Muslim Llolla

Filmi dokumentar Ana e Malit thesar që nuk shuhet të autorit Nexhmedin Avdiu
“Ah, si nuk zgjati me shumë” – me këto fjalë gazetari dhe shkrimtari Haxhi Shabani e përshkroi filmin dokumentar “Ana e Malit thesar që nuk shuhet“ të autorit Nexhmedin Avdiu. Me këto fjalë mund të përshkruhet edhe e gjithë mbrëmja e promovimit të këtij dokumentari që u shfaq këtë të shtunë në Qendren për kulture në Ulqin. Për të ditur se ku do shkojmë – duhet të dimë se ku kemi qenë. Me pak fjalë ky është edhe mesazhi që autori i këtij dokumentari dëshiron të transmetoj të shikuesi i sotëm... Vazhdo
Në Turneun e Karatesë në Gostivar Klubi i Karatesë “Ulqini” u kurorëzua me 35 medalje dhe 7 kupa
Në këtë turne u dalluan dy ekipet e kadetëve të djemve dhe vajzave të KK “Ulqini”, të cilët u kurorëzuan me medalje të artë në kata ekipore. Posaçërisht u veçua ekipi i djemve, i cili me punën e shkëlqyer tërhoqi vëmendjen e të gjithë të pranishmëve në sallë duke i duartrokitur fort. Të shtunën në Gostivar u mbajt Turneu VII Ndërkombëtar i Karatesë “Kupa e Gostivarit 2008”. Turneu u organizua nga klubi vendas i karatesë “Fati”, në bashkëpunim me Federatën e Karatesë... Vazhdo