Koreodrama-Kalendari-i-historis-se-Ulqinit_ZANA

December 2, 2012   | 

Por kështu nuk nis koreodrama “Kalendari” e trupës nga Ulqini duke çfaqur për festat e nëntorit në Ulqin,Prishtin dhe Tiran. Pjesa e parë e saj është e hareshme, e flet për një periudhë kur për shqiptarët nuk ka pasur kufij.
Pjesëtarët e ansamblit “Zana” dhe ata të shkollës së vallëzimit modern “Porta di Danza” kanë veshur veshje kombëtare nga të gjitha viset shqiptare. E lëvizjet e tyre i kanë përcjellë tinguj të folklorit shqiptar. Në prapavijë qëndron Kalaja e Ulqinit në njërën anë, e një shqiponjë gjigante si e flamurit në anën tjetër, vepër e skenografit Agron Ujkashi. Pjesa e parë sjell harmoni midis shqiptarëve. Tingujt e muzikës përcjellin trishtim, teksa shqiponja ndahet përgjysmë për të mos u rikthyer deri në epilogun e saj. Ajo kthehet në pjesën e tretë, që rikthen heqjen e kufirit mes Shqipërisë dhe ish-Jugosllavisë. Në mes të saj është numri 100, për të treguar se kjo është dhurata që Ulqini i ka bërë jubileut të madh të shtetësisë së Shqipërisë. E gjithë ngjarja rrëfehet përmes historisë së një familjeje. Nënë e bijë mbesin në Shkodër, e babë e bir në Ulqin.
Nëper mes kësaj video inçizimi ju dëshirojm shikim të këndëshem.