Albion Duraku, garuesi më i mirë i Turneut
May 2, 2008 by Ulqini
Filed under Shtypi / Mediji, Sporti / Sport, Videos
Turneu internacional i karatesë
KK “Ulqini” fitoi gjithsej 49 medalje: 13 të arta, 12 të argjendta, 24 të bronzta dhe dy kupa - një për garuesin më të mirë dhe një për vendin e dytë në renditjen e përgjithshme. Blerta Tahiri, Albion Duraku dhe Antigona Rama fituan nga dy medalje të arta. Trajnerët e KK “Ulqini”-t ankohen për referimin tendencioz.
Klubi i Karatesë “Ulqini” arriti të renditet në vendin e dytë në renditjen e përgjithshme, menjëherë pas KK “Buduqnost” të Podgoricës, në Turneun I Internacional të Karatesë “Seiken 2008″, i cili u mbajt të dielën në Podgoricë. Turneu u organizua nga KK “Seiken” në bashkëpunim me Federatën e Karatesë së Malit të Zi dhe në të morën pjesë 29 klube me mbi 750 garues.
Vendi i tretë në renditjen e përgjithshme i takoi KK “Omlladinac” nga Podgorica, vendi i katërt KK “Ris” nga Plevla, ndërsa vendi i pestë KK “Onogosht” nga Nikshiqi. Po ashtu, garuesi i KK “Ulqini”-t, Albion Duraku u shpall garuesi më i mirë i turneut, ndërsa garuesja më e mirë u shpall Andrijana Vukçeviq e KK “Buduqnost”.
Nga Klubi i Karatesë “Ulqini” me medalje të arta u shpërblyen shumë garues. Blerta Tahiri, Albion Duraku dhe Antigona Rama fituan nga dy medalje të arta, ndërsa nga një medalje të artë fituan Edisa Shaba, Jehona Musliq, Seida Suma, Rexhep Shaba, Granit Rexha, Lulzim Suma dhe Bujar Kovaçi. Përveç medaljeve të arta, këta garues u kurorëzuan edhe me medalje të tjera.
Me nga disa medalje të tjera u shpërblyen këta garues: Mirjeta Nika, Xhemale Elezi, Doriana Taipi, Izabella Llukiq, Blendisa Osmani, Erika Muriq, Alisa Muriq, Albiona Sukaliq, Xheneta Gjeka, Almeida Ceka, Nermin Suma, Bleard Osmani, Ensar Marshiq, Tufik Shurlla,Albion Nika, Edin Kraja, Ilir Muja, Ramazan Gjeka, Bajram Tagani, Petar Barlloviq, Diamant Rexha, Ermal Musliq, Bledar Kabashi, Arlind Llolla, Edon Ceka, Shpëtim Gjeka, Mark Daboviq dhe Besnik Duraku.
“Suksesi nuk mungoi as kësaj radhe, edhe pse ishim dukshëm të dëmtuar nga ana e referëve. Ne arritëm që të fitojmë gjithsej 49 medalje në disiplinat ekipore dhe individuale: 13 të arta, 12 të argjendta, 24 të bronzta dhe dy kupa - një për garuesin më të mirë dhe një për vendin e dytë në renditjen e përgjithshme. Sa i përket referimit, çdo herë ka pasur anime, por kësaj here animi u bë shumë haptas, duke na dëmtuar dukshëm. Arsyen sze dijmë, por shpresojmë që herëve tjera nuk do të ndodhin këso padrejtësish si në këtë garë. Synimi jonë është që të vazhdojmë me rezultate të mira, me qëllim që të jemi në mesin e më të mirëve siç kemi qenë deri tash me punë dhe me drejtësi dhe jo që dikush të mundohet të na dobësojë, të na ndalojë hovin e rezultateve në mënyrë të padrejtë”, shprehen të pakënaqur me padrejtësitë e bëra kryetrajneri i Klubit, Ruzhdi Rama dhe trajnerët Naim Duraku, Mirsad Nasradini dhe Kujtim Sukaliqi.
Ata falënderojnë ndërmarrjen “Tani Turs” dhe pronarin e saj Artan Allën, si dhe Man Taipin, të cilët mundësuan pjesëmarrjen e tyre në këtë garë.
(Kohapress)
Në Turneun e Karatesë në Gostivar Klubi i Karatesë “Ulqini” u kurorëzua me 35 medalje dhe 7 kupa
April 21, 2008 by Ulqini
Filed under Sporti / Sport
Në këtë turne u dalluan dy ekipet e kadetëve të djemve dhe vajzave të KK “Ulqini”, të cilët u kurorëzuan me medalje të artë në kata ekipore. Posaçërisht u veçua ekipi i djemve, i cili me punën e shkëlqyer tërhoqi vëmendjen e të gjithë të pranishmëve në sallë duke i duartrokitur fort.
Të shtunën në Gostivar u mbajt Turneu VII Ndërkombëtar i Karatesë “Kupa e Gostivarit 2008″. Turneu u organizua nga klubi vendas i karatesë “Fati”, në bashkëpunim me Federatën e Karatesë së Maqedonisë dhe Akademinë e Karatesë së Maqedonisë dhe në të morën pjesë 46 klube me mbi 370 garues.
KK “Ulqini”, tashmë i njohur me sukseset e arritura dhe që çdo herë dëshmon aftësitë e veta në çdo arenë ku merr pjesë, edhe në Kupën e Gostivarit arriti të kurorëzohet më 7 kupa dhe 35 medalje, prej të cilave 10 të arta, 8 të argjendta dhe 17 të bronzta. Përveç këtyre, klubi fitoi edhe kupën e klubit më të kompletuar mysafir të garës.
“Në këtë turne u dalluan dy ekipet e kadetëve të djemve dhe vajzave, të cilët u kurorëzuan me medalje të artë në kata ekipore. Posaçërisht u veçua ekipi i djemve, i cili me punën e shkëlqyer tërhoqi vëmendjen e të gjithë të pranishmëve në sallë duke i duartrokitur fort. Po ashtu, gjatë paraqitjes së tyre u ndërpre gara nëpër arenat tjera për të shikuar demonstrimin e katës mjeshtrore të tre garuesve tanë, Viktor Curoviq, Dardan Ceka dhe Liridon Elezi, që janë emra të njohur për mbarë opinionin, sepse vite me radhë janë fitues të medaljeve të arta në shumë gara dhe kampionate. Ata zgjuan edhe interesimin e shumë klubeve të njohura”, shprehen të kënaqur trajnerët e këtij klubi, Naim Duraku, Mirsad Nasradini, Kujtim Sukaliqi, kryetrajneri Ruzhdi Rama dhe drejtori i marketingut Skender Tahiri, i cili e udhëhoqi ekipin në këtë garë.
Nga KK “Ulqini” me medalje të arta u shpërblyen Naim Duraku, Mirsad Nasradini, Kujtim Sukaliqi, kryetrajneri Ruzhdi Rama dhe drejtori i marketingut Skender Tahiri,, i cili fitoi dy medalje të arta, ndërsa nga një të artë fituan Blerta Tahiri, Sherife Rama, Mirjeta Nika, Antigona Rama, Edita Kovaçi, Viktor Curoviq, Albion Duraku dhe Liridon Elezi. Përveç këtyre medaljeve këta garues u kurorëzuan edhe me medalje të tjera. Me nga disa medalje të tjera u shpërblyen Petar Barlloviq, Xhemale Elezi, Doriana Taipi, Muhamet Kraja, Xhenis Rexhepi dhe Blerim Sukaliq.
Në këtë turne mori pjesë edhe garuesi i KK “Albulena”, Besnik Adoviq, i cili arriti deri në finale në luftra individuale, por për shkak të lëndimit iu desh të ndërpresë luftën duke u kurorëzuar me medalje të argjendtë.
“Rezultatet e klubit tonë nuk mungojnë. Ne jemi gjithmonë ndër klubet më të mira kudo që marrim pjesë, por përkrahja materiale është shumë e vogël. Kjo në të ardhmen do të jetë pengesë për pjesëmarrje në gara, prandaj bëjmë apel te të gjithë ata që duan tzi ndihmojnë këta të rinj të artë, le tzju shtrijnë dorën këtyre ambasadorëve të mirëfilltë që të mos u ndalet hovi i suksesit të tyre dhe i të gjithë neve. Ne kemi arritur një nivel të lartë, jemi klub i kompletuar dhe do të vazhdojmë me këtë ritëm. Shumë klube ëndërrojnë që të jenë si ne, por nuk munden, sepse ne jemi ata që me të rinjtë tanë dominojmë në çdo arenë që marrim pjesë, duke e përfaqësuar me dinjitet e krenari emrin “Ulqini”, të cilin e mbajmë tash 23 vjet”, thonë drejtuesit e këtij klubi.
Ata falënderojnë ndërmarrjen “Llolla Company” dhe pronarin e saj Muslim Llolla, Burektoren “Pelivan”, Xhevdet Seferin, Enver Demirin, si dhe Haki Nikën, që mundësuan pjesëmarrjen në këtë garë.
KOHA JAVORE

