Bore

Përmbytjet në katunde e komunës së Ulqinit e Tuzit – Video
Ulqin, 4 dhjetor – Niveli i ujit në liqenin e Shkodrës, e me këtë edhe në lumin Buna vazhdon të rritet, jeta në zonat e përmbytura po bëhet gjithnjë e më kritike në Ulqin edhe në Tuz. Fshatrat më të rrezikuara në territorin e komunës së Ulqinit janë atë pranë lumit Buna në zonën e Anës së Malit, mbi të gjitha në Bore, Shtodër, Freskanjel, Reç, Shëngjergj, dhe pjesa fushore e Sukubinës, ku vazhdon të jetë i mbyllur vendkalimi kufitar me Shkodrën. Zaim Osmani nga brezi më i prekur nga përmbytjet... Vazhdo
Buna vërshoi tri fshatra të Anamalit dhe Shkodren – Video
Prishtinë, 26 nëntor – Reshjet e mëdha të shiut, prurjet e jashtëzakonshme nga liqeni i Shkodrës, ditën e premte kanë nxjerrë lumin Buna nga shtrati dhe ka përmbytur të gjitha vendbanimet pranë tij në zonën e Anës së Malit, komuna e Ulqinit, si Lisen, Bore dhe Freskanjel. Skënder Heba, banor nga këto zona të rrezikuara, deklaroi për Kosovalive se gjendja është shumë më e keqe se sa në janarin e këtij viti, kur përmbytjet i morën të gjitha prodhimet bujqësore, prej nga ata sigurojnë ekzistencën. “Aktualisht... Vazhdo