Bisedë me Muhamed Gjokaj, përfaqësues i zyrës së shoqatës “Atdheu na Bashkon” në Tuz

April 25, 2008 by Ulqini  
Filed under Shoqëria / Društvo, Shtypi / Mediji

Muhamed GjokajPër promovimin e lirisë dhe demokracisë
Koha javore: Në fillim të këtij muaji lëvizja “Atdheu na Bashkon” hapi zyrën në Tuz, cili do të jetë misioni i saj?
M. Gjokaj: Disa nga pyetjet më me rendësi për popullin tonë janë zgjidhur, siç është çështja e Kosovën, për të cilën është shpenzuar një energji padyshim e madhe nga ana e diasporës sonë. Pra, mërgata shqiptare në momentet më delikate ka luajtur rol të rëndësishëm, pothuajse edhe vendimtar, për internacionalizimin e çështjes së Kosovës bile edhe të pozitës së gjithëmbarshme të popullit shqiptar - në tërësi. Atdheu na Bashkon në Tuz
Shqiptarët, si komb, kurrë nuk kanë gëzuar pozitë më të mirë se sot, por në nivelin lokal si shqiptarë në Mal të Zi jemi në një situatë shumë më të keqe se më parë. Prandaj, si përgjigje e kësaj del se mërgata jonë duhet të angazhohet më intensivisht në internacionalizimin e pozitës së popullit shqiptar në Mal të Zi, pse jo edhe të ndikojnë dukshëm në demokratizimin e shoqërisë në tërësi.
Besoj se është edhe e drejtë e mërgatës, e cila e ka prejardhjen nga këto treva, që të ndikojë dukshëm në përmirësimin e pozitës sonë, duke ditur se më se gjysma e popullatës gjendet jashtë vendlindjes dhe se inkuadrimi i tyre në procese dhe rrjedha shoqërore është një e drejtë që u takon.

Koha javore: Zyra me emrin “Komisioni për të drejtat e njeriut dhe mbrojtjen e pakicave kombëtare” do të merret edhe me të drejtat e pakicave të tjera, apo thjesht vetëm me shqiptarët?
 Atdheu na Bashkon M. Gjokaj: Në një shtet ku pushtetarët mund të shpallin çdokënd kriminel apo terrorist pa u gjykuar, ose në një shtet ku kryeprokurorja deklaron se nuk u beson gjyqeve, atëherë vërtet se kemi nevojë për këso lloj komisionesh për të mbrojtur të drejtat e njerëzve që janë viktima të rasteve të tilla. Ne si komision, në parim, nuk do të bëjmë dallime kur është fjala për të drejtat e njeriut dhe mbrojtjen e pakicave kombëtare. Por këtu duhet vendosur një paralele, sepse të gjithë nuk janë të diskriminuar në të njëjtën masë. P.sh. si parametër të kësaj paraleleje, kemi aksionin policor “Fluturimi i shqiponjës”. Pra, neve na kanë ndodhur ngjarje që fluturuan mu nga e kaluara e afert e Ballkanit dhe rënduan mbi popullin tonë, i cili në asnjë mënyrë nuk e meritonte këtë. \"Atdheu na Bashkon\" në Tuz
Imagjinonie shoqërinë që jep më se shtatëdhjetëmijë vullnetarë dhe merr pjesë në luftrat përreth, që kanë shkaktuar qindra e mijëra të vrarë dhe të masakruar. Nuk arrin të burgosë apo të akuzojë asnjë person të vetëm për krime lufte apo terrorizëm, kurse në anën tjetër pa ndodhur asgjë, burgos, torturon dhe shpall terroristë 15 vetë. E gjatë tërë kësaj drame, pushteti ende mbetet i njëjti, me të njëjtit protagonistë.
Kjo tregon se kjo shoqëri ka nevojë për komisione dhe organizata që promovojnë demokracinë dhe mbrojnë liritë dhe të drejtat e njeriut. Ky është treguesi më i mirë se gjendemi në vendin dhe kohën e duhur.

Atdheu na BashkonKoha javore: Si do të funksionojë kjo zyrë?
M. Gjokaj: Lëvizja është një asosciacion shoqatash që veprojnë në SHBA, të cilat u bashkuan në një organizatë që është e regjistruar në shtetin e Nju Jorkut. Kjo organizatë ka kryesinë e vet, ka Statutin e vet dhe agjendën e veprimtarive të veta. Në kuadër të programit që është përqendruar në përmirësimin e pozitës së popullit shqiptar në Mal të Zi, është edhe hapja e zyrës në vendlindje. Kjo e drejtë bazohet në statut dhe si e tillë trajtohet si vendim statutor. Gjithashtu, si zyre jemi të paraqitur në Ministrinë e Drejtësisë së Mali të Zi, ku jemi të regjistruar dhe trajtohemi si organizatë e huaj. Kaq nga aspekti formal. \"Atdheu na Bashkon\" në Tuz Kurse nga ana e aspektit të veprimit (funksional) ne jemi një grup homogjen, që në hierarkinë e organizimit tonë nuk e kultivojmë kultin e individit apo liderizmit, por atë të hierarkisë horizontale dhe atë të punimit në grup, ku kryetari është - primus inter pares (pra, i pari në mes të barabartëve).
Pra asnjë veprim apo deklaratë nuk del në opinion pa u konsultuar bordi drejtues dhe ekpertët e lëmisë përkatëse dhe në fund të nënshkruhet nga kryetari.

 \"Atdheu na Bashkon\" në TuzKoha javore: Si e shikoni integrimin e pakicës shqiptare?
M. Gjokaj: Sigurisht se përvoja e anëtarëve tanë dhe e bordit drejtues, për tzu integruar në një shoqëri siç është shoqëria amerikane, do të kontribuojë dukshëm që këtë standard ta implementojmë edhe në shoqërinë tonë. Gjithsesi, integrimi i popullit tonë në shoqëri duhet të ndodhë. Kjo duhet të bëhet vetëm e vetëm me kusht që të ruhet identiteti ynë, që do të thotë duke ruajtur gjuhën, kulturën dhe specifikat që neve na dallojnë nga të tjerët. Pra, këto diversitete duhet të trajtohen si pasuri dhe një arsye më shumë për tzu respektuar ashtu që të gjithë së bashku të plotësojmë mozaikun multietnik të shoqërisë sonë. \"Atdheu na Bashkon\" në Tuz

Koha javore: Si do të jetë bashkëpunimi i kësaj zyre me OJQ-të e tjera në MZ?
M. Gjokaj: Bashkëpunimi ynë me OJQ-të e ndryshme nuk do varet vetëm nga vullneti ynë, por më shumë nga natyra e veprimtarive që ne do të zhvillojmë. Por gjithsesi kam shpresë se do të hasim në përkrahje të fuqishme tek OJQ-të vendore dhe se bashkëpunimi me to do të jetë esencial në aktivitetet tona këtu.

 \"Atdheu na Bashkon\" në TuzKoha javore: Sa do të jetë në gjendje kjo zyre që të kontribuojë në demokratizimin e shoqërisë në tërësi?

M. Gjokaj: Shoqëria Malazeze është një term mjaft i gjerë dhe jemi të vetëdijshëm se në një shoqëri që ende nuk është liruar nga e kaluara, ende janë prezente kultet e bisedave pas darkës apo favorizimet në bazë të përkatësive fisnore, nacionale etj. Kemi një shoqëri ku një pjesë e madhe nuk e don apo nuk e pranon shtetin ku jeton, dhe se nuk ekziston një koncensus minimal për pyetjet më vitale që çojnë drejt zhvillimit dhe demokratizimit të vendit etj.etj.Pra është më se normale se normat dhe standardet që aplikohen në \"Atdheu na Bashkon\" në Tuz demokracitë perëndimore, në SHBA e gjetiu, nuk mund të implementohen apo të japin rezultatë në shoqërinë tonë.Që do të thotë se si organizatë jemi më se të vetëdijshëm se nuk mund të ndikojmë shumë në këtë drejtim. Por pa dyshim do të tentojmë të sensibilizojmë shumë probleme me të cilat përballemi si shoqëri. Kurse preokupimi ynë kryesor është ai i popullit shqiptar në Mal të Zi dhe gjetja e moduseve që do të çojnë deri tek përmirësimi real dhe kualitativ i pozitës sonë. Sepse me integrimin e plotë të pakicave përmbushet standardi dhe kushti më kryesor për tzu antarësuar në integrimet euroatlantike.

 \"Atdheu na Bashkon\" në TuzKoha javore: Lëvizja “Atdheu na Bashkon” ka ndërmend të hapë edhe edhe një zyre tjetër në MZ - (ose ajo ka paralajmëruar zyrën tjetër), për çka është fjala?
M. Gjokaj: Sigurisht se një përgjigje më kompetente do ta merrni tek bordi drejtues, por gjithsesi ne jemi një organizatë ambicioze dhe besoj se në të ardhmen do të kemi edhe shumë e shumë individë e organizata që do të kyçen për ta ndihmuar vendlindjen. \"Atdheu na Bashkon\" në Tuz
Ky është vetëm fillimi i veprimtarisë sonë dhe besoj se shqiptarët në Mal të Zi me angazhimin tonë dhe të subjekteve politike që duan bashkëpunim shumë shpejt do të krijojnë një koncensus kombëtar për hartimin e një platforme të përbashkët politike dhe Tuzi do ta fitojë komunën e plotë, sikur komunat e tjera, si e drejtë e garantuar.
Gjithsesi, aktivitetet e një organizate shqiptaro-amerikanë këtu do të gjejnë hapësirë të mjaftueshme për të promovuar liri dhe demokraci si vlera që janë simbol dhe pasqyrë e shoqërisë amerikane ku e ka bazën kjo organizatë.
Bisedoi: Rrok Dushaj
(Koha Javore)

YouTube Preview Image

Mal i Zi mund ta njohe Republiken e Kosoves ne maj te ketij viti

April 20, 2008 by Ulqini  
Filed under Lajmet / Vijesti, Shtypi / Mediji

Dinosha: Podgorica zyrtare mund ta njohë Republikën e Kosovës në maj të këtij viti
Kryetari i Unionit Demokratik të Shqiptarëve në Mal të Zi, Ferhat Dinosha tha sot në Prishtinë, se Podgorica zyrtare mund ta njohë Republikën e Kosovës në maj të këtij viti. Ferhat Dinosha, këto komente i bëri pas takimit me kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, ku ndër të tjera, theksoi se shqiptarët do të jenë urë lidhëse ndërmjet shtetit malazez dhe mjediseve tjera shqiptare.
Ditë më parë, nga zyrtarë të lartë të Malit të Zi është thënë se ky vend lidhur me njohjen e pavarësisë së Republikës së Kosovës, i do të deklarohet duke i marrë parasysh të gjitha rrethanat dhe nevojën për të ruajtur stabilitetin e brendshëm. Por ai gjithashtu ka bërë me dije se Mali i Zi do ta koordinojë politikën e tij të jashtme me BE-në dhe NATO-n.

RTK

Mehmet Bardhi:Ankimet e shqiptarëve në Mal të Zi

April 18, 2008 by Ulqini  
Filed under Lajmet / Vijesti, Shtypi / Mediji

Gjithë partit politike ne mal te ziPODGORICË, 14 PRILL- Pushteti aktual malazias bën diskriminimin e pakicave mbi baza nacionale dhe partiake në fushën e punësimit, thanë të hënën Mehmet Bardhi, kryetar i Lidhjes Demokratike në Mal të Zi (LDMZ) dhe Sulo Mustafic, zëdhënës i Partisë Boshnjake. Sipas Bardhit,të kërkosh punë, paraprakisht duhet të jesh apo të bëhesh anëtar i Partisë Demokratike të Socialistëve në pushtet. “Në shkallë republike, shqiptarët marrin marrin pjesë me 7 për qind. Por, ky nivel i përfaqësimit mungon në
shërbimet publike, polici, gjykatë.Pushteti malazias, shqiptarët i ka larguar nga integrimet evropiane.
Në qeveri është vetëm një shqiptar,anëtar i partisë në pushtet.Mirëpo, sa është ai përfaqësues autentik i shqiptarëve”, tha Mehmet Bardhi. Të njëjtën ankesë kanë edhe përfaqësuesit e pakicës boshnjake në Mal të Zi. Mbi bazat e regjistrimit të popullsisë në vitin 2003, në Mal të Zi komuniteti boshnjak merr pjesë me 9.4 për qind. Zëdhënësi i Partisë Boshnjake, Sulo Mustafic, thotë se është shumë vështirë të gjesh punë në Mal të Zi nëse je pjesëtar i një pakice. Megjithatë, ai shpreson se strategjia e politikës së zhvillimit të pakicave në Mal të Zi, të cilën po e përgatit Ministria mbi të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave, do ta zgjidhë këtë proble.

Gazeta Express

UDSH përshëndet marrjen e ftesës për anëtarësim në Nato nga Shqipëria

April 14, 2008 by Ulqini  
Filed under Lajmet / Vijesti, Shtypi / Mediji

Udsh përshëndet marrjen e ftesës për anëtarësim në nato nga shqipëria dhe shpalljen të pafajshëm nga gjykata e hagës të ramush haradinajt
3 prilli - datë historike për shqiptarët

Ulqin - Unioni Demokratik i Shqiptarëve ka përshëndetur marrjen e ftesës nga Shqipëria në Samitin e Bukureshtit për t`u anëtarësuar në NATO si dhe shpalljen të pafajshëm të Ramush Haradinajt nga Gjykata e Hagës, duke vlerësuar se 3 prilli, kur ndodhen këto dy ngjarje, do të renditet ndër datat historike të shqiptarëve.
“UDSH përshëndet të dyja këto ngjarje të rëndësishme për shqiptarët. Ato kanë shkaktuar kënaqësi dhe entuziazëm të ri në radhët tona, sepse pas Pavarësisë së Kosovës të 17 shkurtit të këtij viti po vërtetohet fjalia e kryetarit Dinosha, e thënë në Kuvendin V Zgjedhor të UDSH-së, se shqiptarët nga koha e ilirëve e këndej kurrë nuk kanë qenë më mirë”, thuhet në deklaratën për shtyp të UDSH-së.
Sipas kësaj partie, “me hyrjen e Shqipërisë në NATO fillon një epokë e re për sigurinë, zhvillimet dhe liritë e shqiptarëve, që do të jenë faktor i pakapërcyeshëm në marrëdhëniet e reja në Ballkan, kurse me lirimin e Haradinajt bëhet kuptimplotë dhe e pacenueshme lufta e UÇK-së dhe Pavarësia e Kosovës”.

(Kohapress)

Ferhat Dinosha:Mali i Zi do ta njoh Kosovën pas muajit maj

April 11, 2008 by Ulqini  
Filed under Lajmet / Vijesti

Kryetari dhe deputeti i Unionit Demokratik të Shqiptarëve, Ferhat Dinosha, ka thënë se është i bindur që Mali i Zi nuk do të presë deri në fund të vitit që të njohë pavarësinë e Kosovës. Ai ka theksuar se nuk duhet nxituar. “Pas majit mund të jetë koha optimale për ta njohur Kosovën”, ka theksuar Dinosha. Sipas tij, me zgjedhjen e Filip Vujanoviqit kryetar, krijohet mundësia më e mirë për ta njohur pavarësinë e Kosovës sa më shpejt. Unioni Demokratik i Shqiptarëve është subjekti i vetëm politik shqiptar në Mal të Zi që ka përkrahur Filip Vujanoviqin. Dinosha në fushatën parazgjedhore ka qenë politikani më i eksponuar shqiptar në Mal të Zi, duke ftuar trupin zgjedhor të kësaj popullate që të votojnë kandidatin, siç ka thënë ai, pro evropian.
Koha Vizion

Shqiptaret e Malit te Zi, presion per njohjen e Kosoves

April 8, 2008 by Ulqini  
Filed under Politika, Shtypi / Mediji

Partite shqiptare te Malit te Zi vendosen te sanksionojne partine ne pushtet, qe nuk e ka njohur pavaresine e Kosoves, duke refuzuar te mbeshtesin presidentin aktual Filip Vujanovic, qe shihet si favoriti i madh per te fituar zgjedhjet presidenciale te se dieles. “Autoritetet aktuale qe kane perfituar gjithmone nga mbeshtetja e popullsise shqiptare, na kane zhgenjyer”, i shpjegoi AFP-se, Smail Maliq Cunmulaj, kryetar i Bashkise se Tuzit, nje qyteti i krahines Malesia prane kufirit me Shqiperine, i populluar ne shumicen e tij nga shqiptare. “Mali i Zi nuk ka asnje arsye per te pritur per njohjen e pavaresise se Kosoves”, shton Cunmulaj, duke nenvizuar qellimin e tij per te “bere presion” mbi qeverine per te dale fitues.
Shqiptaret e Malit te Zi, afro 8 per qind e popullsise, perfaqesohen nga gjashte parti, pese prej te cilave kane zgjedhur te mos e mbeshtesin Vujanovicin. Kjo e ben edhe me te pasigurt fitoren e tij te mundshme qe ne raundin e pare, edhe pse sondazhet i japin me shume se 50 per qind te votave. Njohja e pavaresise se Kosoves se shpallur me 17 shkurt, eshte nje ceshtje e ndjeshme per autoritetet malazeze. Ato preferojne t’i japin kohe vetes per te mos irrituar serbet qe ne Mal te Zi jane kater here me shume ne numer se shqiptaret.
Vetem nje parti shqiptare, Unioni Demokratik i Shqiptareve (DUA), ka zgjedhur te tregohet pajtuese me pushtetin duke mbeshtetur Vujanovicin. “Mali i Zi ka mbajtur nje qendrim pragmatik kundrejt Kosoves se pavarur, te cilen do ta njohe se afermi”, siguron Ferhat Dinosha, nje nga drejtuesit e DUA-s. “Mali i Zi aspiron per nje integrim euroatlantik dhe ai do ta njohe Kosoven ne kete rruge”, shtoi ai.
Por, pjesa me e madhe e partive shqiptare te Malit te Zi, pervec ceshtjes se njohjes se Kosoves kane edhe ankesa te tjera kunder partise se Vujanovicit, Partia Demokratike e Socialisteve (DPS, ne pushtet). Keshtu, nje pjese vlereson se te drejtat e shqiptareve nuk jane permiresuar pas pavaresise me referendum te Malit te Zi, ne mars 2006. Ata i kritikojne vecanerisht autoritetet qe nuk i dhane statusin e bashkise autonome qytetit te Tuzit, ku pjesa me e madhe e banoreve jane me origjine shqiptare. “Autoritetet nuk i mbajten premtimet”, nenvizon Cunmulaj. Shume te tjere kane ankesa lidhur me nje projekt per privatizimin e tokave buze Adriatikut, ku shqiptaret pretendojne te jene pronare dhe vlera e te ciles eshte rritur ndjeshem per arsye te “bumit” turistik qe Mali i Zi ka njohur qe pas shpalljes se pavaresise. Te tjere shprehen se 14 shqiptare, ne pritje te procesit te tyre pasi u arrestuan per terrorizem ne shtator 2006 perpara zgjedhjeve legjislative, jane torturuar. Por brenda komunitetit shqiptar ne Mal te Zi ka edhe nga ata qe vleresojne. “Shqiptaret nuk e harrojne se Mali i Zi i hapi dyert gjate luftes se Kosoves”, nenvizon Dinosha.

Koha Jonë

AFP

Mali i Zi nënshkruan kontrat të shekullit me kompanin Françeze Areva të ndërtoj pesë centrale Nukleare në teritorin e saj

April 3, 2008 by Ulqini  
Filed under Ekonomia / Ekonomija, Lajmet / Vijesti

SCHWEIZ ATOMENERGIEMediat Françeze “Le courrier des Balkans“Contrat du siècle : la France va construire cinq réacteurs nucléaires au Monténégro
Mediat Françeze “Le courrier des Balkans“Mali i Zi nënshkruan kontrat të shekullit me kompanin Françeze Framatome
(Areva) të ndërtoj pesë centrale Nukleare në teritorin e saj.
Me titull “Mali i Zi nënshkruan kontrat të shekullit me kompanin Françeze Framatome (Areva) të ndërtoj pesë centrale Nukleare në teritorin e saj , për sa i përket planeve për ndërtimin e një centrali bërthamor në Mal të Zi, në mënyrë që të zgjidhet problemi energjetik.Ishte agjencia shtetërore françeze Framatome( Areva), e cila publikoi menjëherë dy javë më parë, lajmin se Mali i Zi planifikon ndërtimin e pesë centraleve nukleare në teritorin e saj në pesë lokacione, pas deklaratës së kryeministrit Gjukanoviq,“në tryezën e tij ka mbërritur një ofertë nga një shoqëri e huaj franceze, për ndërtimin e pesë centraleve bërthamore në Perast,Kotor,Njegushi,Virpazar dhe Nikshiq”.Kryeministri Gjukanovic ka treguar interes të madh, - vazhdon gazeta ”Le courrier des Balkans””, - dhe qeveria Malaziase ka përcaktuar madje edhe vendin se ku do të ndërtohet kto pesë centrale në Perast,Kotor,Njegushi,Virpazar dhe Nikshiq.Argumenti më bindës për këtë veprim të qeverisë malaziase është fakti se Mali i Zi është integruar në programin e Komisionit Botëror Bërthamor, në mënyrë që të informohet për “know-how” të ndërtimit dhe funksionimit të reaktorëve në kto pesë lokalitete.
Reagimet
“Është e vërtetë se industria bërthamore shfaq veten e saj si një shpëtimtare në udhëkryqin e ndryshimeve klimaterike, për arsye se stacionet bërthamore nuk djegin qymyr, pra nuk prodhojnë dioksid karboni. Por, na fsheh koston e madhe për ndërtim, mirëmbajtje dhe hesht për sa i përket “thembrës së Akilit” të të gjitha stacioneve të tilla, derdhjen apo groposjen e mbetjeve bërthamore”, - ka deklaruar për mediat,drejtuest e organizatës “Greenpeace”. Shqetësimin për ndërtimin e pesë stacioneve bërthamore në Mal të Zi mund të shpreh Kroacia,Bosna Hercegovina,Serbia,Kosova dhe Shqiperija.

Kompanija françeze Framatome (Areva) thotë se Mali i Zi do bëhet një superfuqi energjetike ku mundet njësoj të exportoj energjin elektrike edhe jasht kufijëve të saja »Dmth se do të duhen pesë ose më teper centrale të tillë.

Sipas “Le courrier des Balkans” “Kryetari i LDMZ Mehmet Bardhi dhe Kryetari i UDSH-së Ferhat Dinosha kan kerkuar që një central nukleare të goditet edhe në Malësi,mirpo deri tash nuk ka gjasa se do të ndërtohen fare.
Lajme nga Ulqini

Mund të reagoni dhe të jepmi mendimin e juaj reth kësaj çeshtje energjetike:
Po apo jo për Energjin Bërthamore në Mal të Zi

Parlamenti i Malit të Zi miratoi Planin Hapësinor të Malit të Zi deri në vitin 2020

April 1, 2008 by Ulqini  
Filed under Anketë / Anketa, Lajmet / Vijesti

Prostorni plan Crne Gore do 2020.godinePlan që ofron zhvillim apo diskriminon trevat shqiptare?
arlamenti i Malit të Zi ka miratuar javën e kaluar Planin Hapësinor të Malit të Zi deri në vitin 2020. Për Planin e propozuar kanë votuar deputetët e Partisë Demokratike të Socialistëve, Partisë Socialdemokrate, deputeti i Partisë Boshnjake, Kemal Purishiq, dhe ai i UDSH-së, Ferhat Dinosha, ndërsa kundër këtij Plani kanë votuar deputetët e Listës Serbe, Partisë Socialiste Popullore dhe deputeti i LD në MZ, Mehmet Bardhi. Deputetët e Lëvizjes për Ndryshime, Partisë Popullore dhe Partisë Demokratike Serbe nuk kanë marrë pjesë në votim.
Për deputetët e shumicës parlamentare dhe ata që kanë votuar për Planin e propozuar, ai përbën një bazë të mirë për zhvillimin e ardhshëm të Malit të Zi, kurse deputetët e opozitës e kanë kritikuar atë duke thënë se Plani është hartuar duke u nisur nga interesat e lobeve e jo të zhvillimit dhe interesit të përgjithshëm të vendit.Ferhat Dinosha
Deputetët e shumicës parlamentare nuk kanë marrë parasysh kërkesën që diskutimi për Planin Hapësinor të mbahet pas zgjedhjeve presidenciale si dhe kërkesën e arritur nga shumë subjekte, në mesin e të cilave edhe 17 organizata joqeveritare të Ulqinit që Plani të kthehet për ripërpunim.
Organizatat joqeveritare të Ulqinit u kanë bërë thirrje me këtë rast posaçërisht deputetëve nga Komuna e Ulqinit që të mos votojnë për Planin e propozuar. Por kësaj thirrjeje i është përgjigjur vetëm deputeti i LD në MZ, Mehmet Bardhi, kurse deputeti tjetër Luigj Shkreli ka votuar për Planin e propozuar.
Për deputetin e UDSH-së, Ferhat Dinosha, i cili ka votuar për Planin Hapësinor, ai do të mundësojë zhvillim më të shpejtë të viseve shqiptare se deri më tani.
“Nuk është Plan maksimalist, por është plan optimal, kështu që meriton notë kaluese, sidomos nëse kemi parasysh faktin se opozita e sotme që ka qenë kundër Planit vështirë se kishte ofertuar Plan më të mirë”, thotë ai.
Dinosha thotë se kanë qenë dy-tri gjëra kryesore të papranueshme për të që deri diku janë zbutur, gjë që ka ndikuar që ai të votojë për Planin e propozuar Hapësinor.
“Me Propozimin e Planit Hapësinor është parashikuar që Ulqini të jetë qendër lokale. Në Planin e miratuar parashikohet që Ulqini të jetë qendër e zhvillimit rajonal së bashku me Tivarin, siç është rasti me disa qytete të tjera në bregdet dhe në veri”, shprehet ai.
Kjo sipas Dinoshës është cilësuar si zgjidhje më e avancuar edhe nga ekipi i Komunës së Ulqinit, i cili pikërisht për këtë gjë ka dhënë vërejtje.port milen_solana_ulcinj
Një çështje tjetër kontestuese sipas Dinoshës ka qenë ajo e Kripores së Ulqinit.
“Ka shumë njerëz që thonë se do të ishte më mirë që me Planin Hapësinor Kriporja të mbetej si e tillë, kurse disa të tjerë thonë se toka përreth ka pasur pasoja nga Kriporja. Kriporja është privatizuar dhe nuk është e thënë kryekëput që pronari do ta kalojë në zonë ndërtimore apo turistike”, thotë Dinosha.
Plani Hapësinor i miratuar sipas deputetit të UDSH-së ka avancuar nga ai i propozuar edhe sa i përket çështjes së Parkut Nacional të Bjeshkëve të Nemuna.
Me Planin e propozuar Hapësinor është parashikuar që Parku të zëjë një sipërfaqe prej rreth 25 mijë hektarësh, një pjesë e të cilit përfshin tokat e shqiptarëve.
“Ne e kemi kundërshtuar këtë qasje dhe në këtë pikëpamje deputetët boshnjakë nga Plava që vijnë nga më shumë subjekte politike, kanë hartuar një konkluzion që më ka pëlqyer edhe mua, thelbi i të cilit qëndron në përgjysmimin e sipërfaqes së Parkut Nacional të Bjeshkëve të Nemuna në 12 mijë hektarë, i cili nuk do tzi prekë pronat e shqiptarëve”, thotë Dinosha.
Konkluzioni është miratuar nga Parlamenti i Malit të Zi dhe do të jetë pjesë përbërëse e Planit Hapësinor të miratuar.
Xhemal PeroviqNga ana tjetër, Xhemal Peroviqi, koordinator i Asociacionit “MOGUL”, i cili gjatë fazës së diskutimit publik ka zhvilluar fushatën “Të planifikojmë ne, e jo lobet”, thotë se miratimi i Planit Hapësinor të Malit të Zi deri në vitin 2020 nga Parlamenti i Malit të Zi duke mos përfillur vullnetin e ekspertëve dhe qytetarëve, sidomos të Komunës së Ulqinit, paraqet imponim të interesave private, klaneve në Mal të Zi, sidomos në komunën e Ulqinit, ku kjo sipas tij, “merr përmasa edhe të një vale kolonizimi”.
Ai kritikon sidomos deputetët shqiptarë që votuan pro këtij plani.
“Deputetët shqiptarë që e kanë votuar këtë plan do të japin llogari heret a vonë”, thotë ai.
Miratimi i Planit Hapësinor sipas Peroviqit përbën një disfatë edhe të pushtetit lokal në Ulqin, i cili përkundër faktit që ka dhënë vërejtje cilësore në Planin e propozuar, ato nuk kanë gjetur vend në versionin e tij përfundimtar.
“Nëse Komuna rrin sinqerisht pas atyre vërejtjeve, pushteti lokal duhet të vazhdojë kundërshtimin e një invazioni mbi vlerat dhe pasuritë e kësaj komune nëse janë të vetëdijshëm për rrezikun që i kanoset Ulqinit”, thotë ai.
Sipas Peroviqit, mundësitë ligjore për këtë ekzistojnë.
“Në të kundërt, nëse mungon vullneti i tyre do të kenë përgjegjësi të madhe historike para qytetarëve të Ulqinit”, thotë ai.
Peroviq thekson se në bazë të reagimeve joformale e vëren qartë “se pushteti lokal në Ulqin është i vetëdijshëm për rrezikun që i kanoset nga zbatimi në praktikë i Planit Hapësinor, por që atyre u mungon vetëbesimi dhe guximi për të marrë përgjegjësinë ashtu siç e kanë marrë votëbesimin”.
Ndërsa sa i përket sektorit joqeveritar, Peroviq thotë se ai nuk ka mundur të bëjë gjë më tepër pa përkrahjen masive të qytetarëve.
Sipas tij, Asociacioni “MOGUL” do të vazhdojë aktivitetin për sensiblizimin e qytetarëve për rrezikun nga zbatimi i Planit Hapësinor.
“Është koha për alarm dhe për unitet në mënyrë që rezistenca të jetë sa më masive”, përfundon ai.
I. Kallaba
Koha Javore

Ndahen Politikisht Shqiptarët në Mal të Zi

March 31, 2008 by Ulqini  
Filed under Lajmet / Vijesti, Shoqëria / Društvo

Duket se në zgjedhjet e ardhshme presidenciale të Malit të Zi dy parti shqiptare nuk do ta përkrahin Filip Vujanovic’in,por kundër-kandidatin e tij, Nebojsha Medojevic.Në zgjedhjet e ardhshme presidenciale,që mbahen më 6 prill,duket se një pjesë e shqiptarëve dhe boshnjakëve - votat e të cilëve në të gjitha zgjedhjet e deritanishme parlamentare dhe presidenciale,e sidomos në referendumin për pavarësimin e Malit të Zi, gjithnjë ia sollën fitoret koalicionit qeveritar - nuk do të votojnë për kandidatin presidencial të Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS), Filip Vujanovic, por votën do t’ia japin kandidatit presidencial të Lëvizjes për Ndryshime (PP), Nebojsa Medojevic.Opinioni politik malazez u befasua mjaft shumë me deklaratat e Forcës së Re Demokratike (FORCA) dhe të Alternativës Shqiptare, të cilat publikisht i ftuan votuesit e tyre që në zgjedhjet e ardhshme presidenciale të përkrahin kandidatin e Lëvizjes për Ndryshime, Nebojsa Medojevic.Liderët e këtyre dy partive, Nazif Cungu dhe Vesel Sinishtaj, theksuan se janë të pakënaqur “me nivelin e demokratizimit të skenës politike në Mal të Zi gjatë periudhës së qeverisjes së DPS me partnerët e saj të koalicionit, por edhe me nivelin e decentralizimit dhe të implementimin të konventave ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të njeriut”.“Rrjedhimisht, jemi të bindur se ka ardhur koha për ndryshime në skenën politike malazeze.Pjesëmarrja aktive e shqiptarëve në ngjarjet politike në Mal të Zi, e sidomos pas krijimit të shtetit të ri,është një bazë e mirë mbi të cilën duhet të vazhdohet kontributi ynë drejt demokratizimit dhe decentralizimit të mëtutjeshëm”, deklaroi Cungu gjatë një konference për gazetarë.Sinishtaj ndërkaq u tha gazetarëve se “gjatë kësaj kohe forca policore po hyjnë në Malësi, po i arrestojnë e keqtrajtojnë, por edhe po i ofendojnë malësorët në baza kombëtare, ndërkohë që nga po i njëjti shtet, nga e njëjta prokurori dhe gjykatë, ende po mbahen në burg 11 banorë të Malësisë pas asnjë fajësi të dëshmuar”.Nazif Cungu_Vaselj Sinishtaj
“Fitorja e Medojevic’it do ta kishte ndryshuar pushtetin ngase shumë shpejt do të shpalleshin edhe zgjedhjet e jashtëzakonshme, në të cilat do të fitonte opsioni demokratik. Pas kësaj do të kryhej auditimi i privatizimeve të dyshimta, do të bëhej kthimi i tokave dhe do të kishim një komunë të plotfuqishme për Malësi,Guci dhe Petnjicë, por edhe s’do të kishim më të burgosur politikë”,konstatoi Sinishtaj.
Duke reaguar ndaj qëndrimeve të këtyre dy partive shqiptare, nga DPS u lëshua njoftimi, brenda të cilit shprehet dyshimi se lideri i Lëvizjes për Ndryshime, Nebojsha Medojevic, “sipas të gjitha gjasave u ka premtuar liderëve të Forcës dhe Alternativës Shqiptare se, po qe se e përkrahin në zgjedhjet presidenciale,ai do t’i lirojë të arrestuarit gjatë aksionit ‘Fluturimi i Shqiponjës”, duke anashkaluar procesin gjyqësor që është në vijim,dhe se do të bëjë abolimin e të arrestuarve në këtë aksion, me të cilën gjë ai do ta shkatërronte sistemin gjyqësor, pra njërin nga themelet e secilës demokraci”.Zëdhënësi i DPS, Rajko Kovacevic,pohoi se thirrja e liderëve të Forcës dhe Alternatives Shqiptare qartëson se shkaqet për një veprim të tillë mund të kërkohen në atë se çfarë flasin aktivistët e tyre në terren. Megjithatë, Kovacevic mendon se liderët e Forcës dhe Alternatives Shqiptare në arsyetimin e vendimit për përkrahjen e Medojevicit votuesve nuk ua kanë sqaruan një “cikërrimë” shumë të rëndësishme, atë se si është e mundur që në raundin e dytë eventual ata ta përkrahin Medojevicin së bashku me ithtarët e Listës Serbe, në çka kandidati i Lëvizjes për Ndryshime gjithsesi që llogaritë.
“Pjesa dërrmuese e votuesve shqiptarë edhe kësaj here, pa asnjë dilemë, do ta përkrahë kandidatin e DPS, Filip Vujanovic, të vetëdijshëm se në këtë mënyrë ata po zgjedhin kryetarin e të gjithë qytetarëve malazezë”, i porositi Cungun dhe Sinishtajn, zëdhënësi i DPS. Jozyrtarisht, të enjten u kuptua se as Lidhja Demokratike e Shqiptarëve në zgjedhjet presidenciale nuk do ta përkrahë kandidatin e DPS.Një burim brenda kësaj partie, lider i së cilës është Mehmet Bardhi, theksoi se “është e vështirë të besohet se cilido shqiptar në Mal të Zi mund ta përkrahë strukturën
aktuale qeveritare”.Partia Boshnjake, siç deklaroi para pak kohësh deputeti i saj, Kemal Purisic, në zgjedhje nuk do ta përkrahë drejtpërsëdrejti asnjërin kandidat, por do t’ua lë simpatizuesve që ata vetë të vendosin se cilin do ta përkrahin.“Disponimi është i tillë që ne të mos bëjmë thirrje që të votohet për asnjërin kandidat. Kjo aktualisht është mundësia më reale, dhe mendoj se ky do të jetë edhe vendimi përfundimtar i partisë.Me këtë propozim gjithsesi se do të shkojmë edhe në Këshillin Qendror,që do të mbahet dhjetë ditë para zgjedhjeve”, deklaroi Purisic.Ambasadori serb, pjesë e fushatës zgjedhore Befasi të madhe nxiti shfaqja e ambasadorit të Serbisë në Mal të Zi, , gjatë konferencës për gazetarë të kandidatit presidencial,NebojshaZoran Lutovac Medojevic.
Prezencën e tij në fushatën zgjedhore,Lëvizja për Ndryshime e shfrytëzoi në masë të madhe në të gjitha tubimet parazgjedhore në të gjitha qytetet e Malit të Zi.Tubimet fillonin dhe mbaronin me xhirimin e po asaj press-konference dhe me rrëfimin për takimin e Medojevicit me ambasadorin Lutovac, ndërkohë që xhirimi nga konferenca po emitohet edhe në kuadër të programit politik në kanalet e shumta televizive.Ambasadori Lutovac me atë rast deklaroi se qëllim i tij primar është vendosja e raporteve sa më të mira mes Serbisë dhe Malit të Zi dhe paralajmëroi se do të takohej “me të gjithë ata në Mal të Zi që mund të kontribuojnë përmirësimit të tyre”. Aktualisht opinioni është i informuar se Lutovac është takuar me kryetarin e DPS dhe të Qeverisë malazeze, Milo Djukanovic,por edhe me kandidatin presidencial të kësaj partie, me kryetarin aktual të vendit, Filip Vujanovic.Ajo që ende nuk dihet është nëse prapa të opinionit ambasadori i Serbisë ka pasur takime edhe kandidatët tjerë presidencial - Andrija Mandic dhe Srdja Milic, ngase për këtë sqarim ai nuk u shfaq në asnjë konferencë për gazetarë.Kush do të përkrahet nga pakicat .Ajo që dihet deri tani është e për Vujanovicin, përveç anëtarëve të partisë së tij, do të votojnë edhe ithtarët e partnerit të koalicionit,Partisë Socialdemokrate, megjithëse jo në masën si më përpara, sepse vlerësohet që një numër i madh i anëtarëve dhe simpatizantëve të partisë së Krivokapicit e preferojnë ish-anëtarin Medojevic.Për Vujanovic pritet të votojnë edhe ithtarët e Unionit Demokratik të Shqiptarëve të Ferhat Dinoshës, ata të Iniciativës Qytetare Kroate dhe të partive myslimano-boshnjake.Medojevic ndërkaq llogarit në përkrahjen e pjesës së votuesve të rinj të DPS, të shumicës shqiptare dhe boshnjake, megjithëse kohë më parë paralajmëroi se pret edhe një përkrahje të madhe nga Partia Socialdemokrate e Ranko Krivokapic. Vetëm kandidati i Partisë Popullore Serbe, Andrija Mandic,nuk llogarit në votuesit që vijnë nga pakicat kombëtare, gjë që s’mund të thuhet edhe për kandidatin presidencial të Partisë Socialiste Popullore, Srdjan Milic.
Lajme nga Ulqini
Politika
Gazeta express


Në raund të parë fiton Vujanovic:
Filip Vujanovic me siguri do të fitojë në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale, vlerëson Qendra për Demokraci dhe për të Drejtat e Njeriut në Podgoricë. Sipas hulumtimit të fundit të kësaj qendre, kandidati i koalicionit qeveritar, Filip Vujanovic, do të duhej që qysh në raundin e parë të fitonte 52.8 për qind të votave, ndërkaq kandidatët tjerë - Andrija Mandic, Nebojsa Medojevic dhe Srdjan Milic, 19.1 respektivisht 18.3 dhe 9.8 për qind të votave.

Kryeministri Berisha prit sot në takim Kryetarin e Unionit Demokratik të Malit të Zi

March 31, 2008 by Ulqini  
Filed under Lajmet / Vijesti, Rajoni / Region

Sali Berisha_Ferhat DinoshaKryeministri Berisha: Bashkëpunimi mes forcave politike shqiptare kudo ku ndodhen është në interes të mbarë kombit
Kryeministri Berisha prit sot në takim Kryetarin e Unionit Demokratik të Malit të Zi dhe delegacionin që e shoqëronte.
Pasi e falënderoi Kryeministrin Berisha për mikpritjen, Kryetari i Unionit Demokratik të Malit të Zi shprehu ngushëllimet e sinqerta për tragjedinë e Gërdecit si dhe solidaritetin dhe mbështetjen e shqiptarëve të Malit të Zi me familjarët e atyre që humbën jetën apo pronën e tyre gjatë shpërthimit.
Gjithashtu Kryetari i Unionit Demokratik të Malit të Zi shprehu vlerësimin pozitiv për reagimin e menjëhershëm të strukturave të shtetit shqiptar, fakt ky që tregoi se Shqipëria është e gatshme të përballojë me efikasitet momente të tilla tejet të vështira.
Kryeminstri Berisha i njohu shqiptarët nga Mali i Zi me ecurinë e operacionit për eliminimin e pasojave të tragjedisë, me punën e madhe dhe të rëndësishme të forcave të ushtrisë për pastrimin e zonës, me reagimin me efikasitet të sistemit tonë shëndetësor në trajtimin e të plagosurve.
Kryeminstri Berisha tha mbi situatën në Gërdec se pas situatës së vështirë dhe përfundimit të operacionit të shpëtim kërkimit, jemi në fazën e rindërtimit të zonës.
Kryeminstri Berisha dhe Kryetari i Unionit Demokratik të Malit të Zi u ndalën gjatë bisedës dhe në situatën politike në Malin e Zi në prag të zgjedhjeve presidenciale atje.
Kryeministri Berisha u shpreh se bashkëpunimi mes forcave politike shqiptare kudo ku ata ndodhen është në interes të mbarë kombit.

31/03/2008
Lajme nga Ministria al.

« Previous PageNext Page »