Nesër simpoziumi shkencor për Kalanë e Ulqinit – Video

September 29, 2016   | Kulturë / Kultura

Cafo-Boga-UlqinOrganizacioni kryesor i këtij Simpoziumi është Fondacioni kulturor Amerikano – Shqiptar nga Amerika, nga Njujorku në krye me zotri Cafo BOGËN. Cafin e njoh që nga shkolla e mesme, por më bëhet se më mirë jam duke e njohur vitet e fundit, pavarësisht se rallë takohemi, për shkak të obligimeve që i ka ky njeri, i cili nuk pushon kurrë.
Ndaj, ndjenj kënaqësi të veçantë të shkruaj disa fjalë për një njeri kaq të mirë, siç është Cafi. Vështirë është ta bindesh se ai këto i meriton. Është shumë modest. Zotëri Cafo Boga, gjithmonë, me figurën e tij markante, buzëqeshjen, qendrimin dhe modestinë e tij, lënë përshtypje të jashtëzakonshme, çdokund, në kafene, në rrugë, në hotel, dhe në takime të ndryshme përditare.
Ani pse jeton në Amerikë, në New York, ai vjen shumë shpesh në qytetin tonë. Ulqinin e ka gjithmonë ndër mend dhe në zemër. Vendlindjen, nuk e ka harruar kurrë
Ne që e njohim e dimë se ka investuar në vendlindje dhe tashmë ka filluar edhe të mendojë për një kthim të përgjithmonshëm. Ka investuar shumë edhe në Shqipëri, pastaj ka marrë pjesë në shumë kongrese, simpozijume dhe është organizator i manifestimeve të ndryshëm anë e mbarë botës.
Prandaj, nuk është për të çuditur që Cafi është organizatori i këtij Simpoziumit i cili do të organizohet në Kalanë tonë shekullore. Pa, Cafin kjo do të ishte veç një ëndër.
Cafi ka lënë gjurmë të pashlyera në Amerikë, aq edhe çdokund tjetër ku ka punuar dhe vepruar. Them haptas , se kudo ku që shkeli këmba e tij, ka lënë gjurmë të cilat mbeten të paharruara.
Simpoziumi i cili do të mbahet në Kala, do të jet një styllë e fort si ato muranet Iliro – Greke 2500 vjeçar të vendosur në fundamentet e Kalasë, do të jet një përkrahje më e fort për kyçjen e një pjese të Kalasë tonë në UNESCO, si një vlerë univerzale për tër njerëzimin.

Ismet Karamanaga Facebook