Ulqin: ’’Ditët e biznesit kosovar në Mal të Zi’’

June 28, 2010   | Lajmet / Vijesti

Aleanca Kosovare e BiznesitNë organizim të Komunës së Ulqinit dhe Aleancës Kosovare të Biznesit nesër në orën 12.30 në Ranë do të hapet panairi i parë ’’Ditët e biznesit  kosovar në Mal të Zi’’.
Panairi ka për qëllim promovimin e prodhuesve vendas të Kosovës në Ulqin, respektivisht Mal të Zi dhe rritjes së mundësive të bashkëpunimit në sferat e  biznesit.
Pritet që në Panair të mbërrijnë rreth 20 përfaqësues kompanish kosovare.
Në kuadër të këtij aktiviteti në orën 15.00 në hotelin Mediteran është paralajmëruar takim ndërmjet përfaqësuesve të biznesit kosovar dhe atyre  nga qyteti ynë dhe nënshkrimin i një marrëveshjeje bashkëpunimi.
Marrëveshja do të nënshkruhet nga kryetari i Komunës z. Gëzim Hajdinaga   dhe z.Agim Shahini, kryetar i Aleancës Kosovare të Biznesit.

http://video.kosovapress.com/repository/videos/250610_akb-konferenca.flv

Me ftesë të kryetarit të Komunës së Ulqinit  z.Gëzim Hajdinaga, nesër në Ulqin do të mbërrijnë mbi 40 gazetarë të mediave të shkruara dhe elektronike nga Kosova.
Viteve të fundit vizita e gazetarëve kosovarë është bërë tradicionale dhe ka për qëllim që ata më përsëafërmi të njoftohen me përgatitjet që janë bërë për sezonin turistik
Gjatë tre ditëve të qëndrimit të tyre në Ulqin është përgatitur një program i detajuar që përfshin takime dhe vizita të ndryshme.
Krahas gazetarëve nga Kosova në fillim të javës së ardhëshme pritën të mbërrijë dhe një ekip e televizionit Zakarpatia të Uzhgorodit nga Ukraina dhe një ekip nga Bosnja dhe Hercegovina.
E tërë kjo bëhet me qëllim të prezantimit dhe begatimit të ofertës turistike të këtij viti.

Municipality of Ulcinj / Ulqin
Arsllan Hajdinaga