Kumtesë për opinion i SHKA “ZANA” për 15 Vjetorin e Shoqatës Kulturo Artistike “Zana”

April 21, 2010   | Kulturë / Kultura

SHKA_ZANA_Rexhep Abazi_10Me rastin e këtijë 15 vjetorit Shoqata Kulturo Artistike „Zana“ organizon manifestimi madh solemn ne shtepin e Kulturës ne Ulqin me 29.04.2010. ne ora 20.00.

Nr. 01/2010

Në  pranverë të vitit 1995 në Ulqin është themeluar Shoqata kulturoro-artistike “ZANA”. Ajo lindi si rezultat i dashurisë dhe nevojës për ta ruajtur dhe kultivuar kulturën dhe traditën ulqinake dhe shqiptare.

ZANA në këtë periudhë 15-vjeçare ka dhanë me dhjetëra koncerte në Ulqin dhe jashtë vendit. Shfaqi programin vet në festivale e në manifestime të ndryshme muzikore në Tiranë, Preshevë, Sarajevë, Prishtinë, Elbasan …

Kjo shoqatë denjësisht ia trego të gjithëve fytyrën e bukur të Ulqinit!

ZANA ishte iniciues i shumë aktiviteteve. U organizuan manifestimet popullore “Të gjith për turizëm” me qëllim të përgatitjes sa më të mirë të qytetit për sezonin turistik. Mijëra qytetarë dhe me dhjetëra shoqata, këngëtarë dhe kllapa morrën pjesë në pastrimin e qytetit dhe Anës së Malit, në programin kulturoro-artistikë dhe në karneval.

Në  fund të viteve të 90, ZANA për shkak luftës në Kosovë, praktikisht i ndërpreu aktivitetet festive. Aktivistet e saj themeluan Shoqatën humanitare “Drita”, e cila ndihmoi dhe strehoi mijëra kosovar të dëbuar nga trojet e tyre. Menjëherë pas çlirimit të Kosovës ZANA, në Teatrin kombëtar në Prishtinë, japi një koncert solistik.

Jemi të bindur që çdo gjë ishte në këto 15 vite më e bukur me ZANËN. Jemi të bindur se këto 15 vite me Zanën çdo gjë u bë më e bukur.

Prandaj, ZANA në të ardhmen edhe më shumë do të  angazhohet që tradita jonë shekullore të ruhet, të  kultivohet dhe të pasurohet me dashuri si gurë themel dhe shenjë i identitetit tonë qytetar dhe kombëtar.

Me rastin e këtijë 15 vjetorit Shoqata Kulturo Artistike „Zana“ organizon manifestimi madh solemn ne shtepin e Kulturës ne Ulqin me 29.04.2010. ne ora 20.00.


Në Ulqin, 21. prill 2010

Kryetari i SHKA “ZANA”

Munib Abazi