mesida lleshi

Mesida : Arjoni pëlqen Zhuljetën!
03/03/09 22:15 Mesida shprehet me Ardjanin në lidhje me hyrjen e saj në shtëpi. Ajo thotë që e ka pak të vështirë për faktin që ka hyrë në një moment kur të gjithë e kanë njohur njëri-tjetrin. Ajo vazhdon se po të kishte hyrë dhe ajo që në fillim do kishte qënë ndryshe,do kishte qënë më e hapur. Adi i thotë se kjo gjë ndodh për arsye se brenda në shtëpi kanë hyrë persona me karaktere të ndryshme. Mesida e aprovon dhe shton faktin se ndoshta ajo ne jetën e përditshme nuk do i kishte njohur ndonjëherë... Vazhdo
Mesida sërish e para!
03/03/09 09:30 Një tjetër mëngjes e ka gjetur Mesidën të zgjuarën e parë nga vajzat e shtëpisë. Në ndryshim nga dita e kaluar, ajo është marrë edhe me sistemimin e sallonit, të lënë rrëmujë nga loja e djeshme. Më pas ka dalë në oborr, ku ka pritur e vetme, qetësisht, zgjimin e banorëve të tjerë.  Vazhdo
Mesida zgjohet e para
01/03/09 10:00 Në mëngjesin e saj të parë në shtëpinë e Big Brother, Mesida ka qenë e para, nga vajzat, që është zgjuar. Ajo ka biseduar në oborr me Adin e më pas me Bjordin, ka kërcyer me këngët e Bon Jovit, e më pas, së bashku me Bjordin me këngët e Michael Jackson. Ajo e ka vazhduar paraditen duke folur e biseduar me banorët e shtëpisë.  Vazhdo
Mesida Lleshi : Banorja e re e shtëpisë
01/03/09 23:15 Ajo nuk ka hyrë nga dera sit ë gjithë banorët e tjerë, duke u prezantuar si një konkurente e re e Big Brother, por si veterinerja që do të jepte vendimin nëse banorët e kishin kaluar apo jo provën e javës. Më pas, Mesida është “zbuluar”nga Arbana, që ua ka prezantuar atë banorëve të tjerë, si konkurenten e tyre. Qetsori dhe disa prej banorëve të tjerë kanë thënë se e kishin kuptuar. Menjëherë pas kësaj ata kanë vrapuar ta përqafojnë.  Vazhdo
Mesida Lleshi : Big Brother Albania 2 Profili
Mosha: 25 vjec Vendlindja: Tiranë Vendbanimi: Tiranë Gjendja civile: Beqare Arsimi: I lartë Profesioni: Pa punë Hobi: Gjuhët e huaja Do të hyjë në Big Brother sepse: pëlqen aventurën Karakteristika: Mesida është kthyer prej pak muajsh në Shqipëri. Ajo u largua për në Suedi që në moshën 5 vjece. Ka studiuar për gjuhë të huaja dhe Juridik. Vendosi të kthehej e të krijojë një jetë në Shqipëri pas pushimeve të verës. I pëlqen shumë të kërcejë, madje, sipas Mesidës, arsyeja për të cilën del me shoqërinë... Vazhdo