Monika Stafa

Monika Stafa: Në MALIN E ZI – Në vendin e manastireve
Një rrëfenjë e mirënjohur malazeze bën fjalë për optimizmin e krajl Nikollës, mbretit të fundmë të Malit të Zi, para se të gëlltitej në Jugosllavinë e parë, brenda së cilës humbi dhe emrin: Sa të ketë bjeshkë dhe dhi, ky vend nuk do të mposhtet! Si të gjitha rrëfenjat, edhe ajo e krajl Nikollës, nuk ka pasur nevojë të argumentohet. “Mali i Zi dhe Malet”, siç quhej dikur në histori, rron prej maleve. Kjo të vjen në mendje duke përshkuar bregdetin e Malit të Zi, prej Ulqinit me emër ilir deri në Hercegnov... Vazhdo

September 10, 2012  :: Ngjarjet - Events :: Comments Off on Monika Stafa: Në MALIN E ZI – Në vendin e manastireve
Tags:

Promovim dinjitoz: E vërteta për qytetin e vjetër të Shasit
Më datë 22 maj 2009, në Ulqin u bë promovimi i librit “Shasi i lashtë, monument i kulturës”, një libër me kumtesa të studiuesve të njohur nga arkeologjia shqiptare e ajo malazeze. Ishte ky një promovim sa i rëndësishëm aq edhe kuptimplotë për vet kohën në të cilën u publikua. Një auditor i përbërë nga intelektualë të shquar të komunitetit shqiptar, në sallën e hotelit “Mediteran” patën rastin të dëgjojnë fjalët e thëna për rëndësinë e këtij libri si një nga veprat më të mira deri më sot,... Vazhdo
Në Shas ka gjurmë të një kulture parahistorike të shekullit të gjashtë
Në ulqin u mbajt sesioni shkencor Gjatë këtij sesioni u verifikuan të dhënat e deritanishme për jetën e qytetit, u plotësuan dhe u saktësuan këto të dhëna dhe u bë një mbulim me burime të të gjitha llojeve për të gjitha periudhat e këtij qyteti. Gjëja më e rëndësishme është që u verifikua kalendari i lindjes dhe i zhvillimit të qytetit të Shasit. U ndryshua përfytyrimi i deritanishëm për kohën kur lindi, u zhvillua dhe u shua ky qytet. U relativizuan disa pohime të cilat nuk kanë pasur një mbështetje... Vazhdo