big brother albania live

Ditët e para të Arit në shtëpinë e “Big Brother”
  Rrëfimi i Arjanit : Edukatën e kam nga babai im Arjan Bakalli, një nga banorët më të rinj, i cili ndodhet brenda shtëpisë së “Big Brother” vetëm prej një jave, ka bërë tregimin e tij të parë rreth jetës së tij në dhomën e rrëfimit. Ai tregon se ka filluar të ndihet mirë me të gjithë banorët e shtëpisë, por më afër ndihet me Junën. “Ndoshta sepse ajo vjen nga jashtë, ashtu si dhe unë, dhe kush jeton jashtë, ka tjetër reflektim mbi Shqipërinë dhe për jetën këtu”. Arjani tregon se : “Kur... Vazhdo
Flet babai i Eltonit
Djali im është i afrueshëm dhe kjo mund të erret si dobësi. Ai nuk ndikohet, sepse ka strategjinë e tij Lajmin se u pranua në përzgjedhjen për të hyrë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, prindërit e Eltonit e pritën shumë të entuziazmuar. Pavarësisht se vendimi për të marrë pjesë në një spektakël të këtyre përmasave ishte totalisht i Eltonit dhe askush nuk mund të ndikonte në vendimet e tij, ai ka pasur gjithmonë përkrahjen e plotë të prindërve. Eltoni ka mbaruar Fakultetin e Gjuhëve të Huaja... Vazhdo
Babai i Junës rrëfen
  Juna, vajzë që ia del vetë për çdo gjë. Prania e saj në “Big Brother”, një mundësi për të parë realitetin shqiptar Reagimi i prindërve të Junës është mjaft interesant. Ajo është 31 vjeçe dhe ka ikur jashtë para 12 vjetësh, kështu që prindërit thonë se kanë humbur shumë vite të rëndësishme të jetës së saj. Më 1 prill e ëma ishte sëmurë dhe ajo e mori në telefon duke i thënë: “Të të sëmur më shumë? Do të hyj në ‘Big Brother’”. Megjithatë, prindërit e përjetuan shumë... Vazhdo
Flet nëna e Arjanit, Lavdie Bakalli
Ari është tip i vështirë, ai kërkon femra të përsosura Është bërë një javë që kur Ari ka hyrë në shtëpinë e “Big Brother” dhe publiku jashtë, ashtu si banorët brenda, po përpiqet ta njohë. Ju jeni nëna e tij dhe padyshim që e njihni më mirë se ne… Ari ka lindur si një fëmijë i urtë, i bukur dhe që mësonte shumë. Nuk mbaj mend të më ketë trokitur njeri në derë për të m’u ankuar për Arin. Është një djalë i ekuilibruar, autoritar, me personalitet. Me raste ka ndonjë shpërthim të vogël,... Vazhdo
Moza: Askush nuk ma ka fituar zemrën
10/04/09 03:17 Arjoni pyet Mozën se cfarë ka ai person që mund t’i ketë fituar zemrën, më shumë se ai. Moza i përgjigjet se deri tani askush nuk ia ka fituar zemrën dhe se do jetë e vështirë për këdo kjo gjë. Arjoni fillon ta shohë drejt e në sy me admirim, duke e vënë atë pak në siklet. Arjoni e sqaron Mozën se thjesht po bëjnë një bisedë, pa patur asnjë qëllim, për aq kohë sa ajo nuk do. Ai e pyet se cfarë ka kuptuar ajo nga ai dhe Moza ia kthen se i duket një tip i dashur dhe inteligjent. Arjoni insiston... Vazhdo
Aida dhe Arjoni : Ç’më duhen dy Adelajde?!
10/04/09 03:00 Aida dhe Arjoni kanë diskutuar sërish, por kësaj here për Mimozën dhe sulmet që ajo kishte patur nga banorët e shtëpisë e kryesisht nga Dritani. Sipas Aidës, kjo nuk ishte e drejtë dhe po të përsëritej ajo do ta merrte Mozën në mbrojtje. Arjoni i ka thënë se nuk aspak dakord me këtë gjë. “Pse Moza nuk duhet të ketë sulme nga banorët e tjerë të shtëpisë?” – i ka thënë ai. “Pse të ketë?!” – i është përgjigjur me një tjetër pyetje ajo, pyetjes së Arjonit. Sipas Aidës, Mimoza... Vazhdo
Aida dhe Arjoni : Prezanto Arjonin që je
“Prezanto Arjonin që je!” – i ka thënë Aida Arjonit, ndërsa bisedonin në banjën e shtëpisë. Ajo ka shtuar se ai nuk ishte një njeri që donte t’i sulmonte të tjerët e as një njeri që kishte frikë ta bënte. Por, sipas saj, imazhi që ai po krijonte, ishte i kundërti. Ajo i ka thënë gjithashtu se ai nuk kishte pse bashkohej në sulmet e të tjerëve, kundrejt dikujt. “Të gjithë kundra njërit!” – ka thënë Aida, disi edhe me ironi. Sipas asaj, kjo taktikë ishte e atyre personave, që nuk dinin të bisedonin... Vazhdo
Bjordi : Jepi pak kohë Adelës
10/04/09 01:06 Bjordi, duke diskutuar me Arin në lidhje me Adelajden, i ka thënë se dëshira për të ndryshuar, tek ajo, ishte shumë e madhe. Ari e ka pranuar këtë, por ka shtuar se ajo kurrë nuk do të hiqte dorë nga komplekset e veta apo nga posesiviteti. “Njeriu nuk mund të thotë gjithmonë “kështu jam unë dhe nuk mund të ndryshoj”!”- ka thënë Ari. “Duhet t’i lësh pak kohë dhe ta njohësh!” – i ka thënë atij, Bjordi. Ari i është përgjigjur, se në një pozitë tjetër, jashtë, Adela ishte tipi... Vazhdo
Ari : Nuk merrem me zyshën
09/04/09 21:59 Sfida e dytë e provës së javës konsistonte në zgjidhjen e një puzzle dhe rilidhjen e një libri. Për këtë “Big brother” vendosi që t`i ndajë banorët në dy grupe. Grupi i parë ishte Aida , Dritani, Eltoni, Ani, Bjordi, Juna dhe Adi të cilët duhej të zgjidhnin puzzle-in e milingonave. Grupi i dytë ishte Ari, Arjoni, Anjeza, Adelajda, Mimoza dhe Qetsori të cilët duhet të rilidhnin një libër. Gjatë provës banorët patën konflikte të vogla për mënyrën e organizimit të punës. Një nga banorët... Vazhdo
Moza: Unë jam e njëjta
09/04/09 17:47 Mimoza kërkon të dijë nga Adelajda se cfarë i kishte thënë Dritani kur kishin biseduar bashkë. Ajo i thotë:-“Më tha që kishit folur, por që nuk ishit kuptuar!” Ai ishte shprehur tek Mimoza duke i thënë që sipas mendimit të tij ajo ka ndryshuar , por ajo nuk ishte dakort me këtë gjë dhe shton:-“Unë jam e njëjta!” Ajo i thotë që ndihet mirë kur flet me Adin , dhe thotë:-“Kam dëshirë të flas me ty, por ti nuk më kupton asnjëherë!” Mimoza thotë që ka patur një mendim shumë të mirë... Vazhdo

Page 30 of 110« First...1020...2829303132...405060...Last »