Aida Troka

Bisedë për Arin
17/04/09 14:37 Arjoni u tregon disa prej banorëve për një bisedë që kishte patur me Arin në lidhje me nominimet. Ai u tregon se i kishte thënë Arit se me veprimin që kishte bërë që kishte pirë kafe gjatë provës, e kishte hak që ta nominonte. Ari ia kishte kthyer se dhe ai e kishte në listë pas një shprehjeje që Arjoni i kishte thënë se ai nuk duhej të merrej me të vjetrit. Arjoni mendon se këto biseda janë normale sepse ishin përgjigje dhe kundërpërgjigje. Ata fillojnë të flasin për Arin. Eltoni shprehet... Vazhdo
Bjordi po bëhet si Adela
16/04/09 04:25 Disa nga banorët, të mbledhur në dhomën e gjumit, vazhdojnë të flasin për të tjerët. Arjoni thotë se Bjordi, gjatë këtij diskutimi, foli të kundërtën e asaj që kishte thënë më parë. Ai tregon se Bjordi, gjatë diskutimit të temave të tjera, kishte thënë se respektonte të gjitha vajzat dhe nuk bënte asnjë diferencim mes tyre, ndërsa në debatin e sotëm ai u shpreh se i pëlqenin vajzat me mentalitet të mbyllur dhe ato me mentalitet të hapur i kishte sa për të kaluar kohën. Arjoni mendon se... Vazhdo
Aida : Kam frikë të fle aty
16/04/09 03:21 Aida shkon të flejë në krevatin ku fle gjithmonë me Arjoni dhe Anjezën. Ata të dy janë shtrirë që më parë për të fjetur. Aida qëndron pak dhe ngrihet. Ajo thotë se e ndjen veten të tepërt tani mes tyre, për më tepër që nuk ndodhet dhe asnjë banor tjetër në dhomë. Aida shprehet se i flihet, por mund të ngjajë keq nëse qëndron aty me ta. Ata qeshin me fjalët e saja. Arjoni i thotë që të flejë tek krevati i Arit, por Aida nuk pranon duke thënë se ka frikë të flejë aty sepse të gjithë... Vazhdo
Juna : Madam Adelajda
17/04/09 02:56 Juna ka imituar mënyrën e të folurit të Adelës dhe ka thënë se ajo bërtet e ulëret gjithë ditën. Ajo ka thënë gjithashtu se ishte 31 vjece dhe nuk kishte nerva për këto gjëra. “Nesër, pasnesër i duhet thënë ndonjë fjalë, që ta mbledhi pak mendjen!” – ka thënë ajo. Aida e ka pyetyr se për kë e kishte. “Për madam Adeljaden, – ka thënë Juna, – ka gjithë ditën që vetëm bërtet!” Sipas Junës nuk ishte aspak të normale që dikush të fliste e të ulëriste gjithë ditën... Vazhdo
Adelajda : Ti ke ndryshuar prej nesh
  16/04/09 01:53 Aida gjatë gjithë diskutimit, ngre zërin me djemtë se ata herë pas here e banalizojnë bisedën. Ajo ua vë këtë gjë në dukje shpesh që të bëjnë një bisedë më serioze, në nivel shoqëror dhe jo ta degradojnë atë. Kjo gjë, ndikon që ajo të kapet me fjalë me banorët. Adela ndërhyn duke i thënë Aidës që mjaft ndërhyri në debat duke thënë gjithë kohës të njëjtat gjëra sepse u kuptua mesazhi i saj. Aida ia kthen se në radhë të parë është arritje që Adela në shoqërinë e tyre dhe... Vazhdo
Telefonatë për Aidën
15/04/09 21:53 “Big Brother” ka organizuar një surprizë për njërin nga banorët. Aida ka marrë një telefonatë nga motra e saj. Bjordi ishte personi që kapi telefonin, dhe nga ana tjetër e telefonit ishte një person që kërkonte të fliste me Aidën. Ajo ka njohur zërin e të motrës, dhe ka rendur për të kapur telefonin. Motra i ka shprehur dashurinë dhe përkrahjen e saj, dhe familjarëve të tjerë. Aida i thotë:-“Më ka marrë shumë malli!” Motra i ka thënë që ndihet krenare për të. Për Aidën kjo ishte... Vazhdo
Aida : Bjordi nuk e meriton finalen
15/04/09 00:05 Aida, Arjoni, Eltoni, Arjoni dhe Anjeza kanë diskutuar për Bjordin. “Bjordi nuk shkon në nominim sepse të gjithë do të merren me ne të rinjtë!” – ka thënë Eltoni, por sipas Arjonit nuk ishte kështu. “Bravo i qoftë nëse shkon deri në finale, por mua si Aidë, do të më vinte shumë keq që kushdo qoftë të shkonte në finale, vetëm me një nominim!”- ka thënë Aida. Ajo ka shtuar se nuk donte që Bjordi të dilte, por që të provonte të njëjtën gjë që kishin provuar ata duke qenë aq herë... Vazhdo
Dënim për banorët
14/04/09 18:59 “Big Brother” duke parë që Ari ka përsëritur disa veprime që bien ndesh me rregulloren, vendos t`i japë të gjithë banorëve një dënim. Ky vendim ka ardhur për të gjithë për arsye se banorët jetojnë në grup, dhe zgjedhjet e njërit i pësojnë, dhe i gëzojnë në grup. Dënimi konsiston në lidhjen me litarë me njëri-tjetrin në grupe prej katër dhe tre vetash. Ato janë të detyruar që të spostohen në grupe, për të koordinuar gjithcka, dhe nuk lejohen absolutisht që të zgjidhen nga litarët... Vazhdo
Bjordi: Mos u merr me Aidën
13/04/09 19:33 Bjordi ka përfituar nga rasti që është vetëm në kopësht me Adelajdën duke e këshilluar në lidhje me nominimet. Ai i thotë:-“Mos u merr me njerëzit e keq (për Aidën), se ti je shumë e mirë!” Sipas tij ajo nuk është vetëdijshme që është e tillë. Bjordi i jep kurajo, duke i thënë që mos të ketë frikë këtë javë. Ato qëndrojnë të përqafuar dhe duke u puthur. Ai shprehet se mund të rri me të i përqafuar me orë të tëra.  Vazhdo
Aida: Adela ka botë të vogël
13/04/09 18:22 Pas gjumit të drekës Arjoni ka preferuar të qëndrojë shtrirë në shtrat. Aida shkon për t`i bërë shoqëri, dhe me këtë rast ato kanë diskutuar në lidhje me banorët. Aida flet për Adelajdën duke thënë:-“Ajo ka një botë shumë të vogël!” Shqetësimi i saj në lidhje me Adelajdën nuk qëndron në lëkundshmërinë e saj se e justifikon në lidhje me familjen , por nuk i pëlqen mënyra që ajo përdor për të dalë nga situatat. Arjoni shprehet që ai nuk pëlqen tek ajo faktin që anashkalon detyrat... Vazhdo