Sekretari i veprimtarive komunale në komunën e Ulqinit Avdo Dervishi

February 22, 2012   | 

Thellimi i lumit Buna me 8 metra, në gjerësinë prej 200 metrash dhe shkurtimi i distancës nga 41 km në 25 km, mund të shpëtojë njëherë e mirë Ulqinin nga përmbytjet.
Në zonën fushore të lumit Buna, e cila gjatë vitit të kaluar u përfshi disa herë nga përmbytjet masive, prej disa ditësh po punohet për riaftësimin e sistemit mbrojtës në anën e djathtë të grykës.
Ka nisur puna për zgjerimin e shtratit të Lumit Buna, një projekt ky i rëndësishëm, që realizohet për herë të pare ministria përkatëse e Malit të Zi. Ndërkohë, specialistët kërkojnë që, financimet e qeverisë për sistemin mbrojtës të duhet të shtrihen edhe në segmente të tjera të Lumit Buna.

Në një intervistë për TV Teuta, Sekretari i veprimtarive komunale në komunën e Ulqinit Avdo Dervishi shprehet më gjersishtë për thelimin e shtratit të lumit Buna.

Ju ftojmë ta ndiqni reportazhin e berë nga gazetari i TVT z.Gëzim Ibroçi,ku para disa ditëvë realizoi një kronikë më të hollësishme.

VIDEO TV TEUTA ULQIN