Kodër

Të krijohet Albumi dhe video – Ana Malit nga ajri
Ana Malit ka shumë për tu ofruar turistëve përsa i përket bukurisë së saj natyrore të shumëllojshme, kulturës, trashëgimisë dhe vendeve arkeologjike. Gjithashtu ajo ka dhe klimë të mrekullueshme Mesdhetare. Ana Malit  ofron potencial të pafund për investitorët të cilët duan të përfitojnë nga oportunitete të paeksploruara në turizëm dhe të ndihmojnë në zhvillimin e kësaj industrie dhe ta bëjnë atë sektor kyç në ekonominë e vendit. Sugjerimi i projektit “Ana Malit nga ajri”,të jet vëllimi dhe botimi... Vazhdo
Shfaqet dokumentari- Shkolla e vjeter në Katerkollë -2 qeshor, në Qendrën për Kulturë-Ulqin
Diten e enjte, me datë 2 qeshor 2011, në Qendrën për Kulturë-Ulqin në ora 20.00 shfaqet premiera e dokumentarit “Shkolla e vjeter në Katerkollë simbol i dijes dhe vetëdijes”, me skenar të Luljeta Avdiu Cura.Në dokumentar marrin pjesë disa nga nxënësit dhe mësuesit e parë të asaj shkolle e cila për fat të keq është lënë në mëshirë të fatit. Prania juaj në shfaqje është njëherit edhe përkrahje për këtë shkollë që ka qenë burimi i intelegjencës së Anës së Malit. Premiera e filmit dokumentar... Vazhdo
OJQ Ora & Organizata turistike e Ulqinit organizon tryez te rrumbullaket
Njoftim për media Në kuadër të manifestimit “Pranvera në Anë të Malit”, Organizata joqeveritare “Ora” në bashkëpunim me Organizatën Turistike të Ulqinit do të organizojnë tryezën e rrumbullakët me temë “Mundësitë e zhvillimit të turizmit të qëndrueshëm në Anë të Malit”. Tryeza ka për qëllim të evidentojë potencialet turistike të Anës së Malit, problemet ekzistuese në këtë fushë, të ofrojë propozime konkrete për zhvillimin e turizmit në këtë zonë etj. Në tryezë janë ftuar të marrin... Vazhdo
Kryetari i Komunës së Ulqinit z. Gëzim Hajdinaga, ishte i pranishëm  në përurimin e urës së re mbi Lumin Buna në Shkodër
Në ceremoninë e përurimit merrnin pjesë kryeministri Berisha, kryeparlamentarja z.nj Jozefina Topalli, ministri i Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit z. Sokol Olldashi, ministri për të drejtat e njeriut dhe pakicave të Malit të Zi z. Ferhat Dinosha, kryetari i Komunës së Ulqinit z. Gëzim Hajdinaga dhe personalitete të tjera të larta shtetërore dhe ata të qytetit të Shkodrës. Ura mbi Bunë ka një sistem hapjeje dhe mbylljeje, i cili nuk pengon lundrimin në lumë. Me një gjatësi prej 2755 metrash dhe... Vazhdo
Shkolla e vjetër në Katërkollë simbol i dijes dhe vetëdijes
Mësuesit veteran: Haxhi Taipi, Xhemal Hoxha, Rrukije Lika Shaba dhe sekretari i parë i shkollës së vjetër në Katërkollë z.Shaban Hoxha në oborr të shkollës së vjetër. (pjesë nga skenari i dokumentarit kushtuar kësaj shkolle) Ky gur dhe ky mur në të kaluarën e tyre tjerrin të bukuren .Prandaj dua që vetja ime të më kthej borxhin e ditëve të mia të kaluara këtu.E kaluara nuk ka ikur, por dikush e largoi në padukshmëri dhe kështu mbeti peng i kohës. Unë s’mund t’i lë anash lulet që... Vazhdo
Shkelqeu në Katerkollë pishtari i Gjimnazit privat Drita
Themeluesi, drejtori, mësimdhënësit e nxënësit e Gjimnazit privat “Drita” nga Ulqini, përpara semimaturantëve të IP SHF “Bedri Elezaga” në Katerkollë, bënë prezentimin e ofertës së tyre shkollore. Mbas fjalës së nikoqirit, foli drejtori i Gjimnazit, zotëri Bilal Alaj. Ai i njoftoi semimaturantët me leternjoftimin e Gjimnazit privat “Drita”. Tha se, shkolla në fjalë, është e re, se vitin e kaluar nga bankat e sajë kishin dalur maturantët e parë, të cilët sot të gjithë vazhdojnë studimet në univerzitete... Vazhdo
Shfletoni revistën shkollore Shkëndijat – Katërkollë
Redaksia e revistës Shkëndijat uron kolektivin e Shkollës fillore“Bedri Elezaga“në Katërkollë,me rastin e Ditës së Shkollës – 15 maj. Faliminderojm kryeredaktoren e Revistës “Shkëndijat” zonjën Luljeta Avdiu – Cura dhe ekipin e saj redaktues. Shfletoni revistën shkollore Shkëndijat – Katërkollë Link: https://acrobat.com/#d=FbPQJWVj4kWfcO59r2mq3A ose kliko në Fotografi Redaksia e revistës Shkëndijat uron kolektivin e Shkollës fillore“Bedri Elezaga“në Katërkollë,me rastin e Ditës... Vazhdo
Me 15-16.prill ne Ulqin spektakeli,Ring Song & Dance Contest
“Ring Song & Dance Contest” eshte nje spektakel shume i qelluar dhe i udhehequr profesionalisht nga koreografi ynë i njohur Musa Hoxha! Kandidatet jane shume serioz dhe mund të themë se do të jetë nje spektakel ne nivel shumë të lart. Sidoqoftë, them se ky spektakël i përmasave rajonale, i  konceptuar si një maratonë artistike, si një paradë e talenteve të reja, meriton mbështetjen, inkurajimin dhe vlerësimin nga popullata lokale. Arsyet janë të shumta: Së pari dhe mbi të gjitha Musa Hoxha, dhe i gjithë... Vazhdo
Kumtesë për media të Këshillit Nacional të Shqiptarëve në Malin e Zi
KËSHILLI NACIONAL I SHQIPTARËVE NË MALIN E ZI NACIONALNI SAVJET ALBANACA U CRNOJ GORI ALBANIAN  NATIONAL COUNCIL IN MONTENEGRO Nr.  53/2011 Ulqin, më 26 mars 2011   Kumtesë për media Këshilli Nacional i Shqiptarëve dhe OJQ ”PAX, të shtunën, më 26. 3. 2011 në Ulqin, në organizim të përbashkët, mbajtën Tryezë të rrumbullakët  më temën ”Rëndësia e Regjistrimit të Popullsisë për Realizimin e të Drejtave Nacionale”. Në saj të diskutimit konstruktiv dhe të argumentuar të pjesëmarrësve u prunë... Vazhdo
Letërsia shqiptare në Mal të Zi – Thesar i pasur kulturor
Natyrisht se letërsia shqiptare, gjatë zhvillimit të vet pesëshekullor, krijoi identitetin e vet artistik, duke përforcuar vlerat e veta konstante dhe të gjitha transformimet e veta shumëdimensionale. Me kalimin e kohës, karakteristikat e saj strukturore u ndryshuan, pothuajse sikur në të gjitha letërsitë europiane, qoftë si ndodhi të brendshme letrare, qoftë në raportme kontekstet joletrare. Në Malin e Zi, në viset ku jetojnë shqiptarët, u lindën krijues të një rëndësie të madhe në letërsinë dhe kulturën... Vazhdo

Page 12 of 17« First...1011121314...Last »