Gjukanoviq: Marrëdhëniet Mal i Zi-Serbi, s’kane qene kurrë kaq të këqija
PODGORICE –Marrëdhëniet mes Serbisë dhe Malit të Zi janë ende të ngrira. Këtë e bëri të ditur deklarata më e fundit zyrtare nga Mali i Zi. Kryeministri malazez Milo Gjukanoviç vlerësoi se marrëdhëniet mes Malit të Zi dhe Serbisë janë në “nivel të ulët, të palejueshëm “. Sipas tij Beogradi deri tani nuk ka shprehur gatishmëri ta pranojë amabasdorin e ri malazez. Deklarata e Gjukanovic është bërë dje në faqen në internet të “Blic”.
“Përderisa Serbia nuk tregon se ambasadori i Malit të Zi është i mirëpritur, këtu nuk mund të lëvizë procedura për emërimin e tij”, deklaroi Gjukanoviç.
Ai shtoi se njohja e Kosovës nga ana e qeverisë së Malit të Zi dhe dëbimi i ambasadorit malazez nga Beogradi i kanë prishur marrëdhënet mes dy vendeve, të cilat ishin zbutur pas largimit të qeverisë së Vojisllav Koshtunicës.
Kryeministri malazez deklaroi se Podgorica dëshiron marrëdhënie të mira me Beogradin, por nuk mendon se Mali i Zi duhet ta lusë Serbinë që ta pranojë amabasadorin e tij.
(d.b/BalkanWeb)





