Flet Juna (Junida Kule) për banoret
May 9, 2009 by ulqini
Kategoria : Big Brother 2 Albania - Thashetheme
Gjërat pozitive – Synon të ndryshojë.
Gjërat negative – I mungon guximi për konfrontime ballë përballë.
Po ta kishit përballë, çfarë do t’i thoshit? “Ç’kemi Adi! Prapë të dhemb kurrizi mo? Po këmbën si e ke”?
DRITANI
Gjërat pozitive – Mjaft elegant në pamje.
Gjërat negative – Kur nxehet, e humbet ekuilibrin.
Po ta kishit përballë, çfarë do t’i thoshit? “Të trashëgohesh”!
BJORDI
Gjërat pozitive – Premtues në piano.
Gjërat negative – Bën kompromise të paprincipta.
Po ta kishit përballë, çfarë do t’i thoshit? “Kujdes, jeta është e gjatë për prapësira dhe e shkurtër për të qenë i virtytshëm”.
ARJONI
Gjërat pozitive – Inteligjent, i artikuluar shumë mirë në shprehje dhe i pashëm.
Gjërat negative – S’ka.
Po ta kishit përballë, çfarë do t’i thoshit? “Falënderoj ‘Big’-un që më dha mundësinë të njihesha me ty”.
SORI
Gjërat pozitive – Njeri i vullnetit dhe sakrificës.
Gjërat negative – Nuk i shfaqi asnjëherë para meje.
Po ta kishit përballë, çfarë do t’i thoshit? “Më vjen keq që nuk t’u dha rasti të më nominoje”.
ANI
Gjërat pozitive – I mirë dhe i dashur.
Gjërat negative – Nuk arrita ta njoh.
Po ta kishit përballë, çfarë do t’i thoshit? “Vazhdo siç e ke nisur”.
TONI
Gjërat pozitive – I ëmbël, i zgjuar dhe parimor. Pa komplekse.
Gjërat negative – Më ka lënë pa gjumë dhe desh më mbyti nga të qeshurat.
Po ta kishit përballë, çfarë do t’i thoshit? “Lymo, na le pa pa filxhon”.
ARI
Gjërat pozitive – Ka mësuar ca gjëra në Perëndim.
Gjërat negative – Nuk ka mësuar ato që duhet të mësonte.
Po ta kishit përballë, çfarë do t’i thoshit? “Asgjë”.
ADELA
Gjërat pozitive – Fotozhenike në fytyrë.
Gjërat negative – Fotozhenike në karakter.
Po ta kishit përballë, çfarë do t’i thoshit? “Ti nuk përfaqëson vajzat e vërteta nga provinca. Ato janë të brishta dhe të sinqerta në ëndrrat e tyre legjitime”.
AIDA
Gjërat pozitive – Vajzë me shumë personalitet dhe me shumë botë.
Gjërat negative – Nuk arrita t’ia njoh.
Po ta kishit përballë, çfarë do t’i thoshit? “Lum ai burrë që do të të ketë ty në krah”.
MOZA
Gjërat pozitive – Kryefamiljare e zonja.
Gjërat negative – Telefon i prishur.
Po ta kishit përballë, çfarë do t’i thoshit? “E thashë, e the, e tha, e thamë, thashetheme ke thënë, e thashë, e the, e tha, e thamë, thashetheme s’duhen thënë”.
ANJEZA
Gjërat pozitive – Me shumë bonsens, shumë e dashur dhe e çiltër.
Gjërat negative – Nuk ka.
Po ta kishit përballë, çfarë do t’i thoshit? “Të uroj shumë, shumë fat në jetë”.
Popularity: 3% [?]
Juna : Dua një karikaturë prej teje
April 29, 2009 by ulqini
Kategoria : Big Brother 2 Albania - Thashetheme
28/04/09 02:40 Juna interesohet për pikturat dhe vizatimet e Adit. Ai tregon se kur ka qënë i izoluar, filloi ta praktikonte këtë gjë fillimisht duke kopjuar e më pas kuptoi se kishte aftësi në këtë gjë. Adi thotë se ka kopjuar konturet, ndërsa dritë hijet i ka bërë vetë, duke u perfeksionuar dita ditës. Juna i kërkon që t’i bëjë dhe asaj një karikaturë të tillë si për kujtim dhe Adi pranon që t’ia bëjë, por duke e vënë në dijeni se nuk është shumë i aftë. Juna i thotë se e rëndësishme është që t’ia bëjë ai. Anjeza e komplimenton për atë që i ka bërë Anit sepse i duket shumë e bukur.Popularity: 1% [?]
Qetsori : Mimoza është njësh
April 13, 2009 by ulqini
Kategoria : Big Brother 2 Albania - Thashetheme
“Mimozën nuk e ha dot njeri!” – ka thënë Qetsori duke biseduar me Adin dhe Arin. Sipas tyre kjo ndodhte sepse Mimoza ishte e bukur. Ata kanë përmendur edhe faktin që në përballjen e fundit, Dritan-Mimoza, ishte Dritani ai që la shtëpinë . Qetsori ka thënë se ai e kishte nuhatur një gjë të tillë dhe ka shprehur gjithashtu edhe frikën se nëse do t’i duhej të përballej me Mimozën, do të ishte ai që do të dilte. “Mimoza të ha kokën! Mimoza është njësh!”- ka përfunduar ai.
Popularity: 1% [?]
Supermarket në shtëpi ë Big Brother Albania 2
April 13, 2009 by ulqini
Kategoria : Big Brother 2 Albania - Thashetheme
Buxheti i banorëve për këtë javë është vetëm 315 lekë për banorë. Por, Vëllai i Madh, u dha atyre mundësinë, me anë të një surprize, të furnizoheshin falas me ushqime. Në kampingun e shtëpisë ishte improvizuar një market i vërtetë Euromax. Banorët duhej që brenda një kohe prej 2 minutash të merrnin cfarë ushqimesh apo artikujsh të tjerë të mundnin. Quhej i tyre cdo artikull që arrihej të vendosej mbi tavolinën e kuzhinës. Situata dhe veprimet e banorëve shkaktuan të qeshura të shumta, si tek ata vet, ashtu edhe tek publiku në studio.
Popularity: 1% [?]
Eleminim i dyfishtë
April 13, 2009 by ulqini
Kategoria : Big Brother 2 Albania - Thashetheme
“Big Brother” ka vendosur për një eleminim të dyfishtë. Banorët janë takuar me personat e kandiduar, dhe janë izoluar në një nga dhomat e gjumit. Mimoza dhe Dritani ishin dy personat që rrezikonin të dilnin. Publiku ka vendosur që banori që duhet të lërë shtëpinë e “Big Brother” duke humbur përfundimisht mundësinë për të fituar 70 mijë euro të ishte Dritani. Mimoza kishte një tjetër funksion në eleminim e dytë. “Big Brother” kishte vendosur dy zarfe dhe ajo duhet të zgjidhte njërin nga to. Banorët duhet të përzgjidhnin se cilin banor dëshironin të shpëtonte nga dalja dhe kjo duhej bërë në mënyrë zinxhir. Katër personat që dolën në nominim ishin Ari, Juna, Ani dhe Eltoni. Publiku vendosi që nga katër të nominuarit personi që duhej të largohej të ishte Ani.
Popularity: 1% [?]
Ani : Të kam xhan lepurushi im
April 13, 2009 by ulqini
Kategoria : Big Brother 2 Albania - Thashetheme
Ani ishte një nga banorët për të cilin “Big Brother” kishte organizuar një surprizë. Ai gjatë jetesës brenda në shtëpi ka folur për një histori dashurie të cilën ai e ka përjetuar në cdo cast. Gjatë spetaklit është ndjekur një klip ku Ani ka treguar për këtë dashuri. Ai ka dëgjuar një audiomesazh të vajzës së zemrës së tij e cila ka shprehur:-“Të pres dhe të kam xhan lepurushi im!” Banorët janë gëzuar nga surpriza e Anit, dhe Mimoza i ka thënë :-“Na u martove!”
Popularity: 1% [?]
Aida: Adela është me komplekse
April 13, 2009 by ulqini
Kategoria : Big Brother 2 Albania - Thashetheme
Aida diskuton me Antoninin për Mimozën . Sipas saj ajo ka ardhur për të përfaqësuar moshën e saj, dhe do sillet si e tillë. Ajo thotë:-“Lufta që u bë për të hapur debat ishte për të provokuar Mimozën, nëse ajo do fliste ose jo!” Aida thotë që duke ditur që Mimoza nuk merr pjesë në debate, fakti që e hap një debat duke e ditur këtë gjë, do të thotë që bëhet me qëllim. Ajo fillon diskuton për Adelajdën duke thënë:-“Kjo që thotë që e ka shoqe! Unë e kam më pak se ajo, dhe nuk e lë njeri ta ngacmojë!” Antonini e pyet në lidhje me debatin e Arit me Adelajdën. Ajo thotë:-“Njerëz me komplekse. Bën si lule mos më prek!”
Popularity: 1% [?]
Komplimente për Junën
April 10, 2009 by ulqini
Kategoria : Big Brother 2 Albania - Thashetheme
Të gjithë djemtë qëndrojnë në kopësht dhe para tyre kalon Juna e cila kishte veshur një fustan . Të gjithë cohen në këmbë dhe i bëjnë komplimente. Dritani i thotë:-“Je si Elvira Diamanti!” Antonini i dhuron një lule ndërsa Adi e fton për kërcim. Ai i thotë që mos të ndërrohet derisa ato të bëjnë një foto bashkë. Adi vazhdon duke bërë komplimenta. Ai i thotë që ajo me syze duket si profesoreshë. Ajo ia kthen me batutë:-“I ke bërë detyrat?”
Popularity: 1% [?]
Qetsori : Unë e dua shumë gruan time
April 2, 2009 by ulqini
Kategoria : Big Brother 2 Albania - Thashetheme
“Duhet ta jetosh vet diçka, që ta kuptosh realisht sesi është!”- u ka thënë Qetsori, Anjezës, Anit e më pas edhe Dritanit, duke folur për vështirësitë që i krijoi në raportin me bashkëshorten, dëshira e tij për të hyrë në shtëpinë e Big Brother. Ai tregoi se ishin zënë shumë. “Thonë se pas të 30-ave, rikthen jeta, nëse gjërat të kanë shkuar keq, të jepet një okazion i dytë!”. Ai ka shpjeguar se hyrja këtu i përkon me një histori të keqe që i kishte ndodhur dikur, dhe ai prandaj kishte vendosur ta provonte, sepse kualifikimin e tij si konkurrent e kishte marrë si një shans të dytë që i ishte dhënë për të ndryshuar gjërat. Ai i ka thënë Anjezës se nuk arriti ta kishte mbështetjen e së shoqes, për të hyrë në shtëpinë e Big Brother, me përjashtim të mesazhit që i dërgoi për Shën Valentin, por, pavarësisht dëshirës së tij për të qëndruar në lojë, deri në fund, nëse për surprizë i sillnin të takonte gruan apo të afërm të tjerë dhe ata do t’i thonin të dilte, ai do të dilte menjëherë, pa u penduar. “Mendon se këtu brenda ke bërë diçka që atë e ka bërë të ndjehet keq?”- e ka pyetur Anjeza Qetsorin, për të shoqen. Ai ka thënë se mendonte se po, madje në situata të caktuara ka rrezikuar shumë. “Unë kam dalë me të mbathura dhe ajo atë më tha, që nuk donte që të tjerët të shihnin intimitetin tim, donte që ta shihte vetëm ajo!” Qetsori ka thënë se e donte shumë gruan e tij, pavarësisht konflikteve që mund të kishin. Ai ka thënë se ishte nga ata që zgjidhnin vetëm një herë, jo nga ata që i jepnin vetes mundësinë të bënin më shumë sesa një zgjedhje. “Unë zgjedh vetëm një herë, e zgjedh me ndërgjegje të plotë dhe kënaqem me atë që zgjedh!” – ka thënë ai.
Popularity: 1% [?]
Ani : Kjo herë ishte ndryshe
April 1, 2009 by ulqini
Kategoria : Big Brother 2 Albania - Thashetheme
Ani bisedon me Arjonin për mënyrën e nominimit të kësaj here. Ai e pyet nëse kjo ishte praktikuar dhe më parë apo jo. Arjoni i tregon se ishte hera e parë, por herët e tjera mund të bëhen sic janë bërë më parë, vetëm në dhomën e rrëfimit. Ai e këshillon që të mos e vrasë mendjen për këtë herë që kaloi pasi herët e tjera do të jetë i vetëm dhe mund të thojë cfarë të dojë. Arjoni e krahason si lojë me top, ku njeri mund të shënojë e tjetri jo, por në fund mbeten miq pasi ishte një lojë. Ai i thotë Anit se nuk e di se cilët ka nominuar por, dëgjoi se Bika ishte e mërzitur. Arjoni i jep mendimin se loja tani është në dorë të atij që ka nominuar, do të varet nga mënyra se si do sillet. Nëse ajo do sillet mirë e do ta afrojë, ai mund të ndryshojë mendim e nuk e nominon më, nëse ajo sillet keq, ai do të mbajë mendimin e parë dhe personi që nominohet nuk duhet t’i mbajë inat se fundja janë të detyruar të nominojnë dikë.
Popularity: 1% [?]



















