Grupi joformal Mediation përfundoi projektin – Zgjidhja paqësore e konfliktit – Mediacioni shkollor – Video
Shkollat fituan mediatorët e rinj Gjatë realizimit të projektit, grupet e përfshira janë njohur me ndërmjetësimin si teknikë e zgjidhjes së konfliktit, me hapat e tij, teknikat e komunikimit pozitiv si dhe me një sërë temash që kanë të bëjnë me të. Grupi joformal „Mediation“ nga Ulqini perfundoi projektin “Zgjidhja paqesore e konfliktit – Mediacioni shkollor“. Projekti i realizuar me ndihmen e Fondit per Qytetaret Aktive “Fakt” ka zgjatur disa muaj dhe eshte zhvilluar kryesisht ne Shkollen fillore “Mareshali Tito”, fale mbeshtetjes se drejtuesve te kesaj shkolle per shfrytezimin e ambienteve te saj dhe mjeteve te punes. Ne projekt kane qene te perfshire dy grupe nxenesish nga shkollat fillore “Mareshali Tito” dhe “Boshko Strugar”, nje grup i arsimtareve nga shkollat e qytetit dhe grupi i prinderve te interesuar. Gjate realizimit te projektit, grupet jane njohur me ndermjetesimin si teknike e zgjidhjes se konfliktit, me hapat e tij, teknikat e komunikimit pozitiv si dhe me një sere temash qe kane te bejne me te. Pas fazes se pare te trajnimit baze, grupi joformal ka realizuar performancen ne rruge me moton “ Thuaj JO dhunes”, ku nxenesit kane shperndare pamflete, ne gjuhen shqipe dhe ate malazeze, me informacionet themelore mbi mediacionin shkollor. Ne perfundim te projektit, ne shkollat fillore “Mareshali Tito” dhe “Boshko Strugar” eshte shfaqur pjesa “Mediacioni in”. Grupet e nxenesve po ashtu kane performuar nje pjese teatrale ne te dy gjuhet, ku shfaqen problemet e perditshme ne shkolle dhe menyra e zgjidhjes se tyre me ane te ndermjetesimit. Si rezultat i realizimit te ketij projekti, shkollat kane fituar mediatoret e vegjel.
MEDIATION – ULQIN 2010 Facebook
Kohapress
GRUPI JOFORMAL “MEDIATION” PO REALIZON PROJEKTIN
“ZGJIDHJA PAQËSORE E KONFLIKTIT —
MEDIACIONI”
Mediacioni, metodë paqësore për zgji dhjen e konflikteve
Grupi joformal “Mediation” ka filluar realizimin e projektit qe ka ne fokus zgjidhjen paqesore
te konflikteve nepermjet mediacionit. Projekti i cili realizohet nga anetaret e ketij grupi, Vesna
Popov, mesimdhenese e mesimit klasor, Rita Zadrima — mesimdhenese e gjuhes angleze dhe
Ardita Kovaci, psikologe ne Shkollen fillore “Mareshali Tito”, mbeshtetet financiarisht nga
Fondi per Qytetaret Aktive — Fakt nga Podgorica.
Projekti ka ne fokus arsimtaret e shkollave fillore te komunes se Ulqinit, nxenesit e klaseve
te shtata, prinderit, perfaqesuesit e kesaj komune dhe te Qendres per Pune Sociale, si dhe
policine lokale.
Qellimi i projektit, sipas koordinatoreve te grupit “Mediation”, eshte qe t’i edukoje nxenesit,
mesimdhenesit, prinderit dhe bashkesine e gjere lokale se mediacioni ndikon ne menyre
parandaluese dhe i qaset problemit ne menyre te hapur dhe konstruktive. Ai po ashtu ndihmon
ne komunikimin pozitiv, respektimin e individualitetit te tjetrit, ndertimin e raporteve
demokratike njerezore dhe i vetedijeson nxenesit qe ne moshe te re per ekzistencen e diversitetit
dhe pranimin e ketij fakti si pasuri e jo si pengese ne zhvillimin e tyre. Mediacioni e rrit
gjithashtu nivelin e pergjegjesise qytetare dhe zgjeron horizontin e perceptimit te pergjegjesise
per veprimet e veta.
Ne kuader te ketij projekti qe nga fillimi i majit ne Shkollen fillore “Mareshali Tito” po mbahet
seminari me temen “Zgjidhja paqesore e konfliktit — Mediacioni”.
Njera nga koordinatoret e ketij projekti, Rita Zadrima, thote se iniciativa per realizimin e tij
ka nisur si rezultat i bashkepunimeve te shumta me koleget e arsimit ne rajon dhe me gjere,
si dhe nevojes qe konflikteve te perditshme ne shkolle t’u qasemi ne nje forme tjeter.
“Vleresimi i mediacionit si teknike e suksesshme e zgjidhjes se konfliktit vjen edhe nga ana
e Ministrise se Arsimit dhe Shkences e cila e ka perfshire ate ne Ligjin per arsim. Mediacioni
apo ndermjetesimi si teknike e zgjidhjes se konfliktit ne menyre paqesore eshte proces i cili
kalon neper disa etapa dhe i cili ju ndihmon paleve te konfliktuara qe te arrijne zgjidhjen me
ndihmen e personit te trete neutral — mediatorit. Baza e mediacionit eshte zgjidhja jo e dhunshme,
konstruktive e konfliktit si dhe favorizimi i vlerave demokratike. Ne mediacion, zgjidhja
perfundimtare eshte pergjegjesi e paleve te konfliktuara”, shprehet ajo.
Koordinatorja tjeter e projektit, Ardita Kovaci, thote se “nga perditeshmeria ne shkolle jemi
deshmitare te shume mosmarreveshjeve, konflikteve, te cilat shpesh paraqiten ndermjet
nxenesve, nxenesve dhe mesimdhenesve, mesimdhenesve dhe prinderve, prinderve dhe
nxenesve, prinderve dhe drejtorise etj.”
“Organi pergjegjes ne shkolle evidenton 3-5 raste ne muaj, ku si shkak eshte jotoleranca,
paragjykimet e ndryshme, nenvleresimi i deshirave dhe nevojave te tjetrit, dezinformimi per
nje ceshtje te caktuar, etj. Ndikimi i ketyre konflikteve ka pasoja edhe ne komunitetin ku jetojme,
prandaj shpesh ndodh qe ne to te perfshihet nje mase me e gjere njerezish”, thekson ajo.
Ne vazhdim te projektit parashikohet qe ne ambient te hapur te realizohet aksioni ku nxenesit
dhe koordinatoret e projektit do te percjellin mesazhin “Thuaj JO dhunes” edhe te komuniteti
i gjere lokal duke shperndare fletushka informative mbi mediacionin.
MEDIATION – ULQIN 2010 Facebook




















