Vazhdojnë kolonat e gjata në hyrje të kufirit të Malit të Zi (Foto/Video)

July 31, 2017   | Ngjarjet - Events

(I plotësuar, 22:02)-Indeksonline mëson se janë duke vazhduar kolonat e gjata në kufirin Kroaci-Mali i Zi.

Ka orë të tëra që shumë qytetarë të Kosovës dhe nga pjesë të tjera të vendeve të rajonit janë duke pritur në kolonat stërzgjatura të cilat janë krijuar si pasojë e bllokimit të sistemit kompjuterik në kufi të Malit të Zi.

Duhet përkujtuar që tashmë janë orët e vona të mbrëmjes dhe shumë kosovarë vazhdojnë të jenë të bllokuar në këtë pjesë kufitare.

Bllokohet kufiri Kroaci-Mali i Zi, shumë kosovarë mbesin në kolonë (Video/Foto)

Shumë kosovarë kanë mbetur të bllokuar në kolonat e gjata që janë shkaktuar në kufirin në mes shtetit të Kroacisë dhe atij të Malit të Zi.

Një lexues i Indeksonline i cili edhe gjendet në kolonën në fjalë, ka treguar se kolonat e gjata janë shkaktuar si pasojë e rënies së sistemit kompjuterik tek kontrollet e Malit të Zi.

Sipas po të njëjtit lexues shtatë deri në tetë kilometra është kolona e makinave.

Temperaturat e larta dhe pritjet e gjata janë problem tejet i madh për të gjithë ata qytetarë që kanë mbetur në pritje e sipër. Lexuesi në fjalë i është lutur të gjithë atyre që dëshirojnë të udhëtojnë nga shteti kroat mos të nisen pasi që zona është totalisht e bllokuar dhe nuk ekziston mundësia për të vazhduar tutje.

Si pasojë e gjithë kësaj qytetarët nuk kanë mundësi t’i kryejnë as nevojat elementare të udhëtimit dhe se fëmijët janë duke e pësuar më së keqi.

Për më tepër më poshtë keni fotografi dhe video të siguruara nga Indeksonline: