Artan Zenuni

Kupa e Malit te Zi 2009 per pioner, kadet, junior, dhe senior
Lajme nga Taekwondo ”ULQINI” Club Klubi i Taekwondo-se Ulqini u paraqit me 35 garues. Rezultatet e arritura jane: Renditja e pergjithshme ne kategori: 4- kupa: Kupa e vendit te pare ne kategorit: Pioner, Kadet Junior, ndersa ne kategorin e senioreve i takoj kupa e vendit te trete. Bilanci i medaljeve, gjithsejt 31 medalje. 14 medalje te arta, 12 te argjendeta, 5 te bronzeta. Ndersa ne renditjen e pergjithshme klubi i Taekowndo-se Ulqini zuri vendin e pare duke fituar trofeun e kupes se Malit te Zi. Falenderojme Sponsoret tane:... Vazhdo
Taekwondo turniri ndërkombëtar “Mostar Open 2009”
Klubi I Taekwondo-së Ulqini gjatë kësaj fudjave mori pjesë në turnirin ndërkombëtar “Mostar Open” për kategorin shkollore, kadetët e rinjë dhe për kategorinë e kadetëve. Klubi I Taekwondo-së Ulqini vijon me suksesin e radhësë në rangun ndërkombëtar duke fituarë 9 medalje në Mostar. Turniri ishte I nivelit rajonal kryesisht për kategorine e voglushëve ku karakteristik e këtij turniri është se në secilën kategori ka pasur 15 deri në 20 garuesë çka nënkupton se për secilën medalje është dashur që të... Vazhdo
Medalje të bronzta për Artan Zenunin dhe Arben Kollarin
Turneu ndërkombëtar “Olympic Open Sarajevo” ishte i një niveli tepër të lartë dhe konkurrenca ishte tejet e fortë. Në të morën pjesë mbi 600 garues të 70 klubeve nga 17 vende të ndryshme, në mesin e të cilëve edhe nga Irani, Turqia, Egjipti, Spanja, Kroacia, etj. që njihen si vende në të cilat është i zhvilluar sporti olimpik i taekwondosë. Garuesit e Klubit të Taekwondo-së “Ulqini”, Artan Zenuni dhe Arben Kollari fituan medalje të bronzta në Turneun ndërkombëtar “Olympic Open Sarajevo” që u mbajt... Vazhdo
Takewondo“Ulqini” Arijeta Zati kampione e dyfishtë
U mbajt kampionati i Malit të Zi në taekwondo për kadetë dhe seniorë Kampionë të Malit të Zi u shpallën edhe Adnan Hoxha, Rinor Jahja, Ardijana Karamanaga, Adelisa Muslijeviq dhe Adnan Hasa, i cili fitoi dy medalje të arta dhe një të bronztë. Klubi i Takewondo-së “Ulqini” fitoi 32 medalje në Kampionatin e Malit të Zi për kadetë dhe seniorë që u mbajt më 26 prill. “Ulqini” fitoi shtatë medalje të arta, 12 medalje të argjendta dhe 13 medalje të bronzta. Rezultatin më të mirë e arriti Arijeta Zati, e cila... Vazhdo
Federata e taekwondo-së së Malit të Zi organizoi në Podgoricë seminarin ndërkombëtar
Shtatë mjeshtra nga KT “Ulqini” Trajenri i KT “Ulqini” Fikret Dushku thotë se kjo është hera e parë që në Ulqin arrijnë të dalin shtatë mjeshtra me licencë ndërkombëtare. “Për klubin tonë, kjo ka një rëndësi të madhe, e po ashtu edhe për qytetin. Së shpejti mendojmë që këtë sport ta zgjerojmë edhe në vendet e tjera të qytetin tonë”, thotë ai. Podgoricë – Federata e Taekwondo-së së Malit të Zi organizoi gjatë fundjavës në Podgoricë seminarin treditor për dhënien e licencave ndërkombëtare. Seminarin... Vazhdo
Trajneri i KT “Ulqini”, Fikret Dushku,Vit i rritjes së mëtejshme
Gjatë vitit të kaluar ky klub fitoi në garat me karakter kombëtar gjithsej 10 kupa dhe 93 medalje, prej të cilave 25 të arta, 37 të argjendta dhe 31 të bronzta. KT “Ulqini” ka shtatë kampionë vendi në disiplinën e luftave, tre kampionë në disiplinën e formave dhe dy kampionë në disiplinën e demonstrimit. Ulqin – Viti 2008 ishte vit i suksesshëm për Klubin e Taekwondo-së “Ulqini” pasi që nuk munguan sukseset si në arenën kombëtare, ashtu edhe në atë ndërkombëtare. Gjatë vitit të... Vazhdo
Artan Zenuni juniori KT “Ulqini” në mesin e më të mirëve
Federata e taekwondo-së e Malit të Zi shpalli sportistët më të mirë për vitin 2008 Tre garues të KT “Ulqini” në mesin e më të mirëve Artan Zenuni u shpall juniori më i suksesshëm për vitin 2008 duke fituar përveç këtij çmimi edhe bursë për vitin 2009, Arijeta Zati u shpall juniorja më e suksesshme, ndërsa Medina Kanaqi pionierja më e suksesshme. Tre garues të Klubit të Taekwondo-së “Ulqini” u renditën në mesin e sportistëve më të mirë dhe më të suksesshëm për vitin 2008 në Mal... Vazhdo
Artan Zenuni nënkampion i Ballkanit
Në Bukuresht u mbajt kampionati ballkanik në taekwondo Medaljet e fituara në këtë kampionat përbëjnë suksesin e radhës për KT “Ulqini” dhe e çojnë në gjashtë numrin e medaljeve të fituara nga garuesit e këtij klubi në arenën ndërkombëtare vetëm në tri javët e fundit. Garuesi i Klubit të Taekwondo-së “Ulqini”, Artan Zenuni, u shpall nënkampion i Ballkanit, ndërsa garuesja tjetër e këtij klubi Arjeta Zatoviq fitoi medaljen e bronztë në Kampionatin Ballkanik në Taekwondo i cili u mbajt... Vazhdo

November 3, 2008  :: Sporti / Sport :: Comments Off on Artan Zenuni nënkampion i Ballkanit
Tags: , , , ,

Të dielën në podgoricë u mbajt kampionati i malit të zi në taekwondo
Pesë kampionë nga “Ulqini” Klubi i Taekwondo-së “Ulqini” fitoi dy kupa dhe 17 medalje. Përkundër këtyre rezultateve, drejtuesit e KT “Ulqini” janë të pakënaqur për shkak të arbitrimit të njëanshëm që sipas tyre, i dëmtoi edhe për disa medalje. Federata e Taekwondo-së së Malit të Zi organizoi të dielën në Podgoricë Kampionatin e rregullt për vitin 2008 për pionerë dhe juniorë. Klubi i Taekwondo-së “Ulqini” fitoi dy kupa dhe 17 medalje, prej të cilave pesë të... Vazhdo