Dritan Shehaj

Adela dhe moza : Si Tani, këtu, nuk ka tjetër
12/04/09 01.35 Adelajda dhe Mimoza kanë biseduar në lidhje me daljen e Dritanit nga shtëpia dhe momentet kur prisnin të mësonin nëse do të ishte ai apo Mimoza. Kjo e fundit ka thënë se kishte provuar emocione që nuk i kishte provuar asnjëherë tjetër. Adelajda ka thënë se priste të dilte Aida ose Anjeza dhe kushdo të do të dilte më pas prej Tani apo Mozës, ajo njësoj do të mërzitej. Ajo ka thënë për Dritanin se ishte i veçantë dhe se për të asnjë në shtëpi nuk ishte si ai. “Si Tani, këtu, nuk ka tjetër!”... Vazhdo
Qetsori : Mimoza është njësh
12/04/09 01.20 “Mimozën nuk e ha dot njeri!” – ka thënë Qetsori duke biseduar me Adin dhe Arin. Sipas tyre kjo ndodhte sepse Mimoza ishte e bukur. Ata kanë përmendur edhe faktin që në përballjen e fundit, Dritan-Mimoza, ishte Dritani ai që la shtëpinë . Qetsori ka thënë se ai e kishte nuhatur një gjë të tillë dhe ka shprehur gjithashtu edhe frikën se nëse do t’i duhej të përballej me Mimozën, do të ishte ai që do të dilte. “Mimoza të ha kokën! Mimoza është njësh!”- ka përfunduar ai.  Vazhdo
Eleminim i dyfishtë
11/04/09 23:03 “Big Brother” ka vendosur për një eleminim të dyfishtë. Banorët janë takuar me personat e kandiduar, dhe janë izoluar në një nga dhomat e gjumit. Mimoza dhe Dritani ishin dy personat që rrezikonin të dilnin. Publiku ka vendosur që banori që duhet të lërë shtëpinë e “Big Brother” duke humbur përfundimisht mundësinë për të fituar 70 mijë euro të ishte Dritani. Mimoza kishte një tjetër funksion në eleminim e dytë. “Big Brother” kishte vendosur dy zarfe dhe ajo duhet të zgjidhte njërin... Vazhdo
Bika: Tani je më i miri
11/04/09 20:55 Republika është një nga banoret e eleminuara. Ajo gjatë spetaklit ka dëgjuar disa nga mendimet e banorëve për të. Për këtë “Big Brother” i ka mundësuar përballjen me disa prej banorëve, por ajo ka refezuar të debatonte me ta duke thënë: “Dua t`ia them kur të dalin!” Ajo shprehet se ishte e befasuar nga fjalët e Adit. Republika ka përshëndetur banorët, dhe i ka thënë Dritanit: -“Je më i miri!”  Vazhdo
Dritani : Dua të jem në këtë situatë
11/04/09 13:32 Duke qëndruar në kopësht Mimoza pyet Dritanin se si ndihej para spetaklit duke qënë se ishte në nominim. Dritani i thotë :-“Nuk kam frikë, por do më vinte keq të dal në këtë situatë që është krrjuar pasi dua të jem!” Ai i thotë që dëshiron që ajo të qëndrojë në shtëpi , dhe diskuton për keqkuptimin midis tyre. Dritani shprehet që nuk kishte për qëllim ta mërziste. Ajo i thotë që nuk ishte mërzitur me të, dhe shton:-“Uroj që të qëndrosh në shtëpi!” Dritani i thotë që nata... Vazhdo
Djemtë kërcejnë për vajzat – Big Brother Albania 2
10/04/09 21:59 Me rastin e ditëlindjes së Eltonit , Arjoni dhe Qetsori kanë gatuar për të. Ky shprehet i habitur nga kjo gjë. Banorët e tjerë kanë organizuar një festë me këtë rast. “Big Brother” i ka bërë një surprizë duke i futur një tortë të madhe për ditëlindjen e tij. Dritani është një tjetër banor të cilit iu bë një surprizë me rastin e ditëlindjes së vllait të tij. Vëllai i kishte dërguar një tortë dhe një kartolinë ku shkruante “Kjo është për ty dhe për të gjithë shokët e tu,... Vazhdo
Juna: Jam e lumtur këtu
10/04/09 16:30 Dritani pyet Junën se si po ndjehet gjatë këtyre ditëve qëndrim në shtëpi. Ajo i përgjigjet se është shumë e lumtur që ndodhet këtu. Dritani i tregon se atij i duket sikur nuk ka dy muaj në shtëpi, por më pak. Ai thotë se ditët i ikin pa u ndjerë fare, sa hap e mbyll sytë, por megjithatë ka edhe ditë të cilat mezi ikin e ku mërziten shumë. Juna tregon se ajo bën një jetë intensive jashtë, ku nuk e ndjen fare se koha kalon, madje ajo ndjehet e kënaqur që nuk kanë orë në shtëpi me të cilën... Vazhdo
Qetsori : E kemi armikun brenda
10/04/09 10:52 Sori shprehet se Adi po u prish shumë punë pasi ende nuk po del në lojë. Ai mendon se Adi ka krijuar një aleancë të fuqishme duke përdorur si mjet batutat dhe shakatë e tija. Tani mendon se kjo është mënyra e të luajturit e tij, por Sori ia kthen se për Adin kjo është gjë e mirë, ndërsa për të jo dhe se ai me këtë sjëllje e ka vënë në mendime se si t’ia prishë këtë lojë. Sori i propozon Tanit që të dy të bëhen bashkë e të luftojnë Adin, ndërsa Tani ia kthen se lufta ndaj të rinjve... Vazhdo
Big Brother Albania 2: Dritan Shehaj eliminohet
Big Brother Albania 2: Dritan Shehaj eliminohet Big Brother ka kominikuar se publiku ka vendosur qe (me 32 % te votave) banori qe duhet te le menjehere shtepine, duke humbur perfundimisht mundesine per te fituar 70,000 euro eshte DRITAN SHEHAJ!  Vazhdo
Adela: Nuk janë fjalët e Mozës
09/04/09 18:07 Adelajda diskuton me Dritanin në lidhje me bisedën e saj me Mimozën. Ajo i thotë që Mimoza ishte shprehur tek ajo në lidhje me Dritanin, duke i thënë që ajo mendonte që ai kapej me të pasi e shikonte si të vogël. Ajo shton që Mimozën e ka shumë përzemër dhe shton:-“Më erdhi inat se e di që nuk janë fjalët e saj!” Dritani e aprovon mendimin e saj.  Sipas mendimit të tij situata në shtëpi do kishte qënë më interesante po mos të kishin hyrë banorët e rinj, pasi do kishte më shumë debate.... Vazhdo