Dinosha: S’ka kushtëzime nga Podgorica

January 12, 2009   | Politika

ferhat-dinoshaDinosha: Nuk ka kushtëzime nga Podgorica për hapjen e ambasadave në kryeqytetet përkatëse
Marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi janë shumë të mira dhe gjatë muajve të ardhshëm pritet hapja e ambasadave në kryeqytetet përkatëse. Kryetari Fatmir Sejdiu tha sot se nuk ka kushtëzime nga Podgorica për hapjen e ambasadave në kryeqytetet përkatëse. Ndërkohë, deputetë shqiptarë në Mal të Zi thanë se nuk i konsiderojnë si kushtëzime deklaratat e Vujanoviqit dhe se Podgorica është e interesuar për raporte të mira me Prishtinën. Prishtina dhe Podgorica zyrtare nuk pranojnë t’i cilësojnë si kushtëzime kërkesat e fundit të kryetarit të Malit të Zi, Filip Vujanoviq për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike dhe hapjen e ambasadës në Prishtinë. Kryetari Fatmir Sejdiu tha sot se nuk bëhet fjalë për kushtëzime. “Nuk ka kushtëzime. Ne jemi në raportet më të mira të mundshme”, – tha Sejdiu. Deputeti shqiptar në Mal të Zi Ferhat Dinosha ka thënë për “Radio Kosovën” se nuk bëhet fjalë për kushtëzime. Sipas tij, mungesa e angazhimit të vetë malazezëve në Kosovë duket se ka ndikuar që ata të mos fi gurojnë në Kushtetutë.
Infopress

1