serbi

Cungu/Dinosha: S’kemi pasur përfaqësues në themelimin e Listës për Shqipërinë Natyrale
Ulqin/Podgoricë, 13 nëntor –  Liderët e dy partive shqiptare në Malin e Zi kanë mohuar të kenë pasur ndonjë përfaqësues të vetin në themelimin e Listës për Shqipërinë Natyrale së Koço Danajt. Në një prononcim të shtunën, për KosovaLive kryetari i Forcës së Re Demokratike, partisë më të madhe të shqiptarëve në Ulqin, Nazif Cungu, ka deklaruar se askush nga përfaqësuesit tanë nuk ka qenë në Tiranë në aktin e themelimit të Listës për Shqipërinë Natyrale, që e përfaqëson Koço Danajn, të... Vazhdo
Dëbohet ambasadorja malazeze në Serbi
Serbia dëbon ambasadorin malazez në Beograd, pas njohjes që Podgorica i bëri pavarësisë së Kosovës. Ambasadorja malezeze, Anka Vojvodic, deklaroi se ishte njoftuar se duhet të largohej brenda 48 orësh. “Kjo nuk është një lëvizje diplomatike e mirë”, u shpreh Vojvodic. Ndërsa shefi i diplomacisë serbe, Vuk Jeremic deklaroi për radio B92 se Podgorica e njohu pavarësinë e Kosovës, vetëm një ditë pas miratimit të rezolutës në OKB. Burimi / Top Channel http://shqiphost.top-channel.tv/18754796/flv/kronika/beogradmalizi.flv  Vazhdo

October 10, 2008  :: Politika, Shtypi / Mediji :: Comments Off on Dëbohet ambasadorja malazeze në Serbi
Tags: , ,