Kryporja e Ulqinit “Bajo Sekuliq” që disa ditë vazhdon të mos ketë energji elektrike

January 10, 2008   | Lajmet / Vijesti

Kryporja e Ulqinit “Bajo Sekuliq” që prej dy javëve vazhdon të mos ketë energji elektrike,ku çdo gjë të cilat veprojnë në kuadër të këtij institucioni janë çkyçur nga rrjeti elektrik për shkak të borxhit prej më tepër se 100.000 mijë eurosh ndaj Elektrodistribucionit.
Milorad Ikoviq drejtori i Krypores se Ulqinit “Bajo Sekuliq”, thotë se ka biseduar me përfaqësuesit e Elektrodistribucionit për tejkalimin e këtij problemi dhe se ata i kanë propozuar nënshkrimin e një kontratë që të pagohet gjysma e borxhit kurse borxhi që mbetet të pagohet me kontrat të kompensimit kohore mujor. Por sipas tij, pa një kontratë që përveç neve duhet ta nënshkruajë edhe Elektrodistribucioni, është e pamundur ta shlyejmë borxhin e energjisë elektrike i cili nuk është paguar që nga disa vite.
Milorad Ikoviq drejtori i Krypores se Ulqinit “Bajo Sekuliq”, thotë se është absurde dhe katastrofale që gjatë sezonit të dimrit t`i ndërpritet rryma elektrike krypores. “Është absurd që puntorët e krypores të gjinden pa punë dhe mos të marrin paga.Kryporen e Ulqinit “Bajo Sekuliq”e kontrollon Drejtori Menaxhues biznismeni Vesko Baroviq ku asht ne grupin Eurofond menaxhues,dhe të njëjtën kohë Eurofondi ka karrigen e saj menaxhuese në Korporaten Energjetike të Malit të Zi ku kryporja e Ulqinit “Bajo Sekuliq”diskuton borxhin që mbetet të pagohet me kontrat të kompensimit kohore mujor.

4