Anija e Marinës e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, “USS Kla-kring FFG42”,

April 17, 2009   | Shtypi / Mediji

anija-e-marines-e-shteteve-te-bashkuara-te-amerikes-e2809cuss-kla-kring-ffg42e2809d

Flotëanija amerikan për 3 ditë qëndron në portin e Tivarit

Anija e Marinës e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, “USS Kla-kring FFG42”, nga 13 deri më 16 të këtij muaji do të qëndrojë në Portin e Tivarit, në kuadër të partneritetit ushtarak amerikano-malazias. Gjatë kësaj kohe komandanti i anijes Scott Smith dhe 200 anëtarët e ekuipazhit, do të takohen me kolegët e Marinës së Ushtrisë së Malit të Zi dhe do të marrin pjesë së bashku me anëtarët e komuniteteve lokale në disa veprimtari shoqërore, në Tivar e Ulqin. Sipas agjendës së vizitës, Malin e Zi nesër do ta vizitojë edhe komandanti i Forcave të Bashkuara të NATO-s dhe komandanti i Forcave Detare në Amerikë dhe Afrikë, admirali Mark Fitzgerald. Bëhet e ditur se anija amerikane nesër do të jetë mikpritëse e zyrtarëve më të lartë malazias dhe të ambasadorit amerikan në Mal të Zi, Roderik Mur.

Bota Sot