Shoqata Atdhetare “Kraja” nga Nju Jorku distancohet nga Levizja Atdheu na Bashkon

March 30, 2009   | Shoqëria / Društvo

atedheu-na-bashkonDuke u bazuar ne deklaratat e fundit të disa anëtarëve të kryesisë së Lëvizjes “Athdheu na Bashkon”, të bëra kundër subjektit të parë politik shqiptar në Mal të Zi – “Lidhjes Demokratike” në Mal të Zi dhe liderit të saj z.Mehmet Bardhi-t, Shoqata atdhetare “Kraja” në mbledhjen e mbajtur me 24 mars 2009 vendosi siç vijon.

  • 1. Shoqata atdhetare “Kraja” distancohet nga deklaratat e zotërinjve në fjalë , sepse kjo shoqatë i është bashkangjitur  Levizjes ne fjalë me qëllimin dhe deshirën që të gjithë së bashku të përkrahim aspiratet e shqiptareve ne trojete e veta  në Mal të Zi dhe të kontribojne ne zgjedhjen e drejtë të çeshtjes kombëre.
  • 2. Që nga sot Shoqata Atdhetare “Kraja” me seli ne New York  e ngrinë aktivitetin e vet në Levizjen “Atdheu na Bashkon” , duke pritur nga udheheqesit  e Lëvizjes sqarimet e duhura rreth deklaratave të fundit, të cilat demtojnë rëndë interesat kombëtare të shqipatareve në Mal të Zi.

Kryesia e shoqates atdhetare “Kraja”
Nju Jork, 24 mars 2009


MALESIA.ORG

1