Radulloviq: Mali i Zi nuk do të nxitojë me njohjen e Kosovës

January 17, 2008   | Lajmet / Vijesti

Vlladimir RadulloviqMali i Zi do të vazhdojë të përcjellë me kujdes situatën në Kosovë, sikur edhe hapat paralajmërues të Qeverisë së Kosovës ,mirëpo sigurisht se nuk do të nxitojë, e as nuk do të sjellë vendime të parakohshme, ka deklaruar sot drejtori politik i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Malit të Zi, Vlladimir Radulloviq. Ai ka thënë se Mali i Zi, në bashkëpunim dhe në koordinim me partnerët nga Bashkimi Evropian dhe bashkësia ndërkombëtare – kur të vije koha për një gjë të tillë – do të gjejë përgjigjen e duhur rreth kësaj çështjeje.
“Një përgjigje që do të jetë në pajtim me prioritetet tashmë të deklaruara të politikës së jashtme dhe të aspiratave euro-atlantike, në pajtim me interesat tona. Një përgjigje reale, mirëpo të përgjegjshme ndaj vetes, fqinjëve tanë dhe regjionit në tërësi”, ka thënë ai për gazetën “Vijesti”.