Pushime ne Kompleksin hotelier Ada Buna,Pushime ne Ulqin,Mali i Zi

April 6, 2011   | Pushimet në Ulqin

Mobil: Viber + Whatsapp: +382 69 335 534  : +382 69 335 512
In order to experience unforgettable and enjoyable holidays, your perfect choice should be Ulcinj Riviera.Në përqafim në mes të lumit Buna dhe të detit Adriatik, 15 km larg Ulqinit, gjendet Ada, ishull parajsor i lumit, i njohur në tërë botën me kampin nudistik dhe të natyrës së paprekur. Edhe pse gjendet në brezin mediteran, në Adë është një klimë subtropike. E stolisin një ekosistem i jashtëzakonshëm dhe perëndimet e diellit që të lënë pa frymë.

Kompleksi hotelier “Ada Buna” gjendet në degën jugperëndimore të adës, ndërsa godinat e ulëta të ndërtuara aty nuk e kanë rrezikuar pamjen autentike të ambientit. Në prapavijë të kompleksit hotelier është e njëjta natyrë siç ishte para vitit 1973, kur është ndërtuar kjo oazë për nudistë. Në Adë dikur dilej me një trap, por që nga viti 1984 Ada me tokë është lidhur me një urë

Larg nga zhurma e rrugës dhe tollovia e qytetit, rrethuar nga bukuria e pastër e natyrës, kaltërina e horizontit të Adriatikut, e stolisur me bimësinë mediterane, Ada është një vend në të cilin vizitori zakonisht dashurohet me të ardhur për herë të parë. Ishulli e ka formën e trekëndëshit me një sipërfaqe prej 5,4 km2. Dy anë ia lag lumi i Bunës, ndërsa të tretën e rreh deti. Brigjet e Adës nuk janë të kryera, sepse vit pas vitit marrin trajta të tjera, pa pra duke ndryshuar brigjet dhe kufijtë, me degë të reja dhe me pamje ndryshe të plazhit. “Ada Buna” tash shumë vite është njëra ndër destinacionet më të popullarizuar në Mal të Zi, e njëri ndër atutë të kësaj pushimoreje është plazhi ranor prej 2880 m i gjatë.

“Ada Buna” askënd nuk e lë indiferent dhe duhet përjetuar dhe bindur në të personalisht. Këtu mund të keni ndjenjën se jeni i vetëm në planet, por kura të dëshironi, në atë vend mund të njihni njerëz shumë të këndshëm dhe interesantë. Në çdo rast personeli i hoteleve me mirësjelljet e tyre do t’ju sigurojë çfarë rrallë kund mund ta gjeni, ndërsa rekomandimi është që menjëherë të paguani për 15 ditë, sepse pas ditës së dhjetëve të kaluara në Adë do të mallëngjeheni meqë ju duhet të shkoni.

Dhomat dhe apartamentet

Kampi hotelier në “Ada Buna” gjendet në krahun jugperëndimor të adës, pranë plazhit të nudistëve dhe përbëhet nga vilat dhe bungalët. Në hotelin “Ada Buna” mysafirët kanë në dispozicion tre tipa dhomash: Tipi A (180 dhoma), Tipi B (46 dhoma) dhe Tipi L (70 dhoma).

Tipi A: Vilat njëkatëshe, të tipit të pavijoneve, janë të rreshtuara përballë ndërtesës së restorantit, në jug dhe jugperëndim nga plazhi i nudistëve dhe në perëndim të grykës së Bunës në det. Dhomat në vila janë dykrevatshe dhe trikrevatshe, me banjë e tarracë dhe kanë erkondishënt, televizor dhe minifrigorifer.

Tipi B: Bungalët prej druri janë idealë për bujtje të çifteve. Tre rende të cungalëve prej druri janë në bllokun lindor të lagjes së hoteleve pranë plazhit nudistik. Në përdhesen e bungalëve është një hol i vogël dhe banja, ndërsa shkallët rrethore prej druri të çojnë në katin lart ku është dhoma e gjumit me një shtrat francez . Secili bungal është i klimatizuar, ka frigorifer, TV dhe e ka verandën me shikim në det.

Tipi L: Dhomat në Tipin L janë më të mëdha dhe janë ideale për bujtje të familjeve. Janë mu në plazh në godina në formë të kalaveshit. Dhomat gjashtëkëndëshe kanë shtrat francez dhe divan për tre veta që shtrihet, me një dollap të madh si ndarje. Të gjitha dhomat në Tipin L kanë erkondishënt, frigorifer, televizor dhe tarracën me shikim në det.

Autokampi “Ada”: Për të gjithë ata që dëshirojnë të verojnë në Adë me komoditetin e vendosjes personale, aty është edhe një nga minioazat për nudistë – autokampi që është në hyrje në kompleksin hotelier në ishullin Ada. Sipërfaqja e tij kap 54 000 m2 dhe mund të pranojë njëkohësisht 220 njerëz. Autokampi ka mundësi për 56 lidhje në rrymë, ka 4 banja, 16 toaleta, 4 lavamanë dhe 7 kandilabra për ndriçim.

Sporti dhe rekreacioni

Një varg aktivitetesh she oferta sportive në “Ada Buna” mundësojnë një pushim aktiv, ndërsa ushqimi i mirë dhe verat cilësore do t’ plotësojnë shijet edhe gurmanëve më të mëdhenj. Për sport dhe rekreacion mysafirët mund të shfrytëzojnë: terrenet për tenis, terrenin për futboll të vogël, terrenin për volejboll që është mu në plazh si dhe tavolinat për pingpong. Njëri nga atraksionet që s’mund t’u shmangej në ofertën e Adës është simboli njohës i kësaj pushimoreje – është kalërim. Një lokacion ideal për kalërim dhe shëtitje – është plazhi nudistik, i gjatë gati 3 k

Në ofertë në “Ada Buna” janë sportet në ujë: surfingu dhe velorimi, ndërsa për ata më të guximshmit, fare në afërsi të kompleksit hotelier është shkolla për sportet ekstreme, siç është: windsurf, katesurf, dhe fluturimi me xhitë. Për huazim të të gjitha rekuizitave të nevojshme, mysafirët mund të pyesin në recepcion, ndërsa për relaksim pas një dite aktive, rekomandojmë masazhe të cilat i bëjnë masazhistët shumë të aftë në dhomën për masazhe, që gjendet përballë restorantit.

Restoranti

Kafjalli dhe darka ofrohen në stilin e «tryezës së pasur suedeze» në restorantin e madh me tarracë të hotelit. Tarraca e restorantit me pansion është a-la-card. Aty mund të kënaqeni me të gjitha llojet e gjellëve dhe pijeve mediterane dhe kontinentale. Pranë recepcionit është aperitiv bari.

Në vet plazhin nudistik janë dy bare plazhi. Peshku i llojit më të mirë, vera cilësore dhe një muzikë e gjallë gjatë orëve të natës do të kujdesen për një kënaqësi komplete gastronomike.

Restoranti «Barbana» nështë mu në grykën e lumit Buna në të dalë në det, i rrethuar me ujë, shevar, me kallama dhe palma. Në këtë ambient të mrekullueshëm nga druri mund të porosisni të gjitha llojet e pijeve dhe të ushqimeve. Në “Barbanë” netët janë më të bukura – të ndriçuara me qindra qirinj dhe me një muzikë të lehtë.
– çmimi i gjysëmpansionit është dhënë në € – euro

– shtesa për pansion të plotë 20%

– minimumi i shfrytëzimit të gjysempansionit është tre ditë, nën tre ditë çmimi rritet për 20%

– fëmijet deri në moshën 10 vjeçare gëzojnë zbritje prej 30% në shtrat të posaçëm, ndërsa në shtratin e prindërve kanë zbritje 50%

– fëmija deri në moshën 2 vjeçare gratis

– tatimi i kohëqëndrimit nuk është llogaritur në çmim – 1,00 € për person

– zbritja për shtratin e tretë është 20%

– shtesa për dhomën 1/1 është 30 %
YouTube Preview Image