Taekwondo Ulqini fiton kupën e vendit të dytë në turneun “Theranda open 2011”
Të shtunen me datë 01.10.2011 në Suharekë u mbajt turneu ndërkombëtar “Theranda open 2011”
Në këtë turne u paraqiten 4 shtete Kroacia, Mali i Zi, Shqipëria dhe Kosova, 14 klube me rreth 200 garues.
Klubi i Taekwondo-së Ulqini në këtë turne u paraqitë me 18 garues, ndërsa suksesi i klubit të Taekwondo-së Ulqini nuk mungojë as në këtë turne i cili arrinë të fitojë gjithsejtë 17 medalje prej tyre 7 medalje të arta, 10 të argjendëta. Nga klubi i Taekwondo-së Ulqini garuesi Mersudin Kurti shpallet garuesi më i mirë i turneut në kategorinë e kadetëve i cili konkuroj në dy kategori në atë të kadetëve dhe të juniorëve dhe shpërblehet me medalje të artë në kategorinë e kadetëve ndërsa në kategorinë e juniorëve fiton medaljen e argjendë si dhe shpërblehet me një kup.
Me medalje të artë në këtë turne fituan:
1. Mersudin Kurti
2. Sulejman Murati
3. Allmedin Suka
4. Medina Kanqi
5. Nuri Kanaqi
6. Rinor Jahja
7. Edina Kraja
Me medalje të argjendë u shpërblyen garuesit:
1. Amir Suka
2. Levent Murati
3. Amina Kanaqi
4. Ramazan Jahja
5. Izedin Kurti
6. Amir Suka
7. Esad Kraja
8. Ilderina Ukoshata
9. Rrezarta Hysa
Kryetrajneri Fikret Dushku për këtë rezultat shprehet: Kjo përbën edhe një sukses të lartë të klubit të taekwondo-së Ulqini në arenën ndërkombëtare, mendoj se jemi në një rrugë të vazhdueshme të sukseseve pa ndërprerje. Garuesit tanë treguan kvalitet të lartë dhe me dinjitet përfaqsuam qytetin e Ulqinit si sportista ndërkombëtarë. Përsonalisht iu uroj suksese garuesve tanë , njikohëshisht falenderoj prindërit e garuesve të cilët bënë të pamundërën që të marrim pjesë në këtë turne si dhe sponsorin Tapacir kurti poshtu i përshendesim të gjithë fansat tanë si dhe ata që na përkrahin në sukseset tona, ju faleminderit të gjithve.
Shërbimi informativ i Taekowndo-së Ulqini.