Big Brother Albania 2 Live

Debati mes Qetsorit dhe Adelës
03/05/09 13:45 Qetsori ngacmon me shaka Adelën duke i vënë në dukje se nëse do te jenë bashkë me Bjordin do ti kalojnë pushimet verore shumë këndshëm. Ngacmimet vazhdojnë si nga ana e Qetsorit ashtu edhe Arit të cilët qeshin me ironi dhe mundohen të përfshijnë edhe Bjordin në lojë, por ai qëndron ftohtë, dhe me seriozitetin e tij tregon që nuk i pëlqen biseda e nisur. Ari hedh idene se do hapin baste mbi kohëzgjatjen e lidhjes së Adelës me Bjordin deri në gusht ose më gjatë, madje ato nuk ngurrojnë të vendosin... Vazhdo
Adelajda : Ngacmime mbi lidhjet
03/05/09 13:00 Ashtu të mbledhur në sallon fillojnë ngacmimet mbi lidhjet. Adela tregon në një farë mënyre xhelozinë e saj ndaj Bjordit. Ajo thotë se nuk do ti vinte aspak mirë nëse do te merrte vesh ndonjë lidhje të Bjordit jashtë. Anjeza, Moza dhe Adi e ngacmojnë duke i thenë se tashmë fotografia e Bjordit mund të jetë nëpër muret e gjimnazisteve. Për Adin Adela me Bjordin e kanë treguar që duhen. Adela thotë që për ta humbur një njeri është kollaj, por për ta mbajtur gjithmonë me vehte është e vështirë,... Vazhdo
Moza: Nuk e kuptoj përse
03/05/09 02:00 Moza, gjatë gjithë mbrëmjes, ka qëndruar e mërzitur për atë që i tha Arbana në lidhje me Polin. Arabana i tha se sic kishte ardhur Arjoni për Anjezën, ashtu kishin ftuar edhe atë të vinte nëse ajo do të dilte nga shtëpia këtë mbrëmje, por Poli nuk kishte ardhur. Moza, konfuze mbi ato që i tha Arbana shprehet se nuk e kupton këtë gjë. “Ai e di përse nuk erdhi”- përsërit ajo fjalët.  Vazhdo

May 5, 2009  :: Big Brother 2 Albania - Thashetheme :: Comments Off on Moza: Nuk e kuptoj përse
Tags: , , , , ,

Adelajda : Mendova se do dilja
03/05/09 01:50 Adi është i mërzitur që Moza ka dalë në nominim. Ai mendon se gabimi i tij qëndronte në nominimin e Mozës prej tij një javë më parë, kur në fakt duhej të nominonte Anjezën. Ai gjithashtu mendon se fakti që Anjeza ka imunitet këtë javë, ndikoi që ai sërish ta nominonte Mozën. Sipas tij, nëse nuk do të ishte kjo situatë, dy emrat e tij për nominim ishin Sori dhe Anjeza. Edhe Adela mendon se imuniteti i Anjezës, u prishi planet. Ajo shprehet se ndjehet e lodhur që cdo të shtunë është e nominuar.... Vazhdo
Moza: Adela mos u bëj si fëmijët
02/05/09 14:35 Mimoza dhe Adelajda duke qëndruar në kopësht diskutojnë se cfarë të veshin për natën e spetaklit. Adelajda i tregon Mimozës që ka një komplet bizhuterish që i ka vënë vetëm natën e parë kur hyri në “Big Brother”, dhe i merr mendim për t`i vënë dhe natën e sotme të spetaklit. Mimoza e aprovon, por Adelajda është supersticioze, dhe i thotë:-“Mos më sjellin ters, dhe po dal sonte, meqë i kam vënë natën kur hyra!” Mimoza i thotë që nuk duhet ta mendojë kështu, pasi nuk është në dorën... Vazhdo
Bjordi dhe Adela : Dasmë tradicionale shqiptare
02/05/09 01:00 Bjordi dhe Adela përgatisin darkën dhe gjatë kësaj kohe, Bjordi përmend dicka lidhur me martesën. Adela ia kthen me shaka se nuk ka ndërmend të martohet me të. Bjordi shprehet se do bëjnë një dasmë të madhe dhe jep disa variante se si mund ta bëjnë. Adela shprehet se dasma do të bëhet si gjithë dasmat shqiptare. Kjo i jep shkas një diskutimi mes tyre ku Adela i tregon Bjordit se si bëhen dasmat tradicionale shqiptare. Ajo fillon t’ia spjegojë dhe bën një hyrje shumë romantike, kur ai t’i propozojë... Vazhdo
Adelajda dhe Mimoza : Shpresoj të festoj ditëlindjen në BB
  02/05/09 17:50  Adelajda dhe Mimoza duke u marrë me sistemimin e rrobave, diskutojnë sërisht për daljen nga shtëpia. Mimoza thotë se shpreson që mos të dalë asnjëra prej tyre. Adelajda e aprovon duke shtuar :-“Shpresojmë të festojmë ditëlindjen tënde këtu!” Mimoza i thotë që dhe katër ditë e ndajnë nga ditëlindja e saj. Mimoza i thotë që do dëshironte shumë që ta festonte me banorët pasi do ia kalonin shumë bukur.  Vazhdo

May 5, 2009  :: Big Brother 2 Albania - Thashetheme :: Comments Off on Adelajda dhe Mimoza : Shpresoj të festoj ditëlindjen në BB
Tags: , , , , ,

Adi dhe Sori : I nominuar reagon keq
http://www.visit-ulcinj.com/blog/wp-content/uploads/2009/05/adisorikunderpergjijget.jpg03/05/09 01:10 Adi i kërkon Sorit të sqarohen për një fjalë të pamenduar mirë nga ana e këtij të fundit. Sori ia kthen se mënyra se si i kishte folur Adi, i ishte dukur tendencioze dhe kjo si rezultat i kushteve në të cilat ndodhet, ku cdo gjë mund t’i duket si e tillë. Adi i thotë se tek ai e ka vënë re shpesh këtë gjë; sa herë është në nominim do t’i kundërpërgjigjet keq. Sori justifikohet se ndoshta e përjeton keq nominimin,... Vazhdo

May 5, 2009  :: Big Brother 2 Albania - Thashetheme :: Comments Off on Adi dhe Sori : I nominuar reagon keq
Tags: , , , , ,

Ditë e vecantë për Adin
02/05/09 21:31 Sot për njërin prej konkurentëve është një ditë e vecantë. Është ditëlindja e nënës së Adit për të cilën ai ka folur shpesh dhe “Big Brother” ka vendosur të tregojë raportin e tyre duke i bërë një surprizë Adit. Banorët dalin në oborr ku ngrenë një dolli me rastin e ditëlindjes së mamasë së Adit, ndërkohë që atij vetë i kërkohet të kthehet në shtëpi dhe të ndjekë duke mbledhur një top akriliku për të parë se ku do ta cojë. Adi mbërrin në dhomën aziatike ku takohet me të... Vazhdo

May 5, 2009  :: Big Brother 2 Albania - Thashetheme :: Comments Off on Ditë e vecantë për Adin
Tags: , , ,

Ari: Më ka puthur Juna
30/04/09 23:40 Ari dhe Bjordi qëndrojnë në kopësht duke diskutuar për debatin me Junidës. Ai thotë që e tregon veten sikur është shumë më lart se banorët e tjerë. Ai shton:-“Më vjen zor të merrem me një femër, por sa më shumë e ngacmoja aq më shumë e tregonte veten!” Bjordi i thotë që ai në debat reagoi mirë, dhe me shenjën që ajo bëri duke nënkuptuar që ta mbyllë gojën tregonte që Ari e fitoi debatin. Arjani mendon që gjesti i saj ishte shumë ofendues. Ai thotë që nuk i pëlqen mënyra se si ajo... Vazhdo