Adela dhe moza : Si Tani, këtu, nuk ka tjetër

April 13, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

adela-dhe-moza-big-brother-albania-212/04/09 01.35

Adelajda dhe Mimoza kanë biseduar në lidhje me daljen e Dritanit nga shtëpia dhe momentet kur prisnin të mësonin nëse do të ishte ai apo Mimoza. Kjo e fundit ka thënë se kishte provuar emocione që nuk i kishte provuar asnjëherë tjetër. Adelajda ka thënë se priste të dilte Aida ose Anjeza dhe kushdo të do të dilte më pas prej Tani apo Mozës, ajo njësoj do të mërzitej. Ajo ka thënë për Dritanin se ishte i veçantë dhe se për të asnjë në shtëpi nuk ishte si ai. “Si Tani, këtu, nuk ka tjetër!” – ka thënë Adela. Sipas saj, ai nuk e meritonte të dilte e aq më tepër në nominimin e parë. “Tani ishte çun me vlera, – ka thënë Adela, – unë kam respekt të jashtëzakonshëm, e dua me të vërtetë shumë!”.