Mirjeta Nika

Albion Duraku, garuesi më i mirë i Turneut
Turneu internacional i karatesë KK “Ulqini” fitoi gjithsej 49 medalje: 13 të arta, 12 të argjendta, 24 të bronzta dhe dy kupa – një për garuesin më të mirë dhe një për vendin e dytë në renditjen e përgjithshme. Blerta Tahiri, Albion Duraku dhe Antigona Rama fituan nga dy medalje të arta. Trajnerët e KK “Ulqini”-t ankohen për referimin tendencioz. Klubi i Karatesë “Ulqini” arriti të renditet në vendin e dytë në renditjen e përgjithshme, menjëherë pas KK “Buduqnost”... Vazhdo
Në Turneun e Karatesë në Gostivar Klubi i Karatesë “Ulqini” u kurorëzua me 35 medalje dhe 7 kupa
Në këtë turne u dalluan dy ekipet e kadetëve të djemve dhe vajzave të KK “Ulqini”, të cilët u kurorëzuan me medalje të artë në kata ekipore. Posaçërisht u veçua ekipi i djemve, i cili me punën e shkëlqyer tërhoqi vëmendjen e të gjithë të pranishmëve në sallë duke i duartrokitur fort. Të shtunën në Gostivar u mbajt Turneu VII Ndërkombëtar i Karatesë “Kupa e Gostivarit 2008”. Turneu u organizua nga klubi vendas i karatesë “Fati”, në bashkëpunim me Federatën e Karatesë... Vazhdo