dirtani

Vajzat janë të pakujdesshme
09/03/09 02:50 Adi, Qetsori dhe Dritani kanë diskutuar për pastërtinë e munguar të vajzave të shtëpisë. Sipas tyre, ato janë të pakujdesshme e të papastërta në lidhje me ambjentin ku jetojnë. Adi ka thënë se nuk mjafton të shohesh vetëm higjenën personale, por edhe atë kolektive, kur jeton me të tjerë. Ata kujtuan rastin kur vajzat “u bënë namin”, sepse ata ua thanë këtë dhe për këtë arsye nuk kishin më ndërmend t’ua thoshin. Sipas tyre, ato rrinë tërë ditën duke u marrë me veten, duke rregulluar... Vazhdo
Dritani i BB, ish-bodyguard i Qatos
Rreth një vit më parë, të gjithë dashamirësit e boksit kanë përjetuar një emocion të veçantë teksa kampioni i botës Kreshnik Qato garoi në pallatin e sportit të kryeqytetit për titullin kampion, duke na dhuruar një spektakël të pazakontë. Ndërkohë duke parë fotot, kemi zbuluar se njëri nga truprojat e tij ka qenë pikërisht Dritan Shehaj, njëri nga pjesëmarrësit në “Big Brother” të këtij viti. Djali i cili është diplomuar për Drejtësi dhe Akademi Ushtarake, ka mundur të provojë me rastin e ardhjes... Vazhdo
Dritani, Arjoni e Lirita zgjohen të parët
05/03/09 10:00 Të parët nga banorët e shtëpisë që janë zgjuar, kanë qenë Lirita, Dritani dhe Arjoni, Ka mjaftuar më pas që Vëllai i Madh të vendosë muzikën e Michael Jackson, që menjëherë të zgjohet edhe Bjordi e madje edhe të kërcejë. Më pas janë zgjuar me rradhë edhe banorët e tjerë të shtëpisë.  Vazhdo
Tani – Kam të fejuarën jashtë shtëpisë
10/02/2009 23:30 Nën presionin e Mimozës dhe Bjordit, më në fund Dritani e pranon se jashtë shtëpisë së Big Brother e pret e fejuara. Ata e pyesin se cila ishte arsyeja që ai hyri në lojë, kur ishte i fejuar. Mimoza i thotë se ai nuk mendon fare për atë që mund të mërzitet që mungesës së tij, por Tani e kundërshton. Ai thotë se e fejuara e tij e ka mbështetur në vendimin që ka marrë për të qenë pjesë e edicionit të dytë të Big Brother dhe ndieht shumë krenar për këtë. Dy më të rinjtë e ngacmojnë... Vazhdo