Këshilli Nacional Shqiptar

35 anëtarët e Këshillit Nacional Shqiptar në Mal të Zi
Këshilli Nacional Shqiptar përbëhet prej 35 anëtarëve. Njëzet prej tyre e kanë siguruar këtë të drejtë në bazë të funksionit: Fuad Nimani, ministër për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Pakicave, Gëzim Hajdinaga, kryetar i Komunës së Ulqinit, Smail Maliq Çunmulaj, kryetar i Komunës Urbane të Tuzit, Mehmet Bardhi, kryetar dhe deputet i LD në MZ, Ferhat Dinosha, kryetar dhe deputet i UDSH-së, Amir Hollaj, kryetar i PPD-së, Nazif Cungu, kryetar i Forcës së Re Demokratike – Forca, Ali Doda, kryetar i... Vazhdo
Shkreli: Mospjesëmarrja për arsye objektive
Deputeti i PDS-së Luigj Shkreli thotë se arsyeja e mospjesëmarrjes së tij në mbledhjen konstitutive të Këshillit Nacional Shqiptar, të mbajtur të shtunën në Ulqin, ka qenë objektive për shkak se nuk ka qenë atë ditë në Ulqin për arsye të obligimeve të marra që më parë. Megjithatë ai e çmon të panevojshëm konstituimin me aq urgjencë të Këshillit Nacional Shqiptar pasi që, sipas tij, ka qenë e nevojshme të bëhen konsultime paraprake. Ndërkaq, ai paralajmëron se në mbledhjen e ardhshme të Këshillit Nacional,... Vazhdo

May 7, 2008  :: Politika, Shtypi / Mediji :: Comments Off on Shkreli: Mospjesëmarrja për arsye objektive
Tags: , ,

Nuk morën pjesë përfaqësuesit e UDSH-së dhe PDS-së
Të shtunën në ulqin u bë konstituimi i këshillit nacional shqiptar Ulqin – Të shtunën në Ulqin u bë konstituimi i Këshillit Nacional Shqiptar. Në mbledhjen konstituive morën pjesë 26 nga 35 anëtarë sa ka Këshilli Nacional Shqiptar. Në mbledhjen konstitutive nuk morën pjesë përfaqësuesit e UDSH-së të zgjedhur sipas parimit të funksionit, me përjashtim të ministrit për Mbrotjen e të Drejtave të Njeriut dhe Pakicave, Fuad Nimani, si dhe deputetët e PDS-së, Luigj Shkreli dhe Omer Axhoviq. Kryetari i UDSH-së,... Vazhdo