Ferhat Dinosha

Alternativat shqiptare dhe opozita serbe
Të ndahet shapi nga sheqeri Njohja e Kosovës së Pavarur nga Ana e Qeverisë së Malit të Zi ka rentgenizuar më së miri skenën e këtushme politike dhe subjektet që e bëjnë atë. Duke ditur se Kosova në fundshekullin e shkuar dhe në fillim të këtij shekulli ka qenë kauza nr. 1 e shqiptarëve në Ballkan, reagimet e partive politike parlamentare ndaj vendimit të Qeverisë është pritur të heqin çdo iluzion se partitë shqiptare mund t`u sjellin ndonjë të mirë shqiptarëve duke bashkëpunuar me partitë opozitare serbe... Vazhdo

November 6, 2008  :: Politika :: Comments Off on Alternativat shqiptare dhe opozita serbe
Tags: , ,

Përfaqësuesi i UDSH-së në Selanik
Tubim ndërkombëtar për proceset rajonale Me ftesë të Projektit për Marrëdhënie Etnike, kryetari i UDSH-së, z. Ferhat Dinosha, ka qëndruar fundjavën e shkuar në Selanik të Greqisë, ku është mbajtur një tubim ndërkombëtar, me dy sesione: 1. Vendet e Rajonit dhe integrimet evropiane e euroatlantike dhe 2. Roli i lidershipit rajonal në këto procese. Në tubim morën pjesë politikanë të spikatur nga Shqipëria, Mali i Zi, Kosova, Serbia dhe BeH. Fakti se nga partitë shqiptare në Mal të Zi ishte ftuar vetëm z. Dinosha... Vazhdo

November 3, 2008  :: Shtypi / Mediji :: Comments Off on Përfaqësuesi i UDSH-së në Selanik
Tags: ,

Dinosha:Lojën e kujt e do media shqipe?
UDSH dhe përfaqësuesi i tij në Parlament janë përpjekur t`i krijojnë sadopak hapësirë Qeverisë së Malit të Zi për të marrë vendimin për njohjen e Kosovës së pavarur edhe kur të tjerët, qoftë përfaqësues politikë, qoftë gazetarë shqiptarë nuk e kanë përmendur këtë. Qysh në muajin prill, përfaqësuesi i UDSH-së ka thënë se është në interesin e Malit të Zi që të njohë Kosovën dhe se në këtë rrugë s`bën të ketë shumë vonesë. Ai e ka përsëritur këtë disa herë publikisht, duke e shtruar... Vazhdo

November 2, 2008  :: Politika :: Comments Off on Dinosha:Lojën e kujt e do media shqipe?
Tags:

Dinosha kritikon partitë shqiptare që bashkëpunojnë me opozitën malazeze
Kryetari i Unionit Demokratik të Shqiptarëve, Ferhat Dinosha, ka deklaruar të mërkurën se, partitë politike shqiptare që kanë bashkëpunuar me një pjesë të opozitës, që ka edhe parti proserbe kanë gabuar. Lideri i UDSH këtë e ka vlerësuar këtë si mungesë të eksperiencës politike. Dy parti nacionale shqiptare Alternativa Shqiptare dhe Forca e Re Demokratike, në zgjedhjet presidenciale të 6 majit, kanë përkrahur kandidatin e Lëvizjes për Ndryshime, Nebojsha Medojeviq, i cili ka kundërshtuar vendimin e Qeverisë... Vazhdo

October 30, 2008  :: Politika :: Komente (2)
Tags:

Reagim në komentin e z.F.Dinosha rreth këshillave nacionale të pakicave në Mal të Zi
Këshillat e Pakicave janë formuar në përputhje me ligjin A nuk është anomali që funksionarët e lartë të UDSH-së njëherit anëtarë të KNSH në bazë të automatizmit e injorojnë Këshillin me direktivë partiake duke përfshirë këtu edhe Ministrin i cili ka qenë drejtëpërdrejt i kyçur në formimin e Këshillit,a nuk është anomali që Kryetari i Komunës së Ulqinit si anëtar i Këshillit po ashtu me direktivë partiake nuk pranon në zyrën e tij që pesë muaj Kryetarin e KNSH në një takim pune për të folur... Vazhdo

October 24, 2008  :: Intervista / Intervju, Shtypi / Mediji :: Comments Off on Reagim në komentin e z.F.Dinosha rreth këshillave nacionale të pakicave në Mal të Zi
Tags: , , ,

Pozita e Shqiptarëve në Mal të Zi – Shiko Video
Sa i përket strategjisë për tu mënjanuar pengesat brendashqiptare në Mal të Zi, atëherë duhet thënë se, përveç unifikimit të faktorit politik shqiptar në Mal të Zi, rëndësi e posaçme i duhet kushtuar edhe krijimit të opinionit publik shqiptar rreth përqafimit të këtij ideali. Argumentet deklarative të veshura vetëm me patetizem patriotik nuk janë të mjaftueshme, sepse janë të çveshur nga fuqia e argumentit, e cila fuqi përveç konstatimit ofron edhe alternativen reale.E gjithë kjo pa përkrahje ndërkombëtare... Vazhdo

October 20, 2008  :: Rajoni / Region :: Comments Off on Pozita e Shqiptarëve në Mal të Zi – Shiko Video
Tags: , , , , , , ,

Dinosha:Mali i Zi njeh pavarësinë e kosovës
Vula Në vitin e shqiptarëve edhe 9 tetori do të hyjë ndër datat tona historike. Më 9 tetor 2008 “na u hap lajmi i vërtetë”. Qeveria e Malit të Zi ka njohur Kosovën e pavarur. Kjo i vë vulë epokës së orekseve serbe për dominim në Ballkan dhe hapë epokën e marrëdhënieve të reja në rajonin e trazuar të Europës Juglindore. Mali i Zi dëshmon kësisoji se është i gatshëm të kontribuojë për stabilitetin në Ballkan, për marrëdhënie të mira me të gjithë fqinjët dhe për përshpejtimin e integrimeve... Vazhdo

October 20, 2008  :: Anketë / Anketa, Shtypi / Mediji :: Comments Off on Dinosha:Mali i Zi njeh pavarësinë e kosovës
Tags: , ,

Ferhat Dinosha:Koha ka dëshmuar politikën e drejtë të UDSH-së (2)
Koha javore: E njihni, domethënë e pranoni Ju z. Dinosha si institucion Këshillin Nacional Shqiptar? F. Dinosha: Ne jemi angazhuar të parët për Këshillin Nacional të Shqiptarëve dhe natyrisht se prodhimi i bërë është de facto, diçka që ka ndodhur. Tjetër është se jemi të pakënaqur me kombinatorikën e cila ka pasuar. Por si institucion ne do ta njohim. Edhe nëse nuk marrim pjesë në këto kushte në Këshill, ne si institucion do ta njohim për arsye se e dimë se është i nevojshëm për shqiptarët. Koha javore:Ju... Vazhdo

October 12, 2008  :: Politika, Shtypi / Mediji :: Comments Off on Ferhat Dinosha:Koha ka dëshmuar politikën e drejtë të UDSH-së (2)
Tags: , , ,

Intervistë me kryetarin e UDSH-së Ferhat Dinosha
Koha ka dëshmuar politikën e drejtë të UDSH-së (1) Koha javore: Z. Dinosha, sa jeni të kënaqur me bashkëpunimin tuaj me PDS-në në nivelin shtetëror dhe atë lokal? Sa janë mbajtur premtimet parazgjedhore? F. Dinosha: Nëse flitet për bashkëpunimin prej zgjedhjeve të fundit e deri tani absolutisht ky bashkëpunim shkon në pajtim me atë që ka qenë e dakorduar para se të lidhej një marrëveshje me PDS-në. Ata tregojnë gatishmëri për të bashkëpunuar dhe për të dhënë ndihmën e vet në nivelet lokale ku kemi koalicione... Vazhdo

October 11, 2008  :: Politika, Shtypi / Mediji :: Comments Off on Intervistë me kryetarin e UDSH-së Ferhat Dinosha
Tags: ,

Meritat, privilegjet dhe anomalitë si pasoja të një veprimtarie nuk ndahen
Reagim Nuk dua të polemizoj me qëndrimet dhe pikëpamjet e z. Dinosha lidhur me veprimtarinë, qëndrimet dhe angazhimet e Lidhjes Demokratike, pasi që ai ka kohë që është i rreshtuar në një strukturë tjetër politike dhe, ndonëse e ka të njohur se angazhimet e LD në zgjidhjen e çështjes shqiptare në Mal të Zi kanë qenë të drejta, zor se mund të pritet qëndrim tjetër i tij në rapor me subjektin e parë, përpos atë që lexojmë në faqet e të përjavshmes sonë. Pra, qëndrimet e z. Dinosha nuk çudisin, edhe... Vazhdo

October 9, 2008  :: Intervista / Intervju, Politika, Shtypi / Mediji :: Comments Off on Meritat, privilegjet dhe anomalitë si pasoja të një veprimtarie nuk ndahen
Tags: , , ,