Elektro-Distribucioni i Ulqinit_picnik

December 7, 2011   | 

I tërë rajoni i Komunës së Ulqinit duke përfshirë qytetin dhe fshatrat kanë mbetur pa energji elektrike që nga orët e hershme të mëngjesit 01:00 e deri rreth orës 9:30 të mëngjesit dhe prej orës 18:30 deri në orën 21 e mbrëmjes njofton Ulqini Online.

Mungesa e rrymës ka çrregulluar jetën e qytetarëve dhe ka krijuar vështirësi, sidomos në institucione. Gjeneratorët kanë ushtuar tërë ditën në qytet. Siç mësohet problemi ishte tek djegja e trafos qendrore të qytetit, gjë që u përsërit edhe në orët e mbrëmjes.

Ankimet e juaja mundeni ti dërgoni në telefonat kujdestar 030 412 112 (00-24h) & 067 250 534 (00-24h).