Arjoni,i preferuar nga publiku femeror

September 19, 2009 by ulqini  
Kategoria : Zbavitje / Zabava

Arjon Muça.5

Secili nga personazhet e Big Brother zgjidhet per nje arsye te caktuar e per kete ai mbahet mend nga publiku.
Nje nga personazhet qe me siguri mbahet mend mire eshte dhe Arjon Muca. Djaloshi nga Vlora nder shume karakteristika te personalitetit te tij, dhe pamjes se jashtme vazhdon te mbetet nje personazh i preferuar sidomos nga publiku femeror
Por cfare e beri dhe si arriti Arjoni deri ketu? E kush mund ta dije me mire se prinderit e tij!
“Donte te bente jeten e adoleshentit, kishte hobi sportet ekstreme dhe kerkonte gjithnje te provonte veten”, thote e ema e Arjonit.
Kushdo qe kalon neper ndryshime te tilla te popullaritetit, me siguri qe peson edhe ndryshime ne marredheniet me te afermit.
“Eshte kenaqesi qe ne shohim Arjonin te kompletuar”, thote nena, ndersa i ati eshte shume i kenaqur qe i biri e degjon kur i behen kritika dhe verejtje.
Prinderit ndihen krenare per famen e te birit, por gjithnje kerkojne qe Arjoni te dije ta menaxhoje statusin e te qenurit i njohur.
Djaloshi simpatik ka pasur gjithmone nje raport shume te mire me femrat, por pas fames ai permiresohet akoma me shume!

Top Channel

http://video1.top-channel.tv/18754796/flv/kronika/arjoniprofili-tch.flv

Popularity: 1% [?]

Arjon Muca : Anjezen e pelqej por nuk e dashuroj

May 27, 2009 by ulqini  
Kategoria : Big Brother 2 Albania - Thashetheme

arjoni-dhe-anjeza-big-brother-albania-2Cifti i veteshpallur ne “Big Brother”, Arjon -Anjeza, nuk jane tamam te tille. Kjo gje u vu re edhe gjate qendrimit te Arjonit brenda shtepise, pasi asgje nuk ndodhi me ta… Mjaftuan ca perkedhelje dhe nje puthje ne buze per t’u perfolur me tej per nje dashuri te madhe, por ja qe nuk eshte keshtu.

I kontaktuar nga Sh2-shi, Arjoni ka pohuar diten e djeshme, se Anjezen e pelqen, por nuk e dashuron. Kete gje e ka diskutuar dhe me vajzen qe tashme ndodhet brenda ne shtepi. “Te dy e kemi pranuar kete fakt”, – thote ai. Ajo qe lindi mes nesh ne ambiente e shtepise ishte nje ndjenje reciproke nga te dy, por eshte shume heret per ta quajtur dashuri.

Djali, qe gjate qendrimit te tij ne Big Brother ka rene ne sy per pamjen shume terheqese dhe, vec kesaj, edhe per nje xhentilese me femrat, aq sa per t’u pasur zili, eshte treguar i sinqerte gjate gjithe kohes. Anjeza nuk ka qene e pare qe ka preferuar shoqerine e Arjonit, para saj ishte Zhuljeta e me pas Mesida. Per asnje nga keto ai nuk ka pohuar se i ka dashur, megjithese ka ndare nje shtrat me to, dhe kjo vetem ne menyre miqesore. Eshte karakterizuar per natyren e tij te permbajtur, sidomos me femrat, duke nxjerre konkluzione te qarta per nje marredhenie.

Arjoni ka pohuar se, “nuk mjaftojne dy jave per te lindur nje dashuri mes dy njerezve. Nje lidhje, per t’u quajtur e konsoliduar, duhet te kaloje ne disa filtra njerezore, qe vetem ambienti i jashtem mund te t’i jape”. Nga ana tjeter, djaloshit simpatik nuk i ka munguar suksesi me femrat dhe fama ne kete reality show ia ka shtuar me shume kerkesat. Duket se kete pjesemarrje Arjoni do ta perdore si nje trampoline per t’i hyre botes se modes, spektaklit, dhe jo vetem. Ndersa lidhja me Anjezen ka shume rezerva. Do te jete koha qe do t’i tregoje, jo vetem ketij cifti, por edhe publikut, se si do te shkoje lidhja e tyre.

Shekulli

Popularity: 4% [?]

Flet Juna (Junida Kule) për banoret

May 9, 2009 by ulqini  
Kategoria : Big Brother 2 Albania - Thashetheme

juna big brother albania 2 live1 Flet Juna (Junida Kule) për banoret ADI

Gjërat pozitive – Synon të ndryshojë.

Gjërat negative – I mungon guximi për konfrontime ballë përballë.

Po ta kishit përballë, çfarë do t’i thoshit? “Ç’kemi Adi! Prapë të dhemb kurrizi mo? Po këmbën si e ke”?

 

DRITANI

Gjërat pozitive – Mjaft elegant në pamje.

Gjërat negative – Kur nxehet, e humbet ekuilibrin.

Po ta kishit përballë, çfarë do t’i thoshit? “Të trashëgohesh”!

 

BJORDI

Gjërat pozitive – Premtues në piano.

Gjërat negative – Bën kompromise të paprincipta.

Po ta kishit përballë, çfarë do t’i thoshit? “Kujdes, jeta është e gjatë për prapësira dhe e shkurtër për të qenë i virtytshëm”.

 

ARJONI

Gjërat pozitive – Inteligjent, i artikuluar shumë mirë në shprehje dhe i pashëm.

Gjërat negative – S’ka.

Po ta kishit përballë, çfarë do t’i thoshit? “Falënderoj ‘Big’-un që më dha mundësinë të njihesha me ty”.

 

SORI

Gjërat pozitive – Njeri i vullnetit dhe sakrificës.

Gjërat negative – Nuk i shfaqi asnjëherë para meje.

Po ta kishit përballë, çfarë do t’i thoshit? “Më vjen keq që nuk t’u dha rasti të më nominoje”.

 

ANI

Gjërat pozitive – I mirë dhe i dashur.

Gjërat negative – Nuk arrita ta njoh.

Po ta kishit përballë, çfarë do t’i thoshit? “Vazhdo siç e ke nisur”.

 

TONI

Gjërat pozitive – I ëmbël, i zgjuar dhe parimor. Pa komplekse.

Gjërat negative – Më ka lënë pa gjumë dhe desh më mbyti nga të qeshurat.

Po ta kishit përballë, çfarë do t’i thoshit? “Lymo, na le pa pa filxhon”.

 

ARI

Gjërat pozitive – Ka mësuar ca gjëra në Perëndim.

Gjërat negative – Nuk ka mësuar ato që duhet të mësonte.

Po ta kishit përballë, çfarë do t’i thoshit? “Asgjë”.

 

ADELA

Gjërat pozitive – Fotozhenike në fytyrë.

Gjërat negative – Fotozhenike në karakter.

Po ta kishit përballë, çfarë do t’i thoshit? “Ti nuk përfaqëson vajzat e vërteta nga provinca. Ato janë të brishta dhe të sinqerta në ëndrrat e tyre legjitime”.

 

AIDA

Gjërat pozitive – Vajzë me shumë personalitet dhe me shumë botë.

Gjërat negative – Nuk arrita t’ia njoh.

Po ta kishit përballë, çfarë do t’i thoshit? “Lum ai burrë që do të të ketë ty në krah”.

 

MOZA

Gjërat pozitive – Kryefamiljare e zonja.

Gjërat negative – Telefon i prishur.

Po ta kishit përballë, çfarë do t’i thoshit? “E thashë, e the, e tha, e thamë, thashetheme ke thënë, e thashë, e the, e tha, e thamë, thashetheme s’duhen thënë”.

 

ANJEZA

Gjërat pozitive – Me shumë bonsens, shumë e dashur dhe e çiltër.

Gjërat negative – Nuk ka.

Po ta kishit përballë, çfarë do t’i thoshit? “Të uroj shumë, shumë fat në jetë”.

Popularity: 3% [?]

Anjeza : Kam qënë ndryshe nga Zhuljeta

May 7, 2009 by ulqini  
Kategoria : Big Brother 2 Albania - Thashetheme

anjeza-per-zhuljet04-big-brother-albania-204/05/09 17:55

Gjatë kohës që banorët janë duke ngrënë Arjani tregon që kishte parë një ëndërr me Zhuljetën. Ai vazhdon duke thënë që me aq sa e ka parë nga jashtë, i dukej një person negativ. Adi thotë që Arjoni rrinte shumë me të. Qetsori ia kthen:-“Doli pak i trembur Arjoni nga ajo lidhje !” Anjeza ndërhyn duke e pyetur se për cfarë lidhjeje e kishte fjalën ai. Qetsori e sqaron duke i thënë që nënkuptonte lidhjen miqësore që kishte krijuar Arjoni me Zhuljetën. Sipas tij fakti që qëndronte gjithë kohës me të humbi shumë. Sipas Adelajdës Arjoni e pëlqente Zhuljetën. Anjeza ndërhyn duke thënë që ai e ka pëlqyer si shoqe. Arjani mendon që cdo mardhënie lind nga shoqëria dhe evoluon dhe bëhet dashurore. Anjeza thotë:-“Pak rëndësi ka, pasi unë kam qënë ndryshe nga Zhuljeta!” Qetsori thotë që sipas tij Arjoni nuk i jepte kofidenca , por Adelajda ndërhyn duke thënë që ato qëndronin gjatë gjithë kohës bashkë. Adi mendon që e ka bërë për efekt aleance. Sipas Adelajdës Arjoni e kishte tepruar duke qëndruar me Zhuljetën. Ajo thotë që dhe ai vetë e kishte pranuar një gjë të tillë. Anjeza ndërhyn gjatë gjithë kohës duke mbrojtur Arjonin. Adi thotë që në fillim të gjithë kishin menduar që ato do kishin një lidhje , por me kalimin e kohës ndryshuan mendim.

Popularity: 2% [?]

Anjeza per Qetsorin : Gatimin e shohin si strategji

gatimi-strategji-big-brother-albania-204/05/09 16:51

Anjeza kur shikon Qetsorin duke gatuar i thotë që i duket e lodhshme fakti i të gatuarit përditë, sidomos tani që nuk ka më Arjonin që ta ndihmojë. Qetsori i thotë:-“Kot nuk jam në nominim cdo herë!” Anjeza nuk e kupton shprehjen e tij, ndaj ai e sqaron duke i thënë që banorët e kanë kuptuar që është rezistent dhe nuk gatuan për lojë. Anjeza i thotë që ndoshta banorët e kanë marrë faktin e gatimit si strategji. Ai nuk e përjashton si mundësi, dhe shton që nuk e shikon si dicka negative. Sipas tij kjo është keq për të tjerët, dhe jo për të. Anjeza i thotë:-“Cdo drekë që gatuan ti janë si për ditëlindje!”

Popularity: 1% [?]

Arjoni : Anjezën e pëlqej, por nuk e dashuroj

May 6, 2009 by ulqini  
Kategoria : Big Brother 2 Albania - Thashetheme

anjeza dhe arjon muca big broter albania 2 live Arjoni : Anjezën e pëlqej, por nuk e dashurojÇifti i vetëshpallur në “Big Brother”, Arjon -Anjeza, nuk janë tamam të tillë. Kjo gjë u vu re edhe gjatë qëndrimit të Arjonit brenda shtëpisë, pasi asgjë nuk ndodhi me ta… Mjaftuan ca përkëdhelje dhe një puthje në buzë për t’u përfolur më tej për një dashuri të madhe, por ja që nuk është kështu.

I kontaktuar nga Sh2-shi, Arjoni ka pohuar ditën e djeshme, se Anjezën e pëlqen, por nuk e dashuron. Këtë gjë e ka diskutuar dhe më vajzën që tashmë ndodhet brenda në shtëpi. “Të dy e kemi pranuar këtë fakt”, – thotë ai. Ajo që lindi mes nesh në ambiente e shtëpisë ishte një ndjenjë reciproke nga të dy, por është shumë herët për ta quajtur dashuri.

Djali, që gjatë qëndrimit të tij në Big Brother ka rënë në sy për pamjen shumë tërheqëse dhe, veç kësaj, edhe për një xhentilesë me femrat, aq sa për t’u pasur zili, është treguar i sinqertë gjatë gjithë kohës. Anjeza nuk ka qenë e parë që ka preferuar shoqërinë e Arjonit, para saj ishte Zhuljeta e më pas Mesida. Për asnjë nga këto ai nuk ka pohuar se i ka dashur, megjithëse ka ndarë një shtrat me to, dhe kjo vetëm në mënyrë miqësore. Është karakterizuar për natyrën e tij të përmbajtur, sidomos me femrat, duke nxjerrë konkluzione të qarta për një marrëdhënie.

Arjoni ka pohuar se, “nuk mjaftojnë dy javë për të lindur një dashuri mes dy njerëzve. Një lidhje, për t’u quajtur e konsoliduar, duhet të kalojë në disa filtra njerëzorë, që vetëm ambienti i jashtëm mund të t’i japë”. Nga ana tjetër, djaloshit simpatik nuk i ka munguar suksesi me femrat dhe fama në këtë reality show ia ka shtuar më shumë kërkesat. Duket se këtë pjesëmarrje Arjoni do ta përdorë si një trampolinë për t’i hyrë botës së modës, spektaklit, dhe jo vetëm. Ndërsa lidhja me Anjezën ka shumë rezerva. Do të jetë koha që do t’i tregojë, jo vetëm këtij çifti, por edhe publikut, se si do të shkojë lidhja e tyre.

Shekulli

Popularity: 1% [?]

Anjeza : Eltoni doli kot

anjeza-per-tonin04-big-brother-albania-204/05/09 12:59

Qetsori dhe Anjeza duke diskutuar për bindjet e tyre politike kujtojnë Eltonin. Qetsori mendon që Eltoni pavarsisht se kishte udhëtuar shumë, nuk tregoi asgjë brenda në shtëpi. Anjeza e kundërshton duke i thënë që gjërat më të rëndësishme Eltoni ia ka treguar . Ajo vazhdon duke treguar që ai merrej me projekte. Qetsori shprehet kurioz për të ditur disa prej tyre, por Anjeza nuk pranon t`ia thotë. Sipas saj Eltoni kishte shumë gjëra pozitive që Qetsori nuk kishte arritur t`i kuptojë. Qetsori thotë:-“Doli kot Toni, por nuk kishim kë të nxirrnim!” Anjeza i thotë:-“ Toni kishte ardhur për gjëra të tjera që ju nuk i keni marrë vesh!”

Popularity: 1% [?]

Mbrëmje me emocione

mbremje-me-emocione-big-brother-albania03/05/09 01:55

Një pjesë e banorëve, të mbledhur në kuzhinë, bisedojnë për surprizat e kësaj nate. Anjeza thotë se u emocionua për ardhjen e Arjonit dhe u tregon atyre fjalët që shkëmbyen për pak caste. Ajo thotë edhe batutën e Arjonit që u shpreh se Anjeza nuk del këtë mbrëmje dhe lulet do t’ia jepte Bjordit nëse dilte Adela. Adela me të qeshur shprehet se do ta sqarojë këtë gjë me Arionin kur të dalë. Adi pyet se dhe sa banorë mund të eleminohen nga loja, para finales. Bjordi mendon se do të ketë dhe një eleminim prej dy personash javën tjetër dhe pjesa tjetër shkon në finale. Moza, e prekur nga ethet e nominimit, thotë e menduar se kjo javë është shumë e fortë për të dhe Adelën me Sorin.

Popularity: 1% [?]

Big Brother Albania 2 , Arjon Muca, Intervista

May 2, 2009 by ulqini  
Kategoria : Big Brother 2 Albania - Thashetheme

arjon muca anjeza mesida lleshi intervista big brother albania 2 live Big Brother Albania 2 , Arjon Muca, Intervista

Pse ishe në “Big Brother” Arjon?

Kërkoja një trampolinë ideale për t’u hedhur në synimet e mia. Ato lidhen me botën e televizionit ku dëshiroj të bëhem prezantues, por njëkohësisht do të konkurroj edhe në Akademinë e Arteve të Bukura për aktor.

A mund të jetë dialekti që ke në të folur problem për këtë gjë?

Për këtë arsye, do të ndjek edhe një kurs gjuhe dhe diksioni.

A pamë një Arjon të vërtetë në “Big Brother 2″?

Edhe unë nuk e kisha parë veten asnjëherë kaq të vërtetë.

Do ktheheshe përsëri atje brenda, pse?

Po, sepse do kisha dëshirë të provoja përsëri ngrohtësinë që më dha publiku kur dola.

Në “Big Brother” fitojnë të vërtetët, apo ata që aktrojnë më bukur?

Në “Big Brother” fitojnë ata që vendos publiku.

Po ti çfarë bëre?

Po të më pyesje brenda në shtëpi për këtë gjë nuk do të dija të përgjigjesha, por sot më thonë dhe më vlerësojnë si një djalë 360°.

A pate një strategji loje?

Të gjithë patën një strategji, por çdo strategji kur je aty brenda bie brenda pak ditësh.

Të jesh djalë i bukur, të ndihmon apo të ndëshkon në një lojë si kjo?

Unë kam bërë që aspekti fizik të anashkalohej për të nxjerrë në pah vetitë dhe virtytet që më karakterizojnë.

Ti dhe Moza ishit më të bukurit e këtij edicioni, ku qëndron dallimi mes jush (përveç seksit)?

Moza futet në rekordin “Guinness”, si një person që arriti të rrinte në një “reality” që bazohet te dialogu, 80 ditë pa folur.

U afrove shumë me Zhuljetën, ajo tha se ishte lojë, po për ty?

Ndava momente shoqërore shumë të bukura, por për të ishte lojë, unë nuk e vlerësoj për keq, sepse më dhuroi bashkëbisedime të bukura.

Çfarë të tha kur e takove jashtë?

O fodull.

Si po të duket Anjeza, tani që e shikon nga jashtë?

Pak e mërzitur në ato momente që normalisht i kalonim bashkë.

Adela i tha Anjezës se, po të më dilte Bjordi, unë vetëm do qaja, po ti si mendon për reagimin e Anjezës?

Çdo njeri i përballon ndjenjat dhe situatat në forma të ndryshme.

Mendon se Adela e do Bjordin, më shumë se të do Anjeza ty?

Si mund ta mas ndjenjën? Po të ekzistonte një ndjenjëmatës, do isha i pari që do ta kisha blerë.

Qetsori ka thëne se ti e ke dashur më shumë sesa të ka dashur ai, je i zhgënjyer nga këto fjalë?

Personat nuk duan kurrë në të njëjtën sasi, ka gjithmonë një që do më shumë se tjetri.

Cilin kishe me të vërtetë konkurrent aty brenda?

Qetsorin.

A u stepe kur në “Big Brother” hyri Ari, pse?

Për mua, Ari ishte si gjithë të tjerët.

Kush do ta fitojë “Big Brother”?

Qetsori. A do rikthehesh në Itali? Varet nga ofertat e punës që do të kem, sepse jam mësuar të punoj.

Po me Roselën si shkon puna, do ta takosh?

Patjetër që do ta takoj, aty ku mbaron një dashuri, ka shumë vend për një miqësi.

A do të punosh këtë vit në sezonin turistik të verës?

Në Itali kam bërë bagninon (kujdestarin e plazhistëve), ndërsa këtu shpresoj të punoj gjithë vitin.

Çfarë pret të ndodhë me jetën tënde?

Të mos më ndryshojnë gjërat që kam dhe pres të realizoj ëndrrat e mia.

Po për fansat?

Dua t’i shpreh falënderimin tim të madh për çdo ditë që më kanë mbështetur kur isha aty brenda dhe për ngrohtësinë që më falin tani që jam jashtë.

Popularity: 2% [?]

Arjon Muca flet për banoret

May 2, 2009 by ulqini  
Kategoria : Big Brother 2 Albania - Thashetheme

arjon muca big brother albania 2 live Arjon Muca flet për banoret

ADI

Gjërat pozitive – Humori

Gjërat negative – Manipulimi

Po ta kishe përballë, çfarë do t’i thoshe? “Në çdo pikë të territorit shqiptar, ndjehem si në shtëpinë time”

 

PAVLINI

Gjërat pozitive – Kuraja

Gjërat negative – Jo i mirinformuar për Kanunin

Po ta kishe përballë, çfarë do t’i thoshe? “Shpresoj të të shikoj sa më shpejt bashkë me fëmijët e tu”

 

DRITANI

Gjërat pozitive – Djalë perfekt

Gjërat negative – Serioziteti i tepërt

Po ta kishe përballë, çfarë do t’i thoshe? “Shpresoj të më kesh kuptuar më tepër tani që ke dalë”

 

AGONI

Gjërat pozitive – Mik i mirë

Gjërat negative – Dashuron me shikim të parë

Po ta kishe përballë, çfarë do t’i thoshe? “Të kam vlerësuar aty brenda dhe beso se ky vlerësim do të mbetet edhe jashtë”

 

BJORDI

Gjërat pozitive – Ndjeshmëria

Gjërat negative – I çrregullt

Po ta kishe përballë, çfarë do t’i thoshe? “Mendo me kokën tënde”

 

SORI

Gjërat pozitive – Karakteri i fortë

Gjërat negative – Enigmatik

Po ta kishe përballë, çfarë do t’i thoshe? “Shpresoj që përpjekjet e tua të japin rezultatin që shpreson”

 

ANI

Gjërat pozitive – Zemërbardhë

Gjërat negative – Tepër zemërbardhë

Po ta kishe përballë, çfarë do t’i thoshe? “Rrethohu vetëm nga njerëz që të duan të mirën”

 

ARJANI

Gjërat pozitive – Bagazhi

Gjërat negative – Fjalori i shthurur

Po ta kishe përballë, çfarë do t’i thoshe? “Shpresoj t’i arrish objektivat e tua”

 

ELTONI

Gjërat pozitive – Njeri direkt, bagazhi

Gjërat negative – Këpucët e zeza me majë

Po ta kishe përballë, çfarë do t’i thoshe? “Më vjen keq që nuk ke hyrë që ditën e parë”

 

BIKA

Gjërat pozitive – Direkte

Gjërat negative – Mosbesimi te njerëzit

Po ta kishe përballë, çfarë do t’i thoshe? “Shpresoj ta takosh sa më shpejt Alban Skënderajn”

 

ADELA

Gjërat pozitive – Oratoria

Gjërat negative – E pasinqertë

Po ta kishe përballë, çfarë do t’i thoshe? “Beson se ka qenë kjo rruga e duhur pë të arritur?”

ZHULJETA

Gjërat pozitive – Inteligjenca

Gjërat negative – Mësova duhanin

Po ta kishe përballë, çfarë do t’i thoshe? “Gjithë të mirat në jetë”

 

ERJOLA

Gjërat pozitive – Inteligjenca

Gjërat negative – Nuk pata kohë t’ia zbuloja

Po ta kishe përballë, çfarë do t’i thoshe? “Do kisha shpresuar të të kisha më tepër brenda në shtëpi”

 

AIDA

Gjërat pozitive – Arrinte të komunikonte edhe pa fjalë, si dhe ishte një mike shumë e mirë

Gjërat negative – Gjaknxehtësia

Po ta kishe përballë, çfarë do t’i thoshe? “Meriton çdo të mirë që kjo botë mund të të dhurojë”

 

LIRITA

Gjërat pozitive – Vetëbesimi

Gjërat negative – Mospozicionimi

Po ta kishe përballë, çfarë do t’i thoshe? “Më erdhi keq që nuk u kuptuam”

 

MOZA

Gjërat pozitive – Bukuria

Gjërat negative – Nuk më “pëlqen”

Po ta kishe përballë, çfarë do t’i thoshe? “Më thuaj arsyen e vërtetë të gjithë këtyre nominimeve”

 

MESIDA

Gjërat pozitive – Njeri i drejtpërdrejtë, pa lajka

Gjërat negative – Beson shumë te të tjerët

Po ta kishe përballë, çfarë do t’i thoshe? “Besoj se jeta së shpejti do të buzëqeshë”

 

ANJEZA

Gjërat pozitive – Personaliteti i formuar, sado që është në moshë të re

Gjërat negative – Emotiviteti

Po ta kishe përballë, çfarë do t’i thoshe? “Besoj se mungesa ime do të japë më shumë arsye për të luftuar për fi nalen”

 

JUNA

Gjërat pozitive – Baza familjare

Gjërat negative – Nuk ka

Po ta kishe përballë, çfarë do t’i thoshe? “Me ty, orët kalonin pa u kuptuar”

Popularity: 3% [?]

Next Page »