Kulturë / Kultura

Përurimi i librit “Ali Bardhi”-“Varrezat në Anë të Malit-Ulqin”
Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club” do të bëjë përurimin e librit “Varrezat në Anë të Malit – Ulqin” të autorit Ali Bardhi. Përurimi do të mbahet në sallën e konferencave të Hotelit “Mediteran” – Ulqin, të premten, më 4 nëntor 2016, në orën 19.00.  Vazhdo

November 1, 2016  :: Kulturë / Kultura :: Comments Off on Përurimi i librit “Ali Bardhi”-“Varrezat në Anë të Malit-Ulqin”
Tags:

Deklarata nga Simpoziumi Ndërkombëtar “Mbrojtja e qëndrueshme e kalasë historike “Kalaja” Ulqin – Mali i Zi
Mbi 70 pjesëmarrës nga 15 vende të ndryshme u mblodhën në qytetin e Ulqinit për të marrë pjesë në simpoziumin ndërkombëtar për Mbrojtjen e Qëndrueshme të Kalasë Historike “Kalaja”, të organizuar nga Fondacioni Kulturor Shqiptaro-Amerikan dhe Komuna e Ulqinit. Ky simpozium ishte edhe një e mundësi e veçantë për komunitetin kulturor për të festuar njëkohësisht edhe Ditët e Trashëgimisë Evropiane 2016. Në simpozium, më shumë se 26 ligjërues prezantuan punën e tyre akademike në ruajtjen e trashëgimisë... Vazhdo

October 31, 2016  :: Kulturë / Kultura :: Comments Off on Deklarata nga Simpoziumi Ndërkombëtar “Mbrojtja e qëndrueshme e kalasë historike “Kalaja” Ulqin – Mali i Zi
Tags:

Ulqini pasurohet edhe me një doktor të ri të shkencave sociale
Shkruan : Esat Mehmeti, gazetar  në Radio Ulqin Dritan Ceka , në mbrojtje të temës në doktoraturë Shkencave  Sociale i shtohet edhe një doktor i ri. Sot, doktor i shkencave, në Ulqin ju ku shtuar edhe një emër i ri, Dritan Ceka, madje edhe për nga mosha, ky është  mjaft i ri.   Ditë më parë, përkatësisht, më 25 tetor të këtij viti, në ambientet e Universitetit  Europian të Tiranës, në shkencat  Sociale , me profilin: Psikologji-Pedagogji, Z. Dritan Ceka, me sukses mbrojti  temën e doktoraturës ;“Roli... Vazhdo

October 27, 2016  :: Kulturë / Kultura, Lajmet / Vijesti :: Comments Off on Ulqini pasurohet edhe me një doktor të ri të shkencave sociale
Tags:

Libri ”Ulqini në vitet e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit 1878-1881”nga Riza Rexha , përkthehet në gjuhën malazeze
Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club” ka sjellë të përkthyer në gjuhën malazeze librin “Ulqini në vitet e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit 1878-1881” (Ulcinj za vrijeme Albanske prizrenske Lige 1878-1881) të autorit Riza Rexha.     “Art Club” sjell në gjuhën malazeze librin “Ulqini në vitet e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit 1878-1881” të autorit Riza Rexha     Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club” ka botuar këto ditë në gjuhën malazeze librin e mr. Riza Rexha “Ulqini... Vazhdo

October 24, 2016  :: Kulturë / Kultura :: Comments Off on Libri ”Ulqini në vitet e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit 1878-1881”nga Riza Rexha , përkthehet në gjuhën malazeze
Tags:

Në Zarë të Kroacisë hapet gjimnazi në gjuhën shqipe
Zarë (Kroaci), 16 tetor 2016 – Në Zarë t% Kroacisë e filloi punën zyrtarisht gjimnazi në gjuhën shqipe. Ky është rast i parë jo vetëm në Kroaci, jo vetëm në Ballkan, por është rast unikal pothuajse në tërë botën që pakica shqiptare të ketë shkollë të mesme në gjuhën shqipe. Drejtori i gjimnazit “Vlladimir Nazor”, Rade Shimiçeviq, u uroi mirëseardhje nxënësve me mësim në gjuhën shqipe në këtë shkollë. Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kroaci, Ilir Melo, në fjalën e tij të rastit,... Vazhdo

October 16, 2016  :: Kulturë / Kultura :: Comments Off on Në Zarë të Kroacisë hapet gjimnazi në gjuhën shqipe
Tags:

Takim me shkrimtarin Haxhi Shabani në Festivalin Letrar të Shkodrës
Në kuadër të edicionit të 9-të të Festivalit Letrar të Shkodrës, i cili organizohet nga Biblioteka “Marin Barleti” – Shkodër, mbrëmë është mbajtur takimi me shkrimtarin Haxhi Shabani. Ai ka mbajtur ligjëratën me temë “Integrimet e letërsisë shqiptare brenda vetes”. Shabani ka thënë se problemi themelor në këtë rrafsh është se letërsia shqiptare ende nuk ka krijuar mekanizmat e njohjes brenda vetes. “Aktualisht, 25 vjet pas, pasi janë zhdukur problemet politike e administrative, ideja fillestare e... Vazhdo

October 15, 2016  :: Kulturë / Kultura, Lajmet / Vijesti :: Comments Off on Takim me shkrimtarin Haxhi Shabani në Festivalin Letrar të Shkodrës
Tags:

“Art Club” boton librin “Varrezat në Anë të Malit – Ulqin” të autorit Ali Bardhi
Në edicionin botues të Shoqatës së Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club”, këto ditë doli nga shtypi libri “Varrezat në Anë të Malit – Ulqin” i autorit Ali Bardhi. Libri është rezultat i projektit “Hulumtimi dhe studimi i varrezave në trevën e Anës së Malit (Ulqin)”, që filloi në vitin 2012 dhe përfundoi në vitin 2015, i mbështetur nga Fondi për Mbrojtjen dhe Realizimin e të Drejtave të Pakicave në Mal të Zi. Në parathënien e librit, autori bën të qartë se studimi përfshin vetëm varrezat... Vazhdo

October 6, 2016  :: Kulturë / Kultura :: Comments Off on “Art Club” boton librin “Varrezat në Anë të Malit – Ulqin” të autorit Ali Bardhi
Tags:

U hap Simpoziumi Shkencor Mbrotja dhe Konservimi i Qendrueshëm i Qytetit të vjetër – Kalasë së Ulqinit
Ditën e premte, datë 30.09.2016, në ambientet e Kalasë së Ulqinit u hap Simpoziumi Shkencor Mbrotja dhe Konservimi i Qendrueshëm i Qytetit të vjetër – Kalasë së Ulqinit. Ky Simpozium është fryt bashkëpunimi mes Komunës së Ulqinit dhe Fondacionit Kulturor Shqiptaro-Amerikan, dhe partnerëve të tjerë lokal. Në fjalimin e hapjes, kryetari i Komunës së Ulqinit, z. Nazif Cungu, u shpreh se qëllimi i këtij simpoziumi është valorizimi i Qytetit të Vjetër të Kalasë si pjesë e trashëgimisë tonë kulturore-historike... Vazhdo

October 1, 2016  :: Kulturë / Kultura :: Comments Off on U hap Simpoziumi Shkencor Mbrotja dhe Konservimi i Qendrueshëm i Qytetit të vjetër – Kalasë së Ulqinit
Tags:

Nesër simpoziumi shkencor për Kalanë e Ulqinit – Video
Organizacioni kryesor i këtij Simpoziumi është Fondacioni kulturor Amerikano – Shqiptar nga Amerika, nga Njujorku në krye me zotri Cafo BOGËN. Cafin e njoh që nga shkolla e mesme, por më bëhet se më mirë jam duke e njohur vitet e fundit, pavarësisht se rallë takohemi, për shkak të obligimeve që i ka ky njeri, i cili nuk pushon kurrë. Ndaj, ndjenj kënaqësi të veçantë të shkruaj disa fjalë për një njeri kaq të mirë, siç është Cafi. Vështirë është ta bindesh se ai këto i meriton. Është shumë modest.... Vazhdo

September 29, 2016  :: Kulturë / Kultura :: Comments Off on Nesër simpoziumi shkencor për Kalanë e Ulqinit – Video
Tags:

“Art Club” do të organizojë Orë përkujtimore me rastin e vdekjes së piktorit Gjelosh Gjokaj
Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club” do të organizojë Orë përkujtimore me rastin e vdekjes së piktorit Gjelosh Gjokaj, të martën, më 27 shtator 2016, në orën 11.00, në Bibliotekën e Qytetit – Ulqin. Piktori Gjelosh Gjokaj është Anëtar Nderi dhe laureat i Shpërblimit Vjetor të “Art Club”-it.  Vazhdo

September 26, 2016  :: Kulturë / Kultura :: Comments Off on “Art Club” do të organizojë Orë përkujtimore me rastin e vdekjes së piktorit Gjelosh Gjokaj
Tags: