Arjan Bakalli

Ari: Më ka puthur Juna
30/04/09 23:40 Ari dhe Bjordi qëndrojnë në kopësht duke diskutuar për debatin me Junidës. Ai thotë që e tregon veten sikur është shumë më lart se banorët e tjerë. Ai shton:-“Më vjen zor të merrem me një femër, por sa më shumë e ngacmoja aq më shumë e tregonte veten!” Bjordi i thotë që ai në debat reagoi mirë, dhe me shenjën që ajo bëri duke nënkuptuar që ta mbyllë gojën tregonte që Ari e fitoi debatin. Arjani mendon që gjesti i saj ishte shumë ofendues. Ai thotë që nuk i pëlqen mënyra se si ajo... Vazhdo
Anjeza, java e vetmisë së madhe – Prisja të dilte Ari dhe jo Arjoni
Në bisedë me Junën, Anjeza i ka rrëfyer asaj se gjatë gjithë javës, kishte përjetuar ndjesinë se kësaj here, Arjoni do të dilte. Anjeza ka thënë se, nëse të shtunën e kaluar nuk e kishte pasur këtë frikë, këtë herë e kishte parandier. “Nuk doja t’ia thosha Arjonit, sepse nuk doja ta mërzisja!”, ka shtuar ajo. Anjeza i ka treguar gjithashtu se, pavarësisht kësaj, në momentin kur katër të nominuarit kishin shkuar në zonën e kampingut, duke u ndarë prej tyre, ajo kishte shpresuar se personi... Vazhdo
Qetsori : Familja më ndihmoi
29/04/09 14:23 Adi, duke u nisur nga një bisedë shumë e shkurtër ku Sori tregon dicka nga jeta e tij, e pyet më shumë mbi këtë temë. Ai e pyet drejtëpërdrejtë Sorin nëse ka patur dhe ai eksperienca si të tijat. Sori e pranon këtë gjë dhe tregon në mënyrë shumë të shkurtër se ka patur një eksperiencë të tillë njësoj si ai, lidhur me drogën. Dhe Ari dhe Adi, që ndodhen me të në momentin kur ai tregon, habiten për këtë eksperiencë që Sori e tregoi vetëm një ditë më parë. Ata e pyesin se si ia doli... Vazhdo
Më mërzisin bisedat e përsëritura
29/04/09 13:12 Ari është i mërzitur dhe qëndron i vetëm në sallon. Adi shkon të interesohet se cfarë ka. Ari i tregon se ishte në qejf kur u ngrit nga gjumi, por më pas u mërzit me bisedat e tyre. Ai shprehet se nuk i interesojnë më bisedat e tyre dhe ndaj po del shëtitje me trurin e tij. Adi i thotë se nuk duhet të mërzitet, por ai ia kthen se nuk i pëlqejnë bisedat e përsëritura dhe të ripërsëritura të banorëve të tjerë. Ari fillon t’i imitojë: “e mban mend atë që i thashë unë; ti i the kështu; ai... Vazhdo

April 30, 2009  :: Big Brother 2 Albania - Thashetheme :: Comments Off on Më mërzisin bisedat e përsëritura
Tags: , , , , , ,

Femrat dhe meshkujt
29/04/09 17:58 Arjani duke diskutuar me Qetsorin i kthen kurrizin Anjezës, e cila ia vë në dukje këtë gjë. Ai i thotë që po diksutonte për dicka serioze, dhe Adi ndërhyn duke përmendur fjalët e tij:-“Për botën femërore kam respekt!” Nga replika midis Anjezës dhe Arjanit rreth diskutimit për konceptin e tij për femrën, merr shkas debati femrat dhe meshkujt. Adi shprehet se e respekton shumë femrën, nga kjo Junida merr shkas duke e pyetur për disa situata hipotetike në rastin që një femër nuk e respekton, dhe... Vazhdo
Adelajda më nerva
29/04/09 11:45 Adela, që duket ende e përgjumur, ankohet se nuk i pëlqen aspak kjo mënyra e zgjimit që po përdoret kohët e fundit. Ari ia kthen se Sori aty e merr kënaqësinë, kur bezdis të tjerët. Adela insiston që ata të zgjohen vetë, pa ngacmimet e të tjerëve, por Ari e kundërshton se ata kryesisht e kanë me të sepse ngrihet vonë e jo në momentin e duhur. Adela thotë se mund të cohet pak më vonë se të tjerët, por ama do të ngrihet me qetësi e jo me stres.  Vazhdo
Mimoza dhe Juna : Zemra, shpirti- falsitet
29/04/09 01:56 Moza ankohet për duart e saja. Juna i thotë se ndoshta i janë bërë ashtu sepse nuk punon sa duhet në shtëpi ose jo për punë të rëndësishme si larja e enëve. Moza ia kthen se ndoshta ajo nuk e ka parë, por punon vërtetë shumë në shtëpi dhe se më të shumtën e herëve, ajo i ka larë enët, por ndoshta ajo nuk e ka parë ose i ka patur sytë e mbyllur. Ato fillojnë të diskutojnë për këtë gjë dhe Moza, për të mbyllur bisedën, pyet Arin që ndodhet me to për t’ia pohuar dhe Ari e pohon. Më... Vazhdo
Adelajda : Eshtë bukur të shohesh gjëra të reja
28/04/09 14:00 Gjatë bisedës ku Anjeza tregon se do të hapet një kinema e re, Adela ben pyetjen “Pse është turp të thuash se nuk kam qenë asnjëhere në kinema?” Arjani i përgjigjet se është e habitshme dhe Adi thote se Adela është rritur me telenovela. Ari i spjegon se kinemaja është një dimension krejt tjetër dhe është shumë bukur. Adela shprehet se e di si është, por ajo nuk e ka përjetuar ndonjëherë. Ajo thotë, se do të shkojë në kinema sapo të dalin dhe Ari e mbështet mendimin e saj. Ari i thote... Vazhdo

April 29, 2009  :: Big Brother 2 Albania - Thashetheme :: Comments Off on Adelajda : Eshtë bukur të shohesh gjëra të reja
Tags: , , , , ,

Vajazat : Për inat të nominimit kërceni
28/04/09 17:59 Ka mjaftuar që Arjani të shtrihej mes Bjordit dhe Adit, që Adelajda të bëj shaka me të. Sipas saj vendi që u shtri Arjani është i saj, dhe nuk kishte pse ta zinte. Arjani i thotë:-“Kur ta marrin dicka të vjen inat, dhe thua se pse nuk e mora!” Ai shikon Mimozën në gjumë, dhe fillon e komenton. Sipas tij ajo do vetëm gjumë, dhe kur zgjohet i vë banorët në punë. Mimoza zgjohet dhe e pyet se cfarë ka me të. Adelajda i thotë që të cohet të kërcejë. Në dhomë vjen Anjeza dhe Junida. Në momentin... Vazhdo

April 29, 2009  :: Big Brother 2 Albania - Thashetheme :: Comments Off on Vajazat : Për inat të nominimit kërceni
Tags: , , , , , , , , , ,

Veshja e Sorit
28/04/09 12:28 Sori, Adela dhe Bjordi janë ulur në kopësht dhe diskutojnë për motin. Aty vjen Ari dhe sapo ulet Sori e pyet pse mban pantallona te gjera. Kaq duhet që të marrë spunto një debat humoristik për pantallonat e Sorit. Sipas Arit pantallonat e Sorit jane karagjoze dhe burri nuk duhet te rrijë me pantallona aq të ngushta sepse është qesharake. Qetsori i kthehet se ai vjen edhe nga Franca dhe nuk e kupton se ku e ka botëkuptimin. Ari ja kthen “kush të ka thënë ty që në Francë burrat veshin strece?” Adela... Vazhdo