Mali i Zi “Nuk nxitohemi” me vendimet për Kosoven

January 16, 2008   | Politika

Irena RadovicQeveria malazeze nuk do te shpejtoje ne marrjen e vendimit ne rast te shpalljes se pavaresise se Kosoves. Kete deklarate e ka bere mbreme ne Podgorice ndihmesministrja e Puneve te Jashtme, Irena Radovic.
Ajo shtoi se kjo Ministri “nuk eshte ne gjendje” ta komentoje thirrjen e mitropolitit malazez-bregdetar Amfilohie, qe autoritetet malazeze te mos firmosin “pavaresi te genjeshtert” te Kosoves.
Sic bejne te ditur agjencite maqedonase te lajmeve, sipas Radovic, qeveria malazeze “deshiron zgjidhje te qendrueshme dhe funksionale qe do ta perforcoje stabilitetin e rajonit dhe do te kontribuoje per dinamizimin e perspektives evropiane te shteteve te Ballkanit Perendimor.