Juna : Dua një karikaturë prej teje

April 29, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

 

juna-vizatimi-28-big-brother-albania-228/04/09 02:40 Juna interesohet për pikturat dhe vizatimet e Adit. Ai tregon se kur ka qënë i izoluar, filloi ta praktikonte këtë gjë fillimisht duke kopjuar e më pas kuptoi se kishte aftësi në këtë gjë. Adi thotë se ka kopjuar konturet, ndërsa dritë hijet i ka bërë vetë, duke u perfeksionuar dita ditës. Juna i kërkon që t’i bëjë dhe asaj një karikaturë të tillë si për kujtim dhe Adi pranon që t’ia bëjë, por duke e vënë në dijeni se nuk është shumë i aftë. Juna i thotë se e rëndësishme është që t’ia bëjë ai. Anjeza e komplimenton për atë që i ka bërë Anit sepse i duket shumë e bukur.