Organizata Turistike e Ulqinit ne Sarajeve.1

March 28, 2013   | 

Panairi në Sarajevë 27.03.2013

Në panairin ndërkombëtar të 36 i cili mbahet në kuader të manifestimit Ditët e turizmit në Sarajevë prej datës 27 deri me 29.03.2013, Organizata Turistike e Ulqinit eshte duke marre pjese në bashkëpunim me organizatat lokale bregdetare të Herceg Novit dhe Tivatit si dhe me organizatat lokale nga veriu i Malit të Zi. Prezentimin e përbashkët të organizatave lokale e ka perkrahur një numër i madh i afaristëve si me ane të materijaleve promovuese por edhe me prezencen e tyre. Prej afaristëve ofertën e vet turistike kanë vendosur ta prezentojne Htp Plazhi i madh, hoteli Mediteran, agjensia turistike IN Montenegro Travel, Institucioni i Igalos si dhe hoteli Hungest Sun Resort nga Herceg Novi. Duhet përmendur që ditën e parë banakun tone e ka vizituar edhe drejtori i Organizates Nacionale Turistike në Sarajevë Faruk Çaluk.

Diten e pare vizita ka qene shume e mire dhe banakun tone te perbashket e kane vizituar shume agjensi turistike qe kane shprehur kenaqesine dhe gatishmerine te bashkepunojne me afaristet nga qyteti yne.

Me qëllim të një promovimi më kvalitativ dhe për të njohur publikun boshnjak me të rejat e ofertës turistike të Malit të Zi, ditën e dytë kane qene prezente medijat më të njohur të Bosnës sic jane TV kantoni i Sarajeves, TV Vogoshqa, radio Dnevni Avaz etj, ku eshte bere një shoqërim me gazetarë me prezentimin tradicional të verërave dhe specijaliteteve malazeze. Organizata Turistike e Ulqinit e ka prezantuar qytetin si një destinacion turistik atraktiv per pushim aktiv dhe meqenëse viteve te fundit numri i turistëve nga Bosna dhe Hercegovina është shumë i madh, tregu i Bosnes është shumë i rëndesishëm për ne kështu që planifikohet edhe pjesëmarrja në panairin e Lukavcit (Kantoni i Tuzlës) i cili është njëri ndër panairet më të rëndesishëm në Bosnë i cili do të mbahet prej 9 deri me 11 maj të këtij viti.

Ky panair ka vertetuar interesimin e madh te turisteve nga Bosna per Ulqinin dhe ata kane shprehur deshiren qe edhe kete vit pushimet e tyre ti kalojne ne qytetin tone.

Sipas të dhënave statistikore gjatë vitit 2012 qytetin tonë e kanë vizituar 7.240 turistë nga Bosna të cilët kanë realizuar 61.385 fjetje, mirepo pritet qe ky numer kete vit te jete edhe me i madh.

Shërbimi i Organizatës Turistike