Po punohet për zgjerimin e shtratit të Lumit Buna – Foto

February 22, 2012   | Shtypi / Mediji

Thellimi i lumit Buna me 8 metra, në gjerësinë prej 200 metrash dhe shkurtimi i distancës nga 41 km në 25 km, mund të shpëtojë njëherë e mirë Ulqinin nga përmbytjet.
Në zonën fushore të lumit Buna, e cila gjatë vitit të kaluar u përfshi disa herë nga përmbytjet masive, prej disa ditësh po punohet për riaftësimin e sistemit mbrojtës në anën e djathtë të grykës.
Ka nisur puna për zgjerimin e shtratit të Lumit Buna, një projekt ky i rëndësishëm, që realizohet për herë të pare ministria përkatëse e Malit të Zi. Ndërkohë, specialistët kërkojnë që, financimet e qeverisë për sistemin mbrojtës të duhet të shtrihen edhe në segmente të tjera të Lumit Buna.

Në një intervistë për TV Teuta, Sekretari i veprimtarive komunale në komunën e Ulqinit Avdo Dervishi shprehet më gjersishtë për thelimin e shtratit të lumit Buna.

Ju ftojmë ta ndiqni reportazhin e berë  nga gazetari i TVT z.Gëzim Ibroçi,ku para disa ditëvë realizoi një kronikë më të hollësishme.

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Tarzan Millosheviq vizitoi komunën e Ulqinit

Ulqin – Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Tarzan Millosheviq, dhe kryetari i Komunës së Ulqinit, Nazif Cungu, kanë konstatuar se punimet në përforcimin e argjinaturës së lumit Buna, në gjatësi prej 9 kilometra, janë kryer në mënyrë cilësore. Ata kanë paralajmëruar se punimet në pjesën e mbetur, në gjatësi prej rreth 400- 500 metra, do të përfundojnë së shpejti dhe se ato kanë vonuar për shkak të motit të lig. Gjatë vizitës së tij të mërkurën e kaluar në komunën e Ulqinit, ministri Millosheviq dhe kryetari Cungu kanë vizituar pjesën përgjatë lumit Buna, që nga Sukubina deri në derdhjen e tij në det, ku kanë filluar aktivitetet e fazës së dytë të ndërhyrjeve në shtratin e lumit Buna. “Me rastin e vizitës së kanalit të Shtodrit dhe kanalit të Pashës është rënë dakort që të mbrohet argjinatura sepse në një gjatësi prej 200 metra lumi Buna e ka dëmtuar atë”, thuhet në deklaratën për shtyp të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural. Ministri Millosheviq ka thënë se Qeveria dhe Shtabi Operativ për situata të jashtëzakonshme kanë vendosur që të sigurohet rrjedhja normale e lumit Buna dhe për këtë gjë Ministria ka angazhuar ndërmarrjen ‘Bemax’, e cila do të pastrojë degën e djathtë në grykëderdhjen e lumit Buna. Millosheviq dhe Cungu kanë biseduar edhe për aktivitete të tjera që kanë të bëjnë me valorizimin e resurseve ujore të lumit Buna, në aspektin ekonomik dhe turistik.

(Kohapress)

VIDEO TV TEUTA ULQIN
YouTube Preview Image

12