genci-nimanbegu_forca-e-re-demokratike

March 7, 2009   | 

Tënderuar kolegë dhe bashkëqytetar. Sot pranoj me nder e krenari detyrën që mëështë dhënë nga partia ime, Forca e Re Demokratike, të jem kandidati kryesor nëzgjedhjet parlamentare qe po afrojnë.

Unë këtë propozim nuk e konsiderojsi një privilegj, por si një përgjegjësi të madhe të cilën unë zotohem se do takryej me maksimumin e përkushtimit dhe këmbënguljes sime.

Partia Forca e Re Demokratike e kamarrë këtë vendim në mënyrë demokratike dhe duke respektuar me rigorozitetprocedurat dhe statutin e saj. Ky ështënjë vendim legjitim i organeve drejtuese te partisë që dëshmon se forca jonëpolitike qëndron në rendin e pare ndër partitë nacionale për sa i përket mënyrësë organizimit, standardeve të larta evropiane të administrimit dhe vizionit qëe ka dhe që përpiqet të vën në jetë.

Besoj se meritojbesimin e votuesve shqiptar dhe do dijë të jem një përfaqësues dinjitozë ipopullit tim në parlamentin e Malit të Zi, jo vetëm sepse kam përvojën dheekspertizën e duhur, por mbi të gjitha sepse garoj me integritetin, energjitë emia dhe vullnetin tim të palëkundur për të ndryshuar dhe përmirësuar gjendjen egjithë shqiptarëve brenda Malit të Zi.

Gjithashtu jampërfaqësues i një force politike të re, që sjell një frymë perëndimore dheevropiane në politikën shqiptare të Malit të Zi, i një forcë të pastër, që skabërë kompromis me interesat popullsisë shqiptare, që angazhohet në politikë jovetëm me kuadro të aftë dhe të dëshmuar, që kanë suksese të larta dheintegritet profesional, por që konkurron me program politik të qartë, vjen mepropozime, me një alternative realiste dhe të arritshme e jo me retorikë tëzbrazët.

Ne ofrojmë njëplatformë të mirëfilltë elektorale që synon të zgjidh problemet e popullsisëshqiptare dhe përmirësojë kushtet e këtij komuniteti duke jetësuar tek nepraktikat dhe parimet më të përparuara evropiane.

Këto zgjedhje parlamentare kanë një rëndësi tëveçantë pasi që japin një mundësi për t’i dhënë fund gjendjes së dëshpëruar tëderitanishme, braktisjes së trojeve tona, varfërisë, diskriminimit,korrupsionit, mungesës së shërbimeve publike dhe infrastrukturës.

Të nderuarbashkëqytetar mos e humbni rastin që ofrojnë këto zgjedhje por bëni zgjedhjen eduhur për të zgjidhur problemet tuaja.

Votoni përForcën e Re Demokratike. Sepse tani radhën për të marrë në dorë fatet ekomunitetit shqiptar në Mal të Zi e ka brezi i ri.

Ulqin 26 shkurt2009.

Genci Nimanbegu