Arjon Muca : Anjezen e pelqej por nuk e dashuroj

arjoni-dhe-anjeza-big-brother-albania-2Cifti i veteshpallur ne “Big Brother”, Arjon -Anjeza, nuk jane tamam te tille. Kjo gje u vu re edhe gjate qendrimit te Arjonit brenda shtepise, pasi asgje nuk ndodhi me ta… Mjaftuan ca perkedhelje dhe nje puthje ne buze per t’u perfolur me tej per nje dashuri te madhe, por ja qe nuk eshte keshtu.

I kontaktuar nga Sh2-shi, Arjoni ka pohuar diten e djeshme, se Anjezen e pelqen, por nuk e dashuron. Kete gje e ka diskutuar dhe me vajzen qe tashme ndodhet brenda ne shtepi. “Te dy e kemi pranuar kete fakt”, – thote ai. Ajo qe lindi mes nesh ne ambiente e shtepise ishte nje ndjenje reciproke nga te dy, por eshte shume heret per ta quajtur dashuri.

Djali, qe gjate qendrimit te tij ne Big Brother ka rene ne sy per pamjen shume terheqese dhe, vec kesaj, edhe per nje xhentilese me femrat, aq sa per t’u pasur zili, eshte treguar i sinqerte gjate gjithe kohes. Anjeza nuk ka qene e pare qe ka preferuar shoqerine e Arjonit, para saj ishte Zhuljeta e me pas Mesida. Per asnje nga keto ai nuk ka pohuar se i ka dashur, megjithese ka ndare nje shtrat me to, dhe kjo vetem ne menyre miqesore. Eshte karakterizuar per natyren e tij te permbajtur, sidomos me femrat, duke nxjerre konkluzione te qarta per nje marredhenie.

Arjoni ka pohuar se, “nuk mjaftojne dy jave per te lindur nje dashuri mes dy njerezve. Nje lidhje, per t’u quajtur e konsoliduar, duhet te kaloje ne disa filtra njerezore, qe vetem ambienti i jashtem mund te t’i jape”. Nga ana tjeter, djaloshit simpatik nuk i ka munguar suksesi me femrat dhe fama ne kete reality show ia ka shtuar me shume kerkesat. Duket se kete pjesemarrje Arjoni do ta perdore si nje trampoline per t’i hyre botes se modes, spektaklit, dhe jo vetem. Ndersa lidhja me Anjezen ka shume rezerva. Do te jete koha qe do t’i tregoje, jo vetem ketij cifti, por edhe publikut, se si do te shkoje lidhja e tyre.

Shekulli

9