them këtë  që ceka ,    si ndjesi, kur dëgjova   atë  që i tha  përfaqësuesi  i ministrisë  Nimanbegut :

Zivkoviq – Nimanbegut: Rikonstruktimi i rrugës deri në Krythë fillon në fund të sezonit – Video?!

Inshalla po themi edhe ne , por në emër të kësaj rruge  DPS, po i fiton zgjedhjet  tash tri herë dhe po cekim që edhe vjetë NimanBegu  shtroi të njëjtën pyetje  dhe për sherr mori të njëjtën përgjegje. Por  edhe  kur Gjeka – si deputet  , pyeste kryeministrin   Gjukanoviq, me serbishten e tij…?! Gjukamnoviq  i përgjgjegjej  urtë e butë  me fjalinë që niste: “ Gospodine Đeka  savršeno  vas  razumije..“?!

Dhe prep  inshalla( apo shyqyr..)- varet  si  e ka kuptur Gjeken  për do punë tjera …, se qe besa  për  rikonstruim të rrugës  nuk e paska   kuptuar   fare…?!!

Çfarë të bëhet?!

Të  bojkotojmë zgjedhjet në se nuk nisë në shtator – jeni dakord?!

Pa këtë rrugë turistët  ndalët në Shqipëri dhe pse na u dashkan  të presin në rradhë në kufi dhe pastaj të maltretohen  nëpër një rrugë të shekullit 19 me do asfalt sipër , që prej kufirit  nuk kalohet  as për dy orë…?!!

YouTube Preview Image