Rruga-Ulqin-Sukubin-Muriqan_Nis-ndertimi.1

May 24, 2012   | 

Mal i Zi- Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti, të ndodhur në aksin rrugor Muriqan-Ulqin, në pjesën malazeze.

Viktima është Gjin Katia 50-vjec, nga Gruda e Malësisë së Madhe.

Nga hetimet paraprake mësohet se 50-vjecari, i cili po udhëtonte me mjetin e tij tip ‘Fiat’ në drejtim të Shkodrës, u përplas me një makinë që shërben për shtrimin e rrugëve .

Burime policore bëjnë me dije se si pasojë e aksidentit është bllokuar qarkullimi, ndërkohë që 100 mjete po presin të kalojnë vendin e aksidentit.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit, ndërkohë po punon për zhbllokimin e trafikut.
(el.me/BalkanWeb)