thashetheme

Mimoza – Kam pasur të dashur biseks
16/02/09 20:10 Tema e homoseksualitetit ka qenë një nga më të gjatat që është diskutuar në shtëpinë e Big Brother. Dritani dhe Adela janë kundër, por nuk diskrimonojnë. Lirita dhe Aida janë pro dhe përpiqen që të japin argumentat e tyre. Po biseda merr rrjedhë tjetër kur Moza thotë se i urren homoseksualët, pasi kohë më parë ka pasur një të dashur që ishte biseksual dhe u nda nga ai pasi mori vesh që ai dëshironte të kishte lidhje me të dyja sekset. Adelajde thotë se nëse atë do ta tradhëtonte burri me... Vazhdo
Lirita : Si ishte hera e e parë
16/02/09 19:00 Lirita si një ndër vajzat më të hapura sugjeron që të diskutohet për një temë paksa delikate, pikërisht për herën e parë. Por duket se jo të gjithë tregohen të hapur dhe të gatshëm për të rrëfyer sekretin e madh. Madje Arjoni thotë se nuk i pëlqen që të tregojë herën e tij të parë kur ka kryer marrëdhënie seksuale. Lirita tregon se shkencërisht është e provuar se të gjithë fëmijët pas moshës 13 vjeçare fillojnë e njohin seksualitetin e tyre të vërtetë dhe ndoshta kjo ësshtë pozitive... Vazhdo
Mimoza vjen nga një tjetër kulturë
Mimoza vjen nga një tjetër kulturë 16/02/09 13:00 Bjordi u ka shprehur sot banorëve disa opinione të tij në lidhje me Mimozën. Ai ka thënë se ajo i duket shumë e vogël dhe kjo është një vështirësi për të që është mësuar që të gjithë miqtë, shokë apo shoqe, t’i ketë të paktën 3 vjet më të rritur se vetja. Gjithashtu edhe të dashurat. Ai i ka treguar Republikës se vetëm një të dashur ka patur më të vogël se vetja, të tjerat jo. “Pastaj ajo vjen nga një tjetër kulturë!” – ka thënë ai.... Vazhdo
Bjordi ngacmon Adelajden
16/02/09 12:30 Gjatë gjithë mëngjesit të sotëm Bjordi dhe Adela kanë luajtur si “macja me miun”. Ata kanë shkëmbyer batuta gjatë gjithë kohës duke i hedhur kunja njëri-tjetrit. Ajo e ka ngacmuar për shqipen jo të mirë që ai flet e për cdo gjë tjetër që ai bënte apo thoshte. “Sa i bezdisshëm që je!” –i ka thënë ajo, sigurisht me shaka.  Vazhdo
Adelajde flet me të fejuarin
14/02/09 23:00 Suprizat nuk kanë munduar as për Adelajden. Edhe për të ishte Shën Valentin. Ndaj, gjatë spektaklit, Vëllai i madh, ka dashur që ajo të flaës me të fejuarin. Në fakt, gjatë gjithë javës, autorët kanë kërkuar e këmbëngulur që ai të vinte në studio, por pa arritur që t’ia mbushin mendjen. E vetmja alternativë e mbetur ishte mundësimi i një lidhjeje telefonike mes tij dhe Adelës. Por fillimisht edhe kjo rezultoi e pasuksesshme: telefoni i tij ishte i fikur. Por, me sa duket, ai, si në fund të... Vazhdo
Bjorni dhe Aida flenë në tendë
15/02/09 01:00 Darka e mrekullueshme që priste Dritanin dhe të fejuarën e tij dhe tenda në zonën e kampingut nuk mund të shkonin kot. Prandaj, Big Brother vendosi t’u linte banorëve një mundësi për ta shfrytëzuar atë. Çifti që do të ofrohej për ta bërë këtë e që nuk do të kundërshtohej nga banorët e tjerë do ta gëzonte darkën dhe atë hapësirë, të gjithën për vete. Fillimisht u ofruan Lirita dhe Aida, por duke qenë se duhej të ishin një mashkull, një femër, gjithmonë sipas rregullave të Vëllait... Vazhdo
Surpriza e Big Brother për Dritanin
14/02/09 23:45 Meqënëse ishte Shën Valentini, dita e të dashuruarve, Big Brother ka vendosur t’i bëjë Dritanit një surprizë, duke i futur në shtëpi të fejuarën e tij. Momenti i takimit të të dyve ishte mjaft prekës. Dritani nuk e lëshonte atë nga krahët e tij, madje ju përlotën edhe sytë. E fejuara e tij i kishte sjellë dhuratë një byzylyk. Por surpriza për çiftin nuk përfundonte këtu. Big Brother u ofroi dy të dashruarve mundësinë për ta kaluar të gjithë natën bashkë në tendën e kampingut. Megjithësi... Vazhdo
Qetsori kundër Che Guevarës
14/02/09 16:00 Pak pas drekës banorët debatojnë në lidhje me idhullin e Agonit, Che Guevarën. Qetsori thotë se ia ka thënë edhe në sy Agonit që ky personazh nuk i pëlqen, po banorët e tjerë i kundërvihen duke i thënë që ai nuk ka aryse që ti mohojë djalit nga Kosova, pasionet dhe idhujt e tij. PavlinI merr fjalën dhe shpjegon arsyet e tij pse është kundër Che Guevarës, por gjithsesi atij nuk i pëlqejnë nJerëzit që mbajnë bluza të stampuara me fytyrën e heroit latin. Agoni thotë se e gjithë kjo bisedë... Vazhdo
Sori imagjinon Mozën të shëndoshë
13/02/09 22:30 Të ulur në banakun e kuzhinës, Qetsori dhe Mimoza nisin një bisedë paksa ngacmuese mes tyre. Djali nga Vlora e pyet bukuroshen nga Kosova sesi do të dukej nëse do të ishte akoma më e shëndoshë. Ajo sheh linjat e trupit dhe thotë se i pëlqen kështu si është. Por, Qetsori për ta vënë akoma në sedër i thotë se edhe e shëndoshë ajo do të dukej e bukur. Më pas ai e pyet se çfarë njerëzish ka në familje dhe ajo i thotë se ka edhe 4 motra. Sori thotë se nëse do të bëjë një cun, do ta quajë... Vazhdo
Adela thashetheme me Bjordin
13/02/09 19:00 Të ulur në divan, Bjordi dhe Adela bëjnë thashetheme për Zhuljetën. Ajo i thotë se debati që pati dje me vajzën nga Tirana kishte si qëllim vetëm njohjen e saj nga ana e Zzhuljetes dhe për ta kuptuar një herë e mirë se çfarë tipi ishte. Kjo sipas Adelës nuk ishte as më shumë as më pak vetëm një mënyrë që ajo të afrohet me të, pasi po vjen e shtuna dhe ka frikë nga nominimi. Bjordi thotë se i pëlqejnë shumë thashethemet dhe nuk arrin dot që të mbajë të qeshurën, por Adela i kërkon të... Vazhdo