Ulqini në Panairin e Turizmit në Moskë MITT – 2013

March 22, 2013   | 

Moskva MITT (20 – 23.03.13)

Ne panairin internacional qe po mbahet ne Moskve prej 20 deri me 23 mars, Organizata Turistike e Ulqinit eshte duke marre pjese ne kuader te banakut te Organizates Nacionale Turistike si dhe ne bashkepunim me Organizatat lokale te Malit te Zi. MITT eshte njeri prej panaireve me te rendesishme turistike ku marrin pjese rreth 3000 kompani prej 180 destinacioneve te ndryshme, gje qe verteton faktin qe ky eshte vendi i duhur kur eshte ne pyetje industria turistike dhe paraqet nje shanse ideale per te prezentuar oferten turistike. Delegacioni Malazias udhehiqet nga Ministri i turizmit Branimir Gvozdenoviq i cili me ftesen e ministrit te kultures se Rusises Vladimir Medinsko diten e pare te panairit ka marre pjese ne samitin e pare te ministrave te turizmit ne Moskve, ku kane marre pjese shume perfaqesues te njohur te turizmit. Ne banakun e ONT eshte organizuar edhe takimi me turoperatere dhe agjensi turistike ku eshte folur per mundesine e zhvillimit te nje bashkepunimi me te gjere ne kete treg.

Organizata Turistike e Ulqinit ka prezentuar qytetin si nje destinacion turistike shume atraktiv per pushim aktiv, ndersa prej afaristeve nga Komuna e Ulqinit jane prezent edhe Rivijera e Ulqinit, hoteli Pallata Venezia si dhe vila Eneida, te cilet gjate ketyre diteve do te kene kontakte me partnere te shumte dhe me klijente te interesuar.

Turistet nga Rusia jane te shumte ne qytetin tone, dhe sipas te dhenave statistikore Ulqinin ne vitin 2012 e kane vizituar gjithsejt 6.341 turiste nga Rusia te cilet kane realizuar 42.249 fjetje.

Ky panair do te zgjase deri me daten 23 mars dhe deri ne fund priten rreth 100.000 vizitues.

Sherbimi i Organizates Turistike