Aida: Adela ka botë të vogël

April 16, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

aida-arjoni-eltoni-big-brother-albania-213/04/09 18:22

Pas gjumit të drekës Arjoni ka preferuar të qëndrojë shtrirë në shtrat. Aida shkon për t`i bërë shoqëri, dhe me këtë rast ato kanë diskutuar në lidhje me banorët. Aida flet për Adelajdën duke thënë:-“Ajo ka një botë shumë të vogël!” Shqetësimi i saj në lidhje me Adelajdën nuk qëndron në lëkundshmërinë e saj se e justifikon në lidhje me familjen , por nuk i pëlqen mënyra që ajo përdor për të dalë nga situatat. Arjoni shprehet që ai nuk pëlqen tek ajo faktin që anashkalon detyrat e saj në lidhje me pastrimin e shtëpisë. Në dhomë vjen Eltoni, i cili i bashkohet bisedës. Aida vazhdon duke thënë:-“Unë jam kapur me të për karakterin ‘shfrytëzues’ që ka , por që e ka pa zë!”